VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Shumë gra nga Kosova janë të gatshme të paguajnë mijëra euro për metodën e fertilitetit IVF, pa pasur garanci se do të kenë shtatzëni të suksesshme.
“Herën e parë në Shkup më ka kushtuar 6 mijë euro... Pastaj, kam shkuar në Turqi, ku më ka kushtuar mbi 3 mijë euro. Është dashur të marrim edhe borxhe për të provuar këtë proces”, thotë Drita, identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për radion "Evropa e Lirë". Drita, pavarësisht përpjekjeve, nuk ka mundur të mbetet shtatzënë.
IVF është një metodë fertiliteti, kur çifti nuk mund të lindë fëmijë në mënyrë natyrale, por as IVF-ja nuk është 100 për qind e suksesshme.
Përmes kësaj procedure, ekipi mjekësor heq vezët nga vezoret e një gruaje dhe më pas i fekondon ato me spermë në laborator. Embrionit të fekonduar i jepen disa ditë për t’u rritur dhe më pas vendoset në mitrën e gruas. Procesi zakonisht zgjat katër deri në gjashtë javë.
Merita, një tjetër grua që thotë se ka kaluar nëpër këtë procedurë, sot është nënë e një djali.
“Ka qenë një proces i mundimshëm, i lodhshëm dhe i kushtueshëm. Po flas veç për procesin e IVF-it që ka kushtuar mbi tri mijë euro”, thotë ajo për radion "Evropa e Lirë".
Merita tregon se IVF-in e ka bërë jashtë Kosovës.
Në Kosovë, kjo procedurë kryhet në gjashtë spitale për gjinekologji-obstetrikë dhe infertilitet, e cila njësoj kushton disa mijëra euro.
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht në Klinikën e Gjinekologjisë, ka nisur ndërtimi i repartit për IVF qysh në vitin 2020. Por, me gjithë zotimet e drejtuesve të QKUK-së se gratë do të mund të marrin shërbime IVF nga viti 2021, ato nuk kanë nisur ende.
“Punimet janë në fund, por [reparti] nuk është finalizuar komplet me disa testime të sistemeve, por edhe me trajnimet e stafit për përdorimin e sistemeve”, thonë nga administrata e QKUK-së.
Radio "Evropa e Lirë" ka arritur të shohë ambientin e kësaj qendre, ku duken të përfunduara gati të gjitha punët.
Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, konfirmon se punimet janë realizuar, por të gjitha pajisjet e nevojshme, sipas tij, nuk janë blerë.
“Jemi në pritje të sigurimit të mjeteve financiare për t’i siguruar pajisjet mjekësore. Në bazë të vlerësimeve të shërbimeve të pajisjeve mjekësore dhe të menaxhmentit të Klinikës së Gjinekologjisë, nevojiten rreth 1 - 1.2 milionë euro”, thotë Krasniqi.
Ai shton se janë bërë kërkesa që mjetet të sigurohen në kuadër të buxhetit vjetor për SHSKUK-në, që ndan Qeveria e Kosovës, porse një gjë e tillë, deri më tash, nuk ka ndodhur.
Krasniqi thotë se janë kërkuar edhe donatorë të mundshëm, por edhe kjo ka rezultuar pa sukses.
“Kemi menduar se sigurimi i mjeteve financiare ndoshta do të jetë komponenti më i lehtë i këtij projekti, por ja që, në fakt, po na del se është më i vështiri”, thotë Krasniqi.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se nuk ka vonesa të pajustifikueshme në realizimin e projektit për IVF-in.
Sipas zyrtarëve atje, pandemia e koronavirusit, e cila ka shpërthyer në mars të vitit 2020, ka zhvendosur fokusin tek emergjenca e shëndetit publik.
Sa u përket fondeve për repartin e IVF-it, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se QKUK-ja ka pasur buxhet të mjaftueshëm, në bazë të planifikimeve që janë bërë në vitin 2020.
Zyrtarët atje thonë se grupi punues që ka formuar rishtazi Ministria e Shëndetësisë, do të bëjë tani vlerësimin e realizimit të punimeve dhe të nevojave financiare.
“Grupi punues, që udhëhiqet nga vetë përfaqësues të QKUK-së, duhet sa më parë ta kryejë planin dhe të tregojë se kur mund të fillojë shërbimi [IVF]”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë, dërguar radios "Evropa e Lirë".
Gjinekologu Landrit Bejtullahu, i cili kryeson grupin punues për funksionalizimin e qendrës për IVF, shprehet optimist se ajo do të mund të nisë punën brenda muajsh.
Në lidhje me vonesat e perceptuara, ai thotë se ato kanë ndodhur, sepse “nuk ka pasur vazhdimësi të punës”.
“Jemi në proces të punës. Është formuar komisioni [grupi punues], i cili përbëhet prej anëtarëve të QKUK-së dhe të Ministrisë së Shëndetësisë. Ai do të mbajë takime edhe gjatë sezonit të pushimeve vjetore, për të realizuar planin deri më 15 shtator të këtij viti”, thotë Bejtullahu.
Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë brenda QKUK-së, Jakup Ismaili, konfirmon se ka staf të duhur dhe të mjaftueshëm për të kryer metodën e fertilitetit IVF.
Radio "Evropa e Lirë" ka kontaktuar udhëheqës të një spitali privat, që bën procedura IVF, por ata nuk kanë dashur të japin të dhëna se sa raste kanë brenda një viti dhe sa të suksesshme janë ato.
Procedura IVF në Kosovë kryhet në bazë të një udhëzimi administrativ të Ministrisë së Shëndetësisë.
Për këtë shërbim jashtë vendit, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore në Kosovë nuk i pranon aplikimet, pasi ai nuk bën pjesë në mesin e shërbimeve esenciale dhe nuk lidhet me ato shërbime që kanë të bëjnë me shpëtimin e jetës së pacientëve.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, pamundësia për të lindur fëmijë në mënyrë natyrale, ose steriliteti prek miliona njerëz të moshës riprodhuese në gjithë botën. Vlerësimet sugjerojnë se 48 milionë çifte dhe 186 milionë individë jetojnë me sterilitet.
Në Kosovë nuk ka të dhëna se sa gra të moshës riprodhuese përdorin trajtime të infertilitetit për të mbetur shtatzënë.
Në SHBA, për shembull, të dhënat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tregojnë se rreth 7 milionë gra në vit përdorin trajtime të tilla, ku IVF është ndër më të kërkuarit./rel
Delegacionet ushtarake nga Rusia, Ukraina dhe Turqia d...
Ishte takimi i parë i ministrave të Brendshëm të BE në...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar te...
Ushtria e Ukrainës tha se po përgatitet për një ofensi...
Rënia ekonomike në kohën e pandemisë Corona ka dëmtuar...
Gjermania, ekonomia e katërt më e madhe në botë, po pë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në në autostradën A16 ...
Skandali i Uber nuk ka përfshirë vetëm drejtueist e la...
The Guardian vijon të publikojë detaje të tjera rreth ...
Veç presidentit aktual të Francës Emmanuel Macron, dhe...
Janë publikuar me qindra dosje që tregojnë sesi Ube...
Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, të hënën i m...
Popullsia e vendeve të Bashkimit Europian është duke r...
Parlamenti i Sri Lankës do të zgjedhë presidentin e ri...
Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi të hënën një d...
Pas bisedës me presidentin rus, Vladimir Putin, Rexhep...
Vrasja e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe duke për...
Një tjetër mjek është rrahur brutalisht në një spital ...
Katër karabinierë u plagosën pasi po ndiqnin dy të rin...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se de...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...