Beteja për mbrojtjen e lumenjve të Ballkanit
Një ligj i ri që ndalon ndërtimin e hidrocentraleve të...

Drejtorët e shërbimeve të inteligjencës britanike dhe amerikane thonë se bizneset nuk duhet të nënvlerësojnë angazhimin e Kinës për të përdorur spiunazhin për të vjedhur pronën intelektuale. Ata kërkojnë balancimin e nevojës për njerëz të talentuar, që nuk kanë lindur në SHBA apo Britani, me qëllim të ruajtjes së avantazhit teknologjik ndaj Kinës, ndërsa mbrohet siguria kombëtare dhe ekonomike.
Ligjvënësit e Uashingtonit po debatojnë mënyrat për t'i dhënë Amerikës avantazhin në garën e teknologjisë me Kinën… duke vlerësuar se presidenti kinez, Xi Jinping po i vështron dhe po shpreson që ata të jenë të pasuksesshëm.
Universitetet kërkimore amerikane janë vënë në vijë të parë të frontit.
Studimet tregojnë se mbi 75% e studiuesve të huaj në Shtetet e Bashkuara merren me kërkime shkencore. Shtetete e Bashkuara kanë nevojë për më shumë studiues vendas, që janë diplomuar në fusha shkencore.
"Shumë nga të huajt e diplomuar, ata me diploma doktorature, largohen nga vendi për shkak të çështjeve të emigracionit", thotë ish-zëvendëssekretarja e Mbrojtjes, Kari Bingen.
Zonja Bingen është një nga 18 ish-zyrtaret e sigurisë kombëtare të SHBA-së që nënshkruan një letër, ku i bën thirrje Kongresit, të heqë kufizimet për emigrantët me diploma të avancuara në shkencë dhe teknologji.
"Nëse duam të fitojmë garën në teknologji, ne kemi nevojë për trurin më të mirë që është lindur në SHBA dhe nga e tërë bota", thotë zonja Bingen.
Por ekspertët e sigurisë thonë se Kina po e shfrytëzon aktivisht mbështetjen e Amerikës te talentet e huaja.
“Kina ka dërguar individë në SHBA si studiues, studentë, vizitorë të përkohshëm dhe ata kanë kopjuar amerikanët në institucionet akademike dhe institucione të tjera përmes programit të tyre që quhet 'Mijëra të Talentuar' në përpjekje për të vjedhur pronën intelektuale amerikane”, thotë eksperti i sigurisë kombëtare, Jamil Jaffer.
Profesori 58-vjeçar i Universitetit Shtetëror të Ohajos, Song Guo Zheng pranoi se ai ishte përpjekur të rekrutonte talente kineze, por i kishte mbajtur përpjekjet të fshehura, që të mos humbiste miliona dollarë fonde nga qeveria amerikane për një program për të ndihmuar Kinën në fushën e mjekësisë. Ai tani po vuan tri vjet burg.
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, dërgoi një paralajmërim urgjent për bizneset ditët e fundit në një paraqitje të përbashkët me shefin e inteligjencës britanike, MI5.
"Qeveria kineze është e vendosur të vjedhë teknologjinë tuaj dhe ta përdorë atë për të dëmtuar biznesin dhe për të dominuar tregun tuaj”, tha zoti Wray.
Kina reagoi një ditë më pas.
"Këto vërejtje të zyrtarit të inteligjencës ekspozojnë plotësisht mentalitetin e tij të rrënjosur në Luftën e Ftohtë dhe paragjykimin ideologjik", tha zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Kinës, Zhao Lijian.
Ish-këshilltari i Departamentit të Arsimit, Dan Currell, thotë se universitetet dhe entitetet që japin grante, duhet të zhvillojnë më shumë masa mbrojtëse për të mbrojtur kërkimet e rëndësishme shkencore.
"Në të vërtetë nuk ka një sistem për verifikimin e njerëzve që janë të përfshirë në programet kërkimore”, thotë zoti Currell.
Ekspertët thonë se zhvillimi i këtij sistemi tani është kritik për të ardhmen e Amerikës, pasi siç paralajmëron ish-zëvendëssekretarja amerikane e mbrojtjes, mundësia për humbjen e garës teknologjike me Kinën është serioze./voa
Një ligj i ri që ndalon ndërtimin e hidrocentraleve të...
Ministrat e Financave të Bashkimit Europian miratuan t...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar që të enjten...
Japonezët i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministri...
Shtetet e Bashkimit Europian deri më tani ka ngrirë as...
Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra ...
Shqiptari Isuf Koka, që qëlloi me armë zjarri në ajër ...
Tani kur Qeveria e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi ka m...
Shumë gra nga Kosova janë të gatshme të paguajnë mijër...
Delegacionet ushtarake nga Rusia, Ukraina dhe Turqia d...
Ishte takimi i parë i ministrave të Brendshëm të BE në...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar te...
Ushtria e Ukrainës tha se po përgatitet për një ofensi...
Rënia ekonomike në kohën e pandemisë Corona ka dëmtuar...
Gjermania, ekonomia e katërt më e madhe në botë, po pë...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në në autostradën A16 ...
Skandali i Uber nuk ka përfshirë vetëm drejtueist e la...
The Guardian vijon të publikojë detaje të tjera rreth ...
Veç presidentit aktual të Francës Emmanuel Macron, dhe...
Janë publikuar me qindra dosje që tregojnë sesi Ube...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...