Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

SHBA-ja do të dyfishojë numrin e vizave të përkohshme për punëtorët nga Amerika Qendrore dhe Meksika, tha Shtëpia e Bardhë të martën pasi Presidenti Joe Biden zhvilloi takimin e tij të dytë kokë më kokë me Presidentin e Meksikës, në më pak se një vit. Të dy udhëheqësit u takuan për të diskutuar mbi emigracionin, sigurinë, inflacionin dhe sfidat që shtrihen përtej Amerikës së Veriut. Anita Powell e "Zërit të Amerikës" raporton nga Uashingtoni.
Presidenti meksikan është kthyer në kryeqytetin amerikan, për të dytën herë brenda një viti. Zoti Lopez Obrador, në fund të vitit të kaluar u takua me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, për një samit trepalësh që përfshinte edhe Kanadanë.
Të martën, udhëheqësi i majtë meksikan u takua kokë më kokë me zotin Biden në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë. Presidenti Obrador e pranoi se shtetet fqinje nuk kanë rënë gjithmonë dakord.
“Pavarësisht nga dallimet dhe ankesat tona që nuk harrohen lehtë, megjithatë ne kemi qenë në gjendje të takohemi dhe të punojmë së bashku si miq të mirë dhe aleatë të vërtetë”, tha Presidenti meksikan Obrador.
Zoti Biden u përpoq gjithashtu të qetësonte atë që shumë vëzhgues e panë si një ftohje mes të dyve, pasi udhëheqësi meksikan nuk mori pjesë në një samit rajonal të organizuar së fundmi nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni vendosi të mos ftojë udhëheqësit e Kubës, Nikaraguas dhe Venezuelës, duke thënë se vetëm demokracitë e meritonin të përfshiheshin.
“Kjo është një marrëdhënie që ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të njerëzve tanë. Dhe pavarësisht titujve të fryrë të lajmeve që ne shohim ndonjëherë, ju dhe unë kemi një marrëdhënie të fortë dhe produktive”, tha Presidenti amerikan Joe Biden.
Shtëpia e Bardhë i tha "Zërit të Amerikës" se ata po e forcojnë këtë marrëdhënie duke dyfishuar numrin e vizave të përkohshme për emigrantët e Amerikës Qendrore.
“Ne e dimë se nëse duam të zvogëlojmë numrin e njerëzve që emigrojnë në mënyrë të parregullt duke u mbështetur në rrjete kriminale të kontrabandës, ne duhet të zgjerojmë numrin e rrugëve ligjore”, tha këshilltarja për emigracionin në Shtëpinë e Bardhë, Katie Tobin.
Por ish-ambasadori i Meksikës në SHBA vlerëson se kur zoti Obrador kandidoi në vitin 2018 për president, fokusi i tij ishin çështjet vendore. Ish-ambasadori Arturo Sarukhan foli për "Zërin e Amerikës" nga Londra duke theksuar se zoti Obrador në katër vitet e presidencës së tij ka bërë vetëm 4 udhëtime jashtë vendit, 3 prej të cilave ishin në Uashington dhe njëri në OKB, në qytetin e Nju Jorkut.
“Mendoj se ajo që është me të vërtetë e rëndësishme në lidhje me këtë takim në Uashington, është angazhimi i Presidentit Biden për t’u siguruar që marrëdhëniet SHBA-Meksikë të qëndrojnë në një nivel normaliteti”, u shpreh zoti Sarukhan.
Shtetet e Bashkuara dhe Meksika kanë zgjedhje presidenciale që çdo 12 vjet rastisin në të njëjtin vit. “Eklipsi” i radhës për zgjedhjet presidenciale SHBA-Meksikë do të jetë në vitin 2024, pas të cilave pritet të kuptohet më qartë edhe trajektorja e marrëdhënieve mes të dy vendeve./VOA
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, i cili ki...
Një aktor dhe regjisor i njohur grek është shpallur fa...
“Investim i shkuar huq”, thotë Zvonko, një banor i Sht...
NASA flet për “fotografitë me rreze infra të kuqe, më të q...
Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka ikur ...
Pas publikimit të skandalit se ka lobuar për gjigantin...
Drejtorët e shërbimeve të inteligjencës britanike dhe ...
Një ligj i ri që ndalon ndërtimin e hidrocentraleve të...
Ministrat e Financave të Bashkimit Europian miratuan t...
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka caktuar që të enjten...
Japonezët i dhanë lamtumirën e fundit ish-kryeministri...
Shtetet e Bashkimit Europian deri më tani ka ngrirë as...
Lideri i grupit militant Shteti Islamik në Siri u vra ...
Shqiptari Isuf Koka, që qëlloi me armë zjarri në ajër ...
Tani kur Qeveria e Dritan Abazoviçit në Mal të Zi ka m...
Shumë gra nga Kosova janë të gatshme të paguajnë mijër...
Delegacionet ushtarake nga Rusia, Ukraina dhe Turqia d...
Ishte takimi i parë i ministrave të Brendshëm të BE në...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar te...
Ushtria e Ukrainës tha se po përgatitet për një ofensi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...