Video/ Deputeti maqedonas i vë flakën propozimit francez nga foltorja
Deputeti i opozitës maqedonase, Jovan Jauleski, ka dje...

Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli paraqitën të enjten një front të bashkuar përballë rrezikut bërthamor të Iranit, gjatë vizitës së Presidentit Joe Biden në Izrael, ndalesa e parë e tij në një udhëtim në Lindjen e Mesme. Administrata e presidentit Biden po i bën thirrje Izraelit të koordinojë aftësitë e mbrojtjes me fqinjët arabë për t'i bërë ballë Iranit.
Presidenti Biden dhe kryeministri izraelit Yair Lapid nënshkruan një deklaratë të përbashkët, ku zotohen se nuk do të lejojnë Iranin të ketë armë bërthamore.
Në një konferencë për shtyp pas nënshkrimit, zoti Biden tha se Shtetet e Bashkuara "nuk do të presin pa fund" që Irani të rikthehet te marrëveshja bërthamore.
"Ia kemi parashtruar udhëheqjes së Iranit se çfarë jemi të gatshëm të pranojmë që ai të rikthehet tek marrëveshja bërthamore. Ne jemi në pritje të përgjigjes së tyre. Se kur do ta marrim, nuk jam i sigurt. Por ne nuk do të presim përgjithmonë", tha presidenti Biden.
Uashingtoni po inkurajon Izraelin t’i koordinojë aftësitë e tij mbrojtëse me fqinjët arabë, duke i dërguar kështu një mesazh Iranit.
"Mesazhi për Iranin është se ky është shansi i fundit për t'iu kthyer marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, ose Shtetet e Bashkuara do të mbështesin një sistem rajonal mbrojtjeje, që është krijuar kryesisht kundër tij”, thotë Eytan Gilboa, ekspert për marrëdhëniet amerikano-izraelite në Universitetin Bar-Ilan.
Në një intervistë me televizionin izraelit, zoti Biden tha se do ta përdorte forcën kundër Iranit si mjetin e fundit. Izraeli ka shprehur vullnetin të thellojë angazhimin me botën arabe.
"Do të diskutojmë për ngritjen e një arkitekture të re sigurie dhe ekonomike me vendet e Lindjes së Mesme, pas Marrëveshjeve të Abrahamit dhe arritjeve të takimit të Negevit. Do të diskutojmë gjithashtu për nevojën për të rigjallëruar një koalicion të fortë global, që do ta ndalojë programin bërthamor iranian", tha kryeministri izraelit, Yair Lapid.
Marrëveshjet e Abrahamit të periudhës së ish-presidentit Trump, normalizuan marrëdhëniet diplomatike midis Izraelit dhe vendeve arabe.
Ndërsa vendet arabe thellojnë angazhimin me Izraelin, përleshjet vazhdojnë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës, territore palestineze të pushtuara nga Izraeli që nga viti 1967.
"Çështja palestineze mungon thuajse tërësisht nga Marrëveshjet e Abrahamit. Ato përqendrohet përgjithësisht tek zhvillimi i lidhjeve ekonomike rajonale midis Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë, në kurriz të sovranitetit palestinez", thotë për "Zërin e Amerikës" Zaha Hassan e Fondacionit Carnegie për Paqen.
Presidenti Biden, i cili do të takohet me udhëheqësit palestinezë të premten, përsëriti mbështetjen e tij për zgjidhjen me dy shtete, megjithëse e pranoi se nuk ka gjasa që kjo të ndodhë së shpejti.
"Kjo zgjidhje mbetet, sipas mendimit tim, mënyra më e mirë për të siguruar një të ardhme në barazi, liri, mirëqenie dhe demokraci për izraelitët dhe palestinezët."
Zoti Biden e mbylli ditën të mërkurën me një vizitë në Memorialin e Holokaustit, ku nderoi miliona hebrenj të vrarë në Luftën e Dytë Botërore dhe u takua me të mbijetuar amerikanë të Holokaustit.VOA
Deputeti i opozitës maqedonase, Jovan Jauleski, ka dje...
Presidenti i shtetit italian, Sergio Mattarella, refuz...
Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka bërë me dije se s...
“Një dimër pakënaqësie” e kanë quajtur ekspertët atë q...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka nisu...
Temperaturat e larta kanë përfshirë nga flakët pjesën ...
Përveç sasisë së pamjaftueshme, gruri në Kosovë, i sig...
Çmimet e naftës, riaktivizimi i marrëveshjes bërthamor...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha t...
Presidenti Joe Biden filloi të mërkurën turneun e tij të p...
Konservatorët britanikë kanë filluar garën për pasardhësin...
Rusia lejohet parimisht sërish të kalojë mallra përmes hek...
"Jo, jo, kurrë nuk kisha menduar se do kishim një katastro...
Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve për...
“Dy milionë ukrainas u dërguan në Rusi, u frikësuan dh...
Elvis Kelmendi, i biri i bosit shqiptar të drogës, Nas...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të përd...
Bashkimi Europian u bëri thirrje Hungarisë dhe Polonis...
Bisedimet në Stamboll mes delegacioneve të Ukrainës dh...
Trupi ekzekutiv i Bashkimit Europian tha më 13 korrik ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...