OKB, shpresa për një marrëveshje për eksportin e drithit nga Ukraina
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha t...

Çmimet e naftës, riaktivizimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin dhe stabiliteti rajonal janë përparësitë e presidentit Joe Biden gjatë turneut në Lindjen e Mesme. Por grupet e të drejtave të njeriut thonë se vrasja e gazetarit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi dhe gazetares palestinezo-amerikane Shireen Abu Akleh duhet gjithashtu të jenë pjesë e bisedimeve. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Cindy Saine, njofton.
Presidenti Biden mbërriti në Tel Aviv të mërkurën, duke filluar udhëtimin e tij katër-ditor që përfshin takime me udhëheqësit izraelitë dhe palestinezë përpara një fluturimi të drejtpërdrejt nga Izraeli në Arabinë Saudite: i pari nga një president amerikan.
Izraeli dhe siguria rajonale janë vëmendja kryesore. Disa analistë shpresojnë se vizita e Presidentit Joe Biden në Lindjen e Mesme mund të çojë në një afrim mes Izraelit dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Plani i presidentit Biden për të marrë pjesë në një takim që përfshin princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman solli kritika të ashpra, me disa analistë, që e quajnë atë një shuplakë në fytyrë për ata që luftojnë për të drejtat e njeriut.
“Me këtë veprim Presidenti Biden po sugjeron se të drejtat e njeriut janë pa vlerë dhe me to mund të bësh pazar. Në shumë mënyra shkatërron vizionin, që Presidenti Biden i kishte ofruar botës pas agresionit rus ndaj Ukrainës”, thotë Agnes Callamard, sekretare e Përgjithshme e organizatës “Amnesty International”.
Vizita në Arabinë Saudite shihet si një zbrapsje nga premtimi i Presidentit Biden për të vendosur të drejtat e njeriut në qendër të politikës së jashtme amerikane dhe për ta izoluar princin saudit të kurorës nga skena ndërkombëtare për vrasjen e opinionistit të Washington Post-it, Jamal Khashoggi në 2018.
“Kjo është tmerrësisht zhgënjyese për Arabinë Saudite, për mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite dhe drejtuesit e shoqërisë civile. Nuk mendoj se është një lëvizje e zgjuar, qoftë nga pikëpamja strategjike, apo si një vendim politik. Nuk mendoj se kjo është në dobi të Shteteve të Bashkuara”, thotë John Hursh me organizatën “Democracy For the Arab World Now”.
Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe OKB-ja, gjetën në mënyrë të pavarur prova se princi saudit qëndronte pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Pretendime që princi saudit i mohon.
Një sfidë tjetër është vrasja e gazetares palestinezo-amerikane, Shireen Abu Akleh, gjatë një bastisjeje izraelite në Bregun Perëndimor më 11 maj. Familja e saj ka kërkuar të takohet me presidentin Biden në Jerusalem.
Departamenti i Shtetit ka thënë se zjarri izraelit ka të ngjarë të jetë përgjegjës për vdekjen e saj, por nuk mund të thotë nëse të shtënat ishin të qëllimshme.
“Administrata, si administrata e Trumpit, ashtu edhe ajo e Bidenit, vazhduan t'i bëjnë presion sauditëve për një hetim ndërkombëtar. Duket se ka pasur shumë më pak shtytje për ta bërë këtë në rastin e Shireen Abu Aklehit”, thotë Kristian Ulrichsen me Universitetin Rice.
Përpara mbërritjes së presidentit Biden në Izrael, Shtëpia e Bardhë tha se familja e gazetares është ftuar në Shtetet e Bashkuara për të “biseduar drejtpërdrejt” me presidentin.
Ekspertët thonë se vizita e parë e zotit Biden në Lindjen e Mesme si president ka të ngjarë të jetë e vështirë, me grupet e të drejtave të njeriut që do të vëzhgojnë çdo shtrëngim duarsh dhe do të analizojnë çdo fjalë të tij./voa
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha t...
Presidenti Joe Biden filloi të mërkurën turneun e tij të p...
Konservatorët britanikë kanë filluar garën për pasardhësin...
Rusia lejohet parimisht sërish të kalojë mallra përmes hek...
"Jo, jo, kurrë nuk kisha menduar se do kishim një katastro...
Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve për...
“Dy milionë ukrainas u dërguan në Rusi, u frikësuan dh...
Elvis Kelmendi, i biri i bosit shqiptar të drogës, Nas...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të përd...
Bashkimi Europian u bëri thirrje Hungarisë dhe Polonis...
Bisedimet në Stamboll mes delegacioneve të Ukrainës dh...
Trupi ekzekutiv i Bashkimit Europian tha më 13 korrik ...
Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, duket se ka shprehu...
Kina po përdor inteligjencën artificiale për të 'përmi...
SHBA-ja do të dyfishojë numrin e vizave të përkohshme ...
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, i cili ki...
Një aktor dhe regjisor i njohur grek është shpallur fa...
“Investim i shkuar huq”, thotë Zvonko, një banor i Sht...
NASA flet për “fotografitë me rreze infra të kuqe, më të q...
Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka ikur ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...