Trump kërcënon Iranin: Do të godasim urat dhe termocentralet nëse nuk riktheheni në negociata
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...

Rusia lejohet parimisht sërish të kalojë mallra përmes hekurudhës nga Lituania në eksklaven ruse të Detit Baltik, Kaliningrad. Këtë e përcaktoi Komisioni i BE-së pas protestave për javë të tëra dhe kërcënimeve nga Moska. Sipas udhëzimit të Komisionit të BE-së, Rusia lejohet të transportojë mallra civile që ndodhen në listën e sanksioneve të BE-së si dru dhe çimento përmes hekurudhës nga Lituania për në eksklaven ruse Kaliningard. Por vazhdojnë të jenë të ndaluara transportet e mallrave përmes qarkullimit rrugor nga spedicionet ruse. Gjithashtu edhe përmes hekurudhës nuk lejohet të transportohen mallra, që mund të përdoren për qëllime ushtarake.
Lituanisë i kërkohet që të kryejë kontrolle, për të verifikuar nëse ka valë qarkullimi apo mallra "të pazakonta" me destinacion Kaliningradin. Si kriter referimi do të merret volumi i transporteve ruse gjatë tri vjetëve të fundit. Përmes kësaj rregulloreje synohet të pengohet, që Rusia të transportojë drejt vendeve të tjera përmes Kaliningradit mallra, që ndodhen në listën e sanksioneve duke u devijuar masave ndëshkuese.

Grindje për tranzitin
Shteti i Baltikut, Lituania, që është anëtare e BE-së, por edhe e NATO-s, në mes të qershorit e kufizoi qarkullimin e mallrave mes Rusisë dhe Kaliningradit duke iu referuar sanksioneve të BE-së. Pasojë e kësaj ishin kërcënimet ruse me "hapa" kundër këtij vendi. Qeveria në Moskë akuzoi Vilnën, se po kufizon në mënyrë të palejueshme qarkullimin e mallrave. Konkretisht Rusia iu referua shfuqizimit të marrëveshjes ruso-lituaneze për kufijtë shtetërorë. Madje edhe lidhja e Lituanisë në një rrjet të përbashkët elektriku të aktivizuar në mënyrë të sinkronizuar është përmendur në këtë kontekst.
Gjermania qartazi për çtensionim
Për vendosjen e rregullave të reja u angazhua veçanërisht Gjermania. Qeveria gjermane, sipas të dhënave nga qarqet e BE-së, druante se grindja për tranzitin mund të provokonte një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve me Moskën, që janë gjithsesi të ashpra për shkak të luftës ruse kundër Ukrainës. Gjithashtu, sipas të dhënave nga Berlini, paraprakisht ka pasur marrëveshje konkrete për interpretimin e sanksioneve, të cilat nuk përputheshin me veprimet e Lituanisë.
Me rregullat e reja Komisioni i BE-së tani bën të qartë, se e vendos të drejtën e Rusisë për tranzitin përmes hekurudhës mbi bazë ligjore, pasi në sfondin e sanksioneve Rusisë mund t'i ndalohej transporti i mallrave përmes Lituanisë.

Mbetet e hapur megjithatë, nëse direktivat e reja do të kontribuojnë për çtensionimin e situatës. Fakti që Lituania përmes kontrolleve mund ta zvarrisë qarkullimin e mallrave mes Rusisë dhe Kaliningradit, është një ndër aspektet që nuk ndikojnë në zbutjen e gjendjes. Të mërkurën (13.07) sipas të dhënave të radios lituaneze në kalimin kufitar u krijuan radhë të gjata kamionësh. Zëdhënësi i presidencës ruse, Dmitri Peskov, tha në konferencë shtypi në Moskë: "Nuk ka ende një zgjidhje përfundimtare të situatës."
Eksklava Kaliningrad përreth zonës që dikur quhej Königsberg midis shteteve të BE-së Lituanisë dhe Polonisë, është vetëm rreth 500 km larg Berlinit dhe mbi 1000 km nga Moska./DW
"Jo, jo, kurrë nuk kisha menduar se do kishim një katastro...
Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve për...
“Dy milionë ukrainas u dërguan në Rusi, u frikësuan dh...
Elvis Kelmendi, i biri i bosit shqiptar të drogës, Nas...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të përd...
Bashkimi Europian u bëri thirrje Hungarisë dhe Polonis...
Bisedimet në Stamboll mes delegacioneve të Ukrainës dh...
Trupi ekzekutiv i Bashkimit Europian tha më 13 korrik ...
Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, duket se ka shprehu...
Kina po përdor inteligjencën artificiale për të 'përmi...
SHBA-ja do të dyfishojë numrin e vizave të përkohshme ...
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, i cili ki...
Një aktor dhe regjisor i njohur grek është shpallur fa...
“Investim i shkuar huq”, thotë Zvonko, një banor i Sht...
NASA flet për “fotografitë me rreze infra të kuqe, më të q...
Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka ikur ...
Pas publikimit të skandalit se ka lobuar për gjigantin...
Drejtorët e shërbimeve të inteligjencës britanike dhe ...
Një ligj i ri që ndalon ndërtimin e hidrocentraleve të...
Ministrat e Financave të Bashkimit Europian miratuan t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...