Kush e merr Downing Street-in pas largimit të Boris Johnson-it?
Konservatorët britanikë kanë filluar garën për pasardhësin...

Presidenti Joe Biden filloi të mërkurën turneun e tij të parë në Lindjen e Mesme që kur mori detyrën, duke u dhënë udhëheqësve izraelitë garanci të forta për vendosmërinë e tij për të ndaluar programin bërthamor në rritje të Iranit, duke thënë se ai do të ishte i gatshëm të përdorte forcën si "mjetin e fundit".
Presidenti i bëri komentet në një intervistë me televizionin Channel 12 të Izraelit që e kishte dhënë para se të largohej nga Uashingtoni dhe që u transmetua të mërkurën, disa orë pasi udhëheqësit politikë të vendit e mirëpritën atë në aeroportin e Tel Avivit.
"E vetmja gjë më e rrezikshme se Irani është një Iran me armë bërthamore," tha zoti Biden. I pyetur për mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake kundër Iranit, Biden tha: "Nëse kjo do të ishte zgjidhja e fundit, po."
Izraeli, aleat i Shteteve të Bashkuara, e konsideron Iranin si armikun e tij më të madh, duke përmendur si argumenta programin e tij bërthamor, thirrjet për shkatërrimin e Izraelit dhe mbështetjen për grupet militante armiqësore në të gjithë rajonin.
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli pritet të enjten të dalin me një deklaratë të përbashkët për forcimin e lidhjeve të tyre të ngushta ushtarake dhe rikonfirmimin e thirrjeve të kaluara për të ndërmarrë veprime ushtarake për të ndalur programin bërthamor të Iranit.
Një zyrtar i lartë izraelit tha përpara mbërritjes së zotit Biden se dy vendet do të angazhoheshin të "përdorin të gjithë elementët e fuqisë së tyre kombëtare kundër kërcënimit bërthamor iranian". Zyrtari foli në kushte anonimiteti në pritje të publikimit zyrtar të deklaratës.
Udhëheqësit izraelitë e bënë të qartë se programi bërthamor i Iranit ishte pika kryesore në axhendën e tyre.
"Ne do të diskutojmë nevojën për të ripërtërirë përpjekjet e një koalicioni të fortë global që do të ndalojë programin bërthamor iranian," tha kryeministri izraelit Yair Lapid, teksa përshëndeti presidentin demokrat amerikan në aeroportin e Tel Avivit.
Zoti Biden tha se nuk do ta hiqte Gardën Revolucionare Islamike të Iranit nga lista e e organizatave terroriste të SHBA-së, edhe nëse kjo do të sillte si rezultat refuzimin e Iranit për t’u ribashkuar me marrëveshjen bërthamore.
Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore, megjithëse ekspertët e Kombeve të Bashkuara dhe agjencitë perëndimore të zbulimit thonë se Irani kishte një program të organizuar bërthamor ushtarak deri në vitin 2003.
Zoti Biden e bëri rigjallërimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit, të ndërmjetësuar nga Barack Obama në vitin 2015 dhe të braktisur nga Donald Trump në 2018, një përparësi kyçe kur mori detyrën.
Por bisedimet indirekte për rihyrjen e SHBA-së në marrëveshje kanë ngecur pasi Irani e ka përshpejtuar zhvillimin e programit të tij bërthamor./VOA
Konservatorët britanikë kanë filluar garën për pasardhësin...
Rusia lejohet parimisht sërish të kalojë mallra përmes hek...
"Jo, jo, kurrë nuk kisha menduar se do kishim një katastro...
Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve për...
“Dy milionë ukrainas u dërguan në Rusi, u frikësuan dh...
Elvis Kelmendi, i biri i bosit shqiptar të drogës, Nas...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të përd...
Bashkimi Europian u bëri thirrje Hungarisë dhe Polonis...
Bisedimet në Stamboll mes delegacioneve të Ukrainës dh...
Trupi ekzekutiv i Bashkimit Europian tha më 13 korrik ...
Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, duket se ka shprehu...
Kina po përdor inteligjencën artificiale për të 'përmi...
SHBA-ja do të dyfishojë numrin e vizave të përkohshme ...
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, i cili ki...
Një aktor dhe regjisor i njohur grek është shpallur fa...
“Investim i shkuar huq”, thotë Zvonko, një banor i Sht...
NASA flet për “fotografitë me rreze infra të kuqe, më të q...
Presidenti i Shri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, ka ikur ...
Pas publikimit të skandalit se ka lobuar për gjigantin...
Drejtorët e shërbimeve të inteligjencës britanike dhe ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...