Dy gazetarë të vrarë hedhin hije në udhëtimin e Bidenit në Lindjen e Mesme
Çmimet e naftës, riaktivizimi i marrëveshjes bërthamor...

Përveç sasisë së pamjaftueshme, gruri në Kosovë, i siguruar nga sezoni i sivjetmë i korrje-shirjeve, nuk do ta ketë as cilësinë e duhur.
Bashkim Zejnullahu, kryetar i Shoqatës së Mullistëve të Kosovës, thotë se cilësia aktuale e grurit nuk jep garanci për përpunimin e të gjitha produkteve nga mielli.
“Kur themi se çka i mungon grurit, ndoshta është herët të flasim pa përfunduar fushata e korrje-shirjeve... Nuk i mungon shumë, por nuk do të japë një cilësi të mjaftueshme për t’u përpunuar. Për përpunimin e bukës ndoshta nuk do të jetë problem, sepse për bukë ne vazhdimisht importojmë grurë, si përforcues të kualitetit... Por, për disa industri të tjera ushqimore do të jetë problem”, thotë Zejnullahu për radion "Evropa e Lirë".
Ai përmend biskotat, pastat, petët për byrek si produkte që mund të pësojnë nga cilësia më e dobët e grurit.
Të pakënaqur me cilësinë janë edhe vetë prodhuesit.
“Gruri, sivjet, nuk ka ‘zemër’, nuk e ka atë pjesën ushqyese”, thotë Pal Gjuraj, nga Shoqata e Bujqve Prodhues të Grurit të Kosovës.
“Buka kërkon grurin e kualitetit të lartë”, shton ai.
Barometër për cilësinë e grurit është pesha e hektolitrit. Sa më e lartë të jetë pesha e hektolitrit në grurë, aq më e madhe është sasia e lëndës së thatë dhe rendimenti i miellit.
Në kushte normale, kjo vlerë duhet të jetë mbi 75 në një kilogram grurë. Kjo vlerë përcaktohet me peshore të posaçme, të cilën e posedon çdo fabrikë e miellit.
“Pesha e hektolitrit sivjet është deri në 75, kurse vitin e kaluar ka qenë deri në 82”, thotë për Radion Evropa e Lirë Musa Gashi, pronar i fabrikës së miellit “Grunori”, në qytetin e Skenderajt.
Sipas tij, cilësia e grurit “nuk është shqetësuese”.
Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, konfirmon se kultura e grurit, sivjet, nuk i ka parametrat standardë, por thotë se mund të përdoret për prodhimin e miellit, respektivisht gatim të bukës.
“Normalisht se nën 65 [pesha e hektolitrit] nuk dedikohet për industrinë e blojës, porse sondazhet e realizuara për grurin sivjet janë të gjitha mbi 70”, thotë Rusinovci për Radion Evropa e Lirë.
Sipas përfaqësuesve të bujqve dhe mullisëve, faktorët që kanë ndikuar në cilësi më të dobët të grurit janë kushtet e pafavorshme klimatike dhe plehërimi jo i duhur, për shkak të, siç thonë, rritjes së çmimit të plehut artificial.
Çmimi i këtij produkti është rritur shumëfish, në vazhdën e shtrenjtimit edhe të produkteve të tjera.
Gruri duhet të plehërohet domosdo dy herë. Këtë vit, 100 kilogramë pleh artificial kanë arritur në 100 euro, krahasuar me vitin e kaluar kur kanë kushtuar 32 euro. Për një hektar tokë nevojiten deri në 300 kilogramë pleh.
Sipas Ministrisë së Bujqësisë në Kosovë, përkatësisht Programit për pagesat direkte 2021, për një hektar sipërfaqe të kultivuar me grurë, fermerët e Kosovës janë subvencionuar me 75 euro.
Në kuadër të Programit të pagesave direkte për vitin 2022, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Faton Peci, është zotuar se do t’i subvencionojë fermerët edhe për mbjelljet vjeshtore të kulturës së grurit.
Subvencionet sivjet kapin vlerën e 474 eurove për hektar, përfshirë këtu shpenzimet për pleh dhe naftë.
Por, përveç cilësisë së diskutueshme, fermerët në Kosovë kanë paralajmëruar se edhe sasia e grurit, që do të sigurohet sivjet nga korrje-shirjet, nuk do të jetë e mjaftueshme për nevojat e popullatës.
Sipas tyre, nevojat do të plotësohen deri në 50 për qind.
Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë se presin që kërkesat e qytetarëve të plotësohen deri në 70 për qind, ndërsa për cilësinë e grurit, deri më tash, nuk kanë folur.
Nevojat e popullatës së Kosovës janë për rreth 400 mijë tonë grurë në vit.
Kosova, prej vitesh, nuk i plotëson ato dhe varet në masë të madhe nga importi.
Serbia është vendi prej nga importon sasinë më të madhe të grurit dhe miellit.
Gjatë vitit 2021, Kosova ka importuar 84 mijë tonë lloje të ndryshme të grurit dhe miellit nga Serbia - nga 115 mijë tonë sa ka importuar në total nga shtete të ndryshme.
Por, sivjet, edhe çmimet e këtyre produkteve të importuara janë shtrenjtuar dukshëm, kryesisht për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.
Rusia dhe Ukraina janë ndër eksportueset më të mëdha të drithërave në botë dhe lufta mes tyre ka shkaktuar çrregullime në tregje./rel
Çmimet e naftës, riaktivizimi i marrëveshjes bërthamor...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha t...
Presidenti Joe Biden filloi të mërkurën turneun e tij të p...
Konservatorët britanikë kanë filluar garën për pasardhësin...
Rusia lejohet parimisht sërish të kalojë mallra përmes hek...
"Jo, jo, kurrë nuk kisha menduar se do kishim një katastro...
Rishi Sunak ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve për...
“Dy milionë ukrainas u dërguan në Rusi, u frikësuan dh...
Elvis Kelmendi, i biri i bosit shqiptar të drogës, Nas...
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur të përd...
Bashkimi Europian u bëri thirrje Hungarisë dhe Polonis...
Bisedimet në Stamboll mes delegacioneve të Ukrainës dh...
Trupi ekzekutiv i Bashkimit Europian tha më 13 korrik ...
Gjiganti rus i energjisë, Gazprom, duket se ka shprehu...
Kina po përdor inteligjencën artificiale për të 'përmi...
SHBA-ja do të dyfishojë numrin e vizave të përkohshme ...
Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa, i cili ki...
Një aktor dhe regjisor i njohur grek është shpallur fa...
“Investim i shkuar huq”, thotë Zvonko, një banor i Sht...
NASA flet për “fotografitë me rreze infra të kuqe, më të q...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...