Inflacioni po i tejkalon rritjet e pagave në Evropë/ Ku po humbasin më shumë punëtorët?
Ndërsa inflacioni rritet në të gjithë Evropën pas konflikt...
Ndërsa inflacioni rritet në të gjithë Evropën pas konflikt...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do që të negociojë një marrëveshje bërthamore me Iranin dhe i dërgoi një letër udhëheqësve të Republikës Islamike këtë javë, duke sugjeruar bisedime me Teheranin. Perëndimi mendon se Irani po zhvillon me shpejtësi aftësitë për të prodhuar armë atomike.
“U thashë se shpresoj që të negociojnë, sepse do të jetë shumë më mirë për Iranin," tha zoti Trump në një intervistë me kanalin Fox Business, të transmetuar të premten.
"Mendoj se ata do ta vlerësojnë atë letër. Alternativa tjetër është që ne të bëjmë diçka, sepse nuk mund të lejojmë një tjetër armë bërthamore."
Irani nuk e ka marrë ende letrën, tha të premten misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara në Nju Jork. Ministria e Jashtme nuk i është përgjigjur ende një kërkese për reagim ndaj komenteve të Presidentit Trump.
Media “Nour News” e Iranit, e lidhur me organin më të lartë të sigurisë të vendit, nuk i kushtoi shumë rëndësi letrës, duke e quajtur një "spektakël të përsëritur" nga Uashingtoni.
I pyetur nëse ai ia kishte dërguar letrën Ayatollah Ali Khameneit, udhëheqësit suprem antiperëndimor të Iranit, zoti Trump tha: "Po".
"Ka dy mënyra se si mund të trajtohet Irani: ushtarakisht, ose të bësh një marrëveshje," tha zoti Trump. "Unë do të preferoja të bëja një marrëveshje, sepse nuk po përpiqem të dëmtoj Iranin. Ata janë njerëz të mrekullueshëm."
Në intervistën që dha të enjten, Trump tha se e dërgoi letrën "dje", pra të mërkurën.
Zyrtarët perëndimorë druhen se një Iran i armatosur me armë bërthamore mund të kërcënojë Izraelin, vendet arabe prodhuese të naftës të Gjirit dhe të shkaktojë një garë rajonale armatimi. Irani mohon se synon të ketë armë bërthamore.
OFERTA RUSE PËR NDËRMJETËSIM
Presidenti Trump ka ndryshuar politikën e jashtme të SHBA-së pas marrjes së detyrës në janar, duke mbajtur një qëndrim më të hapur ndaj Rusisë, gjë që ka shqetësuar aleatët perëndimorë, ndërsa ai përpiqet të ndërmjetësojë për t'i dhënë fund luftës trevjeçare të Moskës në Ukrainë.
Në vitin 2018, një vit pasi mori mandatin e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit, një marrëveshje ndërkombëtare për të parandaluar zhvillimin e armëve bërthamore nga Irani.
Muajin e kaluar, zoti Trump iu rikthye fushatës së tij të "presionit maksimal" ndaj Iranit që përfshin përpjekjet për të ulur eksportet e tij të naftës në zero. Megjithatë, ai gjithashtu tha se do të donte të bënte një marrëveshje me Teheranin.
Është e paqartë se si do të pritej propozimi i zotit Trump ndaj Iranit nga aleati i SHBA-së, Izraeli, një kundërshtar i fortë i Teheranit. Irani dhe Izraeli kryen sulme ushtarake kundër njëri-tjetrit në prillin dhe tetorin e kaluar.
Zyra e kryeministrit izraelit nuk i është përgjigjur ende një kërkesë për koment lidhur me letrën e zotit Trump drejtuar Iranit.
Një burim me dijeni mbi diskutimet i tha agjencisë Reuters se Rusia ka ofruar të ndërmjetësojë mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pasi Kremlini u zotua të bëjë gjithçka që është e mundur për të lehtësuar një zgjidhje paqësore të tensioneve mbi programin bërthamor të Teheranit. Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov foli mbi përpjekjet ndërkombëtare për të zgjidhur çështjen e programit bërthamor të Iranit me ambasadorin iranian Kazem Jalali, tha të premten Ministria e Jashtme ruse.
Ndërkohë, specialistë të lartë rusë për raketat kanë vizituar Iranin gjatë vitit të kaluar ndërsa Republika Islamike ka thelluar bashkëpunimin e mbrojtjes me Moskën, sipas një analize që i ka bërë agjencia Reuters të dhënave të udhëtimeve dhe atyre të punësimit.
SANKSIONET DHE DIPLOMACIA
Pasi zoti Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore në vitin 2018, Irani filloi të mos respektonte angazhimet bërthamore sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive kryesore botërore, e cila hoqi sanksionet ndaj Iranit në këmbim të kufizimeve në programin e tij bërthamor.
Britania, Franca dhe Gjermania i thanë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dhjetor se ata janë të gatshëm - nëse është e nevojshme - të nxisin rivendosjen e të gjitha sanksioneve ndërkombëtare për të parandaluar Iranin të ketë armë bërthamore.
Nuk është hera e parë që një president i SHBA-së ka komunikuar me udhëheqësit iranianë. Sipas ligjit iranian, lideri suprem, jo presidenti, ka fjalën e fundit për çështjet kryesore shtetërore si politika e jashtme e Iranit dhe programi bërthamor.
Kur Presidenti Barack Obama mori detyrën në vitin 2009, ai i ofroi Khameneit një angazhim të drejtpërdrejtë - me kusht që Irani të tregonte se ishte serioz t’u përgjigjej shqetësimeve perëndimore për programin e tij bërthamor. Zoti Obama i shkroi dy herë drejtpërdrejt Khameneit, në 2009 dhe përsëri në 2012.
Zyrtarët iranianë pranuan në vitin 2014 se Teherani u ishte përgjigjur letrave të mëparshme nga Presidenti Obama, megjithëse nuk ishte e qartë se kush ishte përgjigjur konkretisht. Irani konfirmoi në vitin 2013 se presidenti Hassan Rouhani kishte shkëmbyer letra me zotin Obama, duke konfirmuar një kontakt të rrallë midis udhëheqësve të dy vendeve.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1980, pasi studentë dhe militantë islamikë sulmuan Ambasadën amerikane në Teheran dhe morën peng diplomatët amerikanë./ VOA
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të premten pas një b...
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbia, me s...
Protestat në Serbi kanë vijuar dhe këtë të premte. Në krye...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parala...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se dë...
Deputeti amerikan i Partisë Demokratike dhe ish-kryetari i...
Shefi i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, ...
Gjykata Supreme në Amerikë hodhi poshtë vendimin e adminis...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump urdhëroi t...
Kërkesa e Kosovës për të qenë mysafire speciale në Komitet...
Gjermania ka miratuar një plan historik që mund të arrijë ...
Pas protestave madhështore të së premtes për Tempin, në Pa...
Presidenti Donald Trump zbuloi se i dyshuari kryesor për t...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim ...
Me vendimin e beftë të Uashingtonit për të pezulluar ndihm...
Parlamenti i Serbisë u përfshi nga dhuna dhe kaosi këtë të...
Tridhjetë e dy emigrantë që tentonin të kalonin Mesdheun j...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina planifikojnë t...
SpaceX po planifikon të investojë të paktën 1.8 miliardë d...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Ndërsa inflacioni rritet në të gjithë Evropën pas konflikt...
Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi rajonin Mindanao ...
Me votën e tyre, qytetarët e Kosovës iu dërguan mesazh të ...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë par...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritm...
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej ...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...