Kursi i këmbimit, 8 qershor 2026
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...

Me vendimin e beftë të Uashingtonit për të pezulluar ndihmat ushtarake për Ukrainën në sfond, udhëheqësit e shqetësuar të Bashkimit Evropian do të takohen të enjten në Bruksel për të diskutuar hapat për të forcuar mbrojtjen e BE-së kundër Rusisë.
"Pyetja që shtohet nuk është më nëse siguria e Evropës kërcënohet konkretisht apo nëse Evropa duhet të mbajë më shumë përgjegjësi për sigurinë e saj, pyetja që shtohet para nesh është nëse Evropa është e përgatitur të veprojë me vendosmëri sipas situatës – dhe nëse Evropa është gati dhe e aftë të veprojë me shpejtësinë dhe me ambicien e duhur”, tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen para takimit, ndërsa shpalosi një plan financiar shumëdimensional për mbrojtjen, në vlerë prej 870 miliardë dollarësh, për bllokun me 27 anëtarë.
Një mesazh i tillë po dëgjohet nëpër takime të shumta, urgjente, të udhëheqësve evropianë, të shqetësuar nga një mos angazhim i mundshëm i Shteteve të Bashkuara dhe që po çon drejt një angazhimi të ri evropian për më shumë shpenzime në fushën e mbrojtjes. Ky zhvillim vjen pas vitesh kërkesa të përsëritura nga Uashingtoni që BE-ja të mbajë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj.
Por shtetet anëtare të BE-së po përballen me sfida të thella ndërkohë që ndërmarrin hapa për t’u riarmatosur, duke filluar nga qeveritë dhe ekonomitë e brishta e deri tek ballafaqimi me një popullatë skeptike e forcimi i partive të djathta të skajshme, shpesh me pikëpamje më të favorshme për Rusinë.
Shqetësim të veçantë për shumë prej tyre paraqet largimi i mundshëm i administratës së Presidentit Trump nga aleanca tradicionale transatlantike.
“Kjo krijon disa sfida shumë të mëdha për të ardhmen e Bashkimit Evropian – dhe mendoj se evropianët janë shumë të vetëdijshëm për këtë”, thotë Ian Lesser, i cili udhëheq zyrën e Brukselit i Fondit gjerman Marshall.
“A do t’i përgjigjet Evropa këtyre sfidave, qoftë atyre që lidhen me tregtinë apo për mbrojtjen – kolektivisht? Apo shtetet anëtare, do të veprojnë secili më vete?”.
Ndjesi urgjence
Për shumë udhëheqës të BE-së, mesazhi duket se është uniteti. Gjatë takimit në Londër, shtetet e BE-së dhe Britania e Madhe, që nuk është më pjesë e BE-së, ranë dakord të hartojnë planin e tyre të paqes për Ukrainën për t’ia paraqitur atë Uashingtonit. Franca dhe Britania gjithashtu mbështetën një të ashtuquajtur “koalicion të shteteve të gatshme”, për të dërguar forca në Ukrainë që do të garantojnë zbatimin e marrëveshjeje të mundshme paqeje.
Presidenti francez Emmanuel Macron – i cili ka kohë që bën thirrje për një Evropë me një autonomi më të gjerë ushtarake – ka sugjeruar gjithashtu që t’ua ofrojë shteteve tjera evropiane mburojën bërthamore parandaluese të Francës.
Më në fund ndjesia e urgjencës po i kaplon udhëheqësit evropianë, por në këtë moment ajo nuk mjafton”, thotë analistja Olena Prokopenko nga Fondi Marshall.
“Po shohim nivele të ndryshme të të kuptuarit të nivelit të kërcënimit me të cilin përballet Evropa në këtë moment. Po shoh një shkallë – nuk dua të them paniku – por evropianë realisht të alarmuar, të cilët po e kuptojnë se duhet të qëndrojnë bashkë sa më shumë që është e mundur”, thotë Elie Tenenbaum, i Institutit francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare me qendër në Paris.
"Megjithatë, shtoi ai, Evropa gjendet përballë një sfide të madhe. “Nëse evropianët duan të kompensojnë ndihmën e humbur amerikane për Ukrainën, duhet ta bëjnë një gjë të tillë që tani”.
"Ata duhet të ndërmarrin veprime, të urdhërojnë industritë e mbrojtjes (të prodhojnë)”.
Përtej Ukrainës, Instituti për politika ‘Bruegel’, me seli në Bruksel, llogarit se Evropës i duhen 300,000 trupa shtesë dhe qindra miliarda dollarë më shumë për të parandaluar një agresion të mundshëm rus pa Shtetet e Bashkuara.
Evropës “i mungojnë armatimet, na mungojnë pjesët për t’i zëvendësuar ato, na mungon gatishmëria”, thotë zoti Tenenbaum.
Ish-Ambasadori francez Michel Duclos, vë theksin tek pasuritë e Evropës. "Është e vërtetë që nuk gjendemi në një situatë të mirë", tha zoti Duclos, i cili punon si analist pranë Institutit ‘Montaigne’ në Paris. “Por në të njëjtën kohë, në aspektin demografik dhe atë ekonomik, ne (Evropa) mund të jemi shumë më të fortë sesa Rusia, nëse jemi në gjendje të bashkojmë veprimet tona në aspektin e mbrojtjes”, theksoi ai.
Rezistenca nga brenda
Ambiciet e reja të Evropës për sigurinë tashmë po përballen me rezistencë. Për shembull, partia ekstremit të djathtë të në Francë, Bashkimi Kombëtar ka hedhur poshtë idenë që Franca të përfshijë Evropën në ombrellën e saj bërthamore dhe udhëheqësja Marine Le Pen i cilëson planet për mbrojtje të pavarur të Evropës si “iluzion”.
Kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili njihet për lidhjet e tij miqësore me Kremlinin, i ka bërë thirrje Evropës që në vend të kësaj të hyjë në bisedime të drejtpërdrejta për të bërë të mundur një armëpushim mes Ukrainës dhe Rusisë.
Shumë ekonomi europiane po përballen me sfida, ndërsa në disa vende po zbehet mbështetja publike për Ukrainën.
Anketime të kohëve të fundit, tregojnë se ndërsa dy të tretat e qytetarëve francezë besojnë se Evropa duhet të vazhdojë të mbështesë Kievin, tre të katërtat nuk duan që trupat ushtarake të vendit të dislokohen në terren – përveçse në rast se shkojnë për të ruajtur një paqe të mundshme.
"Deri më tani, udhëheqësit evropianë janë përpjekur që në mesazhet që i përcjellin qytetarëve të vendeve të tyre të jenë më shumë qetësues sesa alarmues", thotë analisti Tenenbaum. “Por nëse duan të justifikojnë shpenzimet më të larta për mbrojtjen dhe marrjen përsipër të rrezikut, atëherë do të duhet të jenë shumë më të zëshëm për rreziqet me të cilat përballet rajoni”, përfundon ai./ VOA
Parlamenti i Serbisë u përfshi nga dhuna dhe kaosi këtë të...
Tridhjetë e dy emigrantë që tentonin të kalonin Mesdheun j...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina planifikojnë t...
SpaceX po planifikon të investojë të paktën 1.8 miliardë d...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis foli me presidentin ...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau iu kundërpërgjigj tari...
Parlamenti i Serbisë u përfshi këtë të martë nga akte të d...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe ai i Shtetev...
Sot në mesditë u raportua për herë të parë mbi gjendjen në...
Sekretari Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të viz...
Trump do të mbajë fjalimin e tij të parë në Kongres që nga...
Parlamenti i Serbisë u mbulua sot nga tymi i granatave të ...
Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i lëvizjes ‘Vetëv...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, p...
Udhëheqësit arabë u mblodhën sot në Kajro për të diskutuar...
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe futbollisti fra...
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, foli sot me ministrin e ...
Presidenti Donald Trump tha se nuk kishte asnjë shans për ...
SHBA-ja ka ndërprerë ndihmën ushtarake për Ukrainën, konfi...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në vi...
Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme, duke rikthyer luft...
Ndërsa inflacioni rritet në të gjithë Evropën pas konflikt...
Një tërmet me magnitudë 7.8 ballë goditi rajonin Mindanao ...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritm...
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej ...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...