Ftohen tensionet/ Trump lexon letrën e Zelensky-t: Jemi gati të ulemi në tryezë për bisedime
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim ...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngritur masat e kontrollit për ngarkesat me produkte me origjinë shtazore, kafshë dhe shpezë të gjalla nga zona e Durrësit, Shqipëri.
AUV njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve të Shqipërisë për të marrë informacione të përditësuara mbi situatën zoonotike lidhur me prezencën e gripit të shpendëve, nën tipi H5N1.
Aktualisht, një fermë në afërsi të Durrësit është identifikuar si e prekur nga kjo sëmundje.
“Në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, AUV ka vendosur masa të menjëhershme të kontrollit kufitar. Inspektorët veterinarë kufitarë janë urdhëruar të kryejnë kontrolle të detajuara mbi ngarkesat me produkte ushqimore me origjinë shtazore, si dhe mbi kafshët apo shpendët e gjalla, duke zbatuar në përpikëri procedurat e kontrollit për të parandaluar përhapjen e mundshme të sëmundjes në vendin tonë”, bëhet e ditur në njoftim.
Tutje, thuhet se për momentin, situata e gripit të shpendëve mbetet e kufizuar në një fermë të izoluar, ndërsa autoritetet shqiptare kanë marrë masa të menjëhershme për izolimin e zonës dhe ndalimin e qarkullimit të brendshëm.
“Nuk është vlerësuar e nevojshme vendosja e masave kufizuese për importin e përgjithshëm, pasi Kosova nuk ka import të shpendëve të gjalla nga kjo zonë. Aktualisht, rreziku i përhapjes së gripit H5N1 përmes importit mbetet i ulët. Megjithatë, AUV është në gjendje gatishmërie dhe do të përshtatë masat sipas zhvillimit të situatës”.
Më tej, bëhet e ditur se fermerët që mbajnë shpendë duhet të zbatojnë menjëherë masat e biosigurisë në fermat e tyre për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve (Avian Influenza).
“Përmes shoqatave përkatëse, të gjithë fermerët komercialë janë njoftuar për masat mbrojtëse të biosigurisë, të cilat janë thelbësore për mbrojtjen e shpendëve të tyre. Aktivizimi i sistemit të vetëkontrollit dhe zbatimi i masave të biosigurisë në fermë janë mënyrat më efikase për të përballuar këtë sëmundje. Gripi i shpendëve përhapet kryesisht nga shpendët shtegtarë, çka e bën sfidues parandalimin e tij për çdo vend. Prandaj, bashkëpunimi i fermerëve dhe zbatimi i masave të duhura është vendimtar për mbrojtjen e fermave dhe të sektorit të shpendarisë në vend”./ Revista Monitor
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim ...
Me vendimin e beftë të Uashingtonit për të pezulluar ndihm...
Parlamenti i Serbisë u përfshi nga dhuna dhe kaosi këtë të...
Tridhjetë e dy emigrantë që tentonin të kalonin Mesdheun j...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina planifikojnë t...
SpaceX po planifikon të investojë të paktën 1.8 miliardë d...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis foli me presidentin ...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau iu kundërpërgjigj tari...
Parlamenti i Serbisë u përfshi këtë të martë nga akte të d...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe ai i Shtetev...
Sot në mesditë u raportua për herë të parë mbi gjendjen në...
Sekretari Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të viz...
Trump do të mbajë fjalimin e tij të parë në Kongres që nga...
Parlamenti i Serbisë u mbulua sot nga tymi i granatave të ...
Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i lëvizjes ‘Vetëv...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, p...
Udhëheqësit arabë u mblodhën sot në Kajro për të diskutuar...
Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe futbollisti fra...
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, foli sot me ministrin e ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...