Skana gozhdon Gjonin: Deputeti part time që i qan zemra për Mirditën, po deformon realitetin
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...

Kërkesa e Kosovës për të qenë mysafire speciale në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u hoq nga rendi i ditës, konfirmoi delegacioni i Kosovës pranë KiE-së.
Kjo kërkesë ishte në rendin e ditës së takimit të Komitetit, i cili po mbahet në Paris.
Ariana Musliu Shoshi - pjesë e delegacionit të Kosovës - tha se, me kërkesë të kryetarit të Grupit të Partisë Popullore Evropiane, Pablo Hispan, u votua për shtyrjen e kësaj pike nga rendi i ditës.
Musliu Shoshi e cilësoi këtë si "një zhvillim të papritur".
"Kjo situatë tregon nevojën për mobilizim si shtet, në bashkëpunim me aleatët tanë, për të krijuar një strategji të qartë që do të sigurojë realizimin e prioriteteve dhe agjendave tona në arenën ndërkombëtare", shkroi ajo në Facebook.
Më herët, për një gjë të tillë raportoi edhe kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.
Gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ajo tha se është njoftuar nga shefja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bilana Pantiq.
"Mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Spanja, mirënjohje e madhe për miqtë tanë nga Partia Popullore Evropiane (EPP), të cilët na ofruan mbështetje në mënyrë që ta kishim shumicën për të arritur ta heqim këtë pikë nga rendi i ditës i Komitetit politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës", tha Bërnabiq.
Të pranishëm në takimin e sotëm janë edhe Besnik Tahiri dhe Ariana Musliu Shoshi, anëtarë të delegacionit të Kosovës pranë Këshillit të Evropës. Radio Evropa e Lirë është duke bërë përpjekje t'i kontaktojë ata për një koment.
Gjithashtu, Radio Evropa e Lirë i është drejtuar edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës për këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes.
Asambleja Parlamentare mund t’i japë statusin e mysafirit të veçantë parlamenteve kombëtare të vendeve evropiane që nuk janë shtete anëtare, por të cilat kanë aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Anëtarët e delegacionit të mysafirit special mund të ulën në Asamblenë Parlamentare, por nuk kanë të drejtë vote. Ata kanë të drejtë të mbajnë fjalim me leje të presidentit të Asamblesë.
Kosova dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës në fillim të vitit 2024, për shkak se u kushtëzua me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Vitin e kaluar, Serbia kishte formuar grup punues për koordinimin e aktiviteteve të autoriteteve shtetërore kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Këshilli i Evropës është organizatë lidere në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Anëtarësimi eventual do t’i ndihmonte Kosovës, mes tjerash, në fushën e sundimit të ligjit, dhe luftimin e korrupsionit./ REL
Gjermania ka miratuar një plan historik që mund të arrijë ...
Pas protestave madhështore të së premtes për Tempin, në Pa...
Presidenti Donald Trump zbuloi se i dyshuari kryesor për t...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka ngr...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbajtur një fjalim ...
Me vendimin e beftë të Uashingtonit për të pezulluar ndihm...
Parlamenti i Serbisë u përfshi nga dhuna dhe kaosi këtë të...
Tridhjetë e dy emigrantë që tentonin të kalonin Mesdheun j...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina planifikojnë t...
SpaceX po planifikon të investojë të paktën 1.8 miliardë d...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka bërë të...
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis foli me presidentin ...
Kryeministri kanadez Justin Trudeau iu kundërpërgjigj tari...
Parlamenti i Serbisë u përfshi këtë të martë nga akte të d...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe ai i Shtetev...
Sot në mesditë u raportua për herë të parë mbi gjendjen në...
Sekretari Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet të viz...
Trump do të mbajë fjalimin e tij të parë në Kongres që nga...
Parlamenti i Serbisë u mbulua sot nga tymi i granatave të ...
Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i lëvizjes ‘Vetëv...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...