Vuçiç i drejtohet popullit, tregon për çfarë i tërhoqën "veshin" ndërkombëtarët në Tiranë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua sot...

Ende janë të paqarta rrethanat e asaj që ndodhi në Gaza të enjten. Ndihmat humanitare duhej të shkonin në zonën palestineze, ku ushtria izraelite lufton kundër grupit terrorist të Hamasit. Pas mbërritjes së kamionëve të ngarkuar me ndihma u panë skena kaotike. Njerëzit shtyheshin drejt kamionëve për të marrë ndihma. Janë dëgjuar të shtëna. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi janë vrarë 112 vetë dhe 760 të tjerë u plagosën. Nga pala izraelite u tha se "pati shtyrje kaotike" ku mijëra vetë mësynë konvoin me ndihma dhe disa vetë janë shtypur nga kamionët, të tjerë janë vrarë në masën e njerëzve, gjë që Izraeli përpiqet ta provojë me pamje nga ajri.
Reagime të ashpra ndërkombëtare
Përfaqësuesi i autoritetetit palestinez në OKB, Riad Mansur akuzoi Izraelin për vrasje të qëllimshme të palestinezëve. Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari i hodhi poshtë akuzat. "Nuk ka pasur sulm të ushtrisë izraelite ndaj konvoit të ndihmave", tha ai. Ndërkohë në shkallë ndërkombëtare është e madhe tronditja për rastin tragjik në Gaza dhe Izraeli përballet me akuza masive. Në Nju Jork, Këshilli i Sigurimit të OKB zhvilloi një takim urgjent me dyer të mbyllura. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kërkoi hetim të pavarur.
"Këshilli i Sigurimit duhet të thotë, se kupa është mbushur", tha përfaqësuesi i autoritetit palestineznë OKB, Riad Mansur para gazetarëve.
Edhe SHBA kërkon përgjigje. "Ne kemi nevojë për informacione urgjente për atë që ka ndodhur", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme amerikane, Matthew Miller. Edhe ministri i Jashtëm francez, Stéphane Séjourné kërkon sqarime. "Duhet të ketë një hetim të pavarur për të përcaktuar, se çfarë ka ndodhur", tha ai për televizionin francez, Inter. Franca duhet të adresojë hapur, nëse "në Gaza ndodhin akte mizore". Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shkroi në platformën X, se"duhet të sqarohet plotësisht nga ushtria izraelite, se si erdhi deri tek paniku masiv dhe të shtënat". Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme gjermane tha, se Berlini qëndron në kontakt me qeverinë izraelite dhe se e ka bërë të qartë pritshmërinë.
Gjermania rrit ndihmat humanitare
Për shkak të gjendjes katastrofike humanitare në Gaza, Gjermania e rriti me 20 milionë euro ndihmën për popullsinë në Gaza. Ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock, tha se ndihma nuk mjafton. Në javët e fundit është ulur numri i kamionëve me ndihma humanitare e medikamente dhe ndihma të tjera që mbërrijnë në Gaza. "Kjo është e papranueshme. Qeveria izraelite duhet të mundësojë pa vonesë një qasje të sigurt dhe të pa penguar të ndihmave humanitare", kërkoi ministrja.
Konflikti i përgjakshëm në Gaza filloi pas sulmit masiv të Hamasit kundër Izraelit më 7 tetor. Qindra terroristë të Hamasit sulmuan para pesë muajsh zona në jug të Izraelit dhe një festival pop-i. Ata vranë sipas të dhënave izraelite 1160 vetë dhe morën 250 pengje që mbahen të fshehur në tunele nëntokësore në Rripin e Gazës. Si reagim pas sulmit, Izraeli ka filluar një kundërsulm të zgjeruar ushtarak me qëllimin e shkatërrimit të Hamasit. Në këto luftime, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë të kontrolluar nga Hamasi janë vrarë më shumë se 30.000 palestinezë. Hamasi kategorizohet nga Gjermania, BE, SHBA e vende të tjera si organizatë terroriste./DW
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, iu drejtua sot...
Të paktën 120 persona janë arrestuar në Rusi pse kanë marr...
Autoritetet belge dhe Policia Kombëtare Hungareze, e m...
Për një muaj Komisioni Europian i ndaloi ndihmat për o...
Një ish-diplomat amerikan i tha një gjykatësi federal të e...
Gjykatësja federale që mbikëqyr çështjen penale ndaj ish-p...
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha...
Në një studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kër...
Fermerët gjermanë kanë zhvilluar një protestë të pazakontë...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar katër dronë rusë mbi...
Mijëra persona me lule në duar, të rrethuar nga forcat e s...
Këtë të premte u mbajt ceremonia mortore për opozitari rus...
Bashkimi Evropian tha se për Serbinë do të ketë pasoja për...
Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk...
Për një nga familjet më të pasura të Indisë, një martesë n...
Makina e varrimit që mban arkivolin e Alexei Navalny-t...
Sa para ka Bundeswehri për avionë, tanke dhe pajisje të re...
Në Sicili është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pasi r...
Më shumë se një miliard njerëz janë duke jetuar me obe...
Sot do të kryhet ceremonia mortore për liderin e opozi...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...