Konjufca: Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës projekt statut për Asociacionin
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha...

Gjykatësja federale që mbikëqyr çështjen penale ndaj ish-presidentit Donald Trump lidhur me dokumentet e klasifikuara, pritet të caktojë të premten një datë për gjyqin.
Është një vendim i rëndësishëm pasi mund të përcaktojë nëse kandidati kryesor i Partisë Republikane do të dalë në gjyq këtë vit për t’u përballur me akuzat se mori me vete të dhëna tepër sekrete kur iku nga Shtëpia e Bardhë dhe i fshehu ato nga autoritetet.
Gjyqi në shtetin e Floridës aktualisht është caktuar për më 20 maj. Por gjyqtarja Aileen Cannon e ka shtyrë tashmë disa herë datën lidhur me këtë çështje dhe ka sinjalizuar se gjatë seancës së të premtes do ta rishikojë datën e gjykimit.
Prokurorët federalë kërkuan të enjten që data e gjyqit të jetë më 8 korrik. Avokatët mbrojtës të zotit Trump thanë se është e pamundur të mbahet një proces gjyqësor i drejtë këtë vit, ndërsa ish-presidenti po kandidon për t’u rikthyer në Shtëpinë e Bardhë, megjithatë ata propozuan 12 gushtin si datë të mundshme për të filluar përzgjedhjen e jurisë.
Data e gjyqit ka marrë një rëndësi edhe më të madhe duke pasur parasysh pasigurinë lidhur me një çështje tjetër federale në Uashington, ku zoti Trump akuzohet se u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Gjykata e Lartë tha këtë javë se në fund të prillit do të dëgjojë argumentet pro dhe kundër lidhur me pretendimin e zotit Trump se ai ka imunitet nga ndjekja penale, duke shkaktuar pasiguri të mëdha nëse gjyqi për këto akuza, të ngritura po ashtu nga prokurori i posaçëm, Jack Smith – do të ishte e mundur të zhvillohej përpara zgjedhjeve të nëntorit.
Nëse gjyqi për dokumentet e klasifikuara në Florida shtyhet deri pas zgjedhjeve dhe ai për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve në Uashington nuk fillon këtë vit, kjo do të thotë se votuesit do të shkojnë në zgjedhje pa e ditur fatin e dy çështjeve madhore kundër ish-presidentit.
Seanca e së premtes është e para që është e hapur për këtë çështje prej disa muajsh.
Ish-presidenti Trump përballet me 40 akuza penale në Florida, të ngritura nga prokurori i posaçëm Smith, sipas së cilave ai mori me vete dhjetëra dokumente të klasifikuara kur u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe i çoi ato në Mar-a-Lago. Më pas ai refuzoi kërkesat e Departamentit të Drejtësisë për t’i kthyer ato.
Prokurorët kanë thënë se “nuk ka pasur kurrë më parë një rast në historinë amerikane kur një ish-zyrtar të ketë kryer veprime të ngjashme”.
Ish-presidenti Trump dhe avokatët e tij kanë mohuar çdo shkelje. Ata i kërkuan gjykatëses Cannon javën e kaluar që ta ndërpresë çështjen, duke përmendur mes të tjerash argumentin e imunitetit, që po shqyrtohet aktualisht nga Gjykata e Lartë./ VOA
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha...
Në një studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kër...
Fermerët gjermanë kanë zhvilluar një protestë të pazakontë...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar katër dronë rusë mbi...
Mijëra persona me lule në duar, të rrethuar nga forcat e s...
Këtë të premte u mbajt ceremonia mortore për opozitari rus...
Bashkimi Evropian tha se për Serbinë do të ketë pasoja për...
Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk...
Për një nga familjet më të pasura të Indisë, një martesë n...
Makina e varrimit që mban arkivolin e Alexei Navalny-t...
Sa para ka Bundeswehri për avionë, tanke dhe pajisje të re...
Në Sicili është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pasi r...
Më shumë se një miliard njerëz janë duke jetuar me obe...
Sot do të kryhet ceremonia mortore për liderin e opozi...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Të paktën 43 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr ...
Aleatët politikë të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan...
Shtetet e Bashkuara (SHBA) nuk kanë parë ndonjë shenjë se ...
Së paku 19 ushtarë rusë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u pl...
Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, tha të enj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...