SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...

Ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier, tha të enjten se nëse do të ishte themeluar Asociacioni i komunave me shumicë serbe, nuk do të ishin krijuar shqetësimet lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa i bëri thirrje qeverisë të çojë përpara procesin e themelimit të tij dhe të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për projekt statutin e hartuar nga perëndimi për këtë Asociacion.
“Në këtë mënyrë, Kosova do të përfitonte në mënyrë thelbësore. Do të ketë një përgjigje nëse është kushtetues apo jo, do të dihet a ka përgjegjësi ekzekutive apo jo dhe mendojmë se vetëm Gjykata mund ta japë atë vlerësim”, tha ai duke nënvizuar se kjo do të pasqyronte përkushtimin e Kosovës për t’i përmbushur detyrimet e saj.
“Disa nga shqetësimet që kemi ngritur në lidhje me zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore do të ishin tejkaluar nëse do të kishim një Asociacion funksional”, tha ambasadori Hovenier duke bërë thirrje që çështja të diskutohet në kuadër të bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës, sipas së cilës euroja është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e diplomacisë perëndimore për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës që vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Beogradi, por edhe për tensionet ndërmjet palëve.
“Ne nuk po sfidojmë përgjegjësinë apo autoritetet e Bankës Qendrore. Ne nuk po përpiqemi të mbrojmë dinarin. Qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk mban qëndrim se cila valutë përdoret në Kosovë, këtë e përcaktojnë autoritetet e Kosovës”, tha ambasadori Hovenier duke nënvizuar se çështja është se si po zbatohet rregullorja e Bankës Qendrore dhe ndikimi i këtij zbatimi te komunitetet pakicë, posaçërisht te komuniteti serb.
“Dhe tani pse mendojmë se kjo është një çështje dialogu? Sepse sipas planit të (Martti) Ahtisaarit, me kushtet në të cilat Kosova mori mbështetjen tonë për pavarësinë e saj, u morën zotime në lidhje me mbrojtjen specifike dhe aranzhimet specifike për komunitetet pakicë”, tha ambasadori amerikan gjatë një bashkëbisedimi me një grup gazetarësh në Prishtinë.
Të martën Kosova refuzoi të përfaqësohet në nivel politik në një takim ne Bruksel për këtë çështje.
Shtetet e Bashkuara e kanë kritikuar Kosovën dhe kanë paralajmëruar se partneriteti ndërmjet dy qeverive është dëmtuar me qasjen e saj ndaj çështjes së dinarit.
“Nuk mendoj se qeveria ime mund të sinjalizojë më qartë se me mënyrat siç kemi sinjalizuar deri më tani se jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me qeverinë e (Albin) Kurtit në këtë kohë. Ne nuk besojmë se qeveria aktuale ka qenë mjaft e vëmendshme ndaj shqetësimeve që kemi ngritur vazhdimisht në lidhje me planet dhe zbatimin ose zbatimin e mëvonshëm të rregullores së Bankës Qendrore. Ne nuk po e bëjmë këtë, siç thashë, për të mbrojtur dinarin, ne po e bëjmë këtë sepse është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë”, tha ai duke nënvizuar se qeveria e Kosovës duhet të veprojë në një mënyrë që është në përputhje me zotimet që ka marrë për të siguruar që të gjithë pjesëtarët e shoqërisë, duke përfshirë pjesëtarët e komuniteteve pakicë mund të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie.
“Dhe ne besojmë se mënyra se si po zbatohet kjo rregullore nuk e bën këtë sa duhet. Ne besojmë se po dëmton njerëzit e cenueshëm. Ne besojmë se kjo po shkakton shqetësim të vërtetë në një komunitet, që është i panevojshëm. Pra, ka ndikuar në cilësinë e partneritetit tonë”, tha ambasadori Hovenier, duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë më të përkushtuar se kurrë ndaj popullit të Kosovës, por kjo, shtoi ai, nuk nënkupton që secila qeveri e Kosovës do të fitojë përkrahje për zgjidhjet që bën.
“Nëse ato zgjidhje janë në përputhje me pikëpamjen tonë, do t’i përkrahim, nëse e vërejmë që ato pengojnë objektivat tona, do t’i kritikojmë”, tha zoti Hovenier, duke paralajmëruar se një partneritet i dëmtuar ka pasoja./ VOA
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi të shqyrto...
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të enjten të përmbus...
Presidenti Joe Biden “vazhdon të jetë i aftë për të kr...
Bashkimi Evropian tha të enjten se raporti i OSBE/ODIHR-it...
Mohammad Mustafa, i cili pritet të bëhet kryeministër ...
Më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazë...
Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë për...
Fluturimi në Evropë është në nivelin më të sigurt që n...
Bashkimi Evropian vlerëson se raporti përfundimtar i zyrës...
Fregata gjermane "Hessen", e vendosur në Detin e Kuq p...
Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e përbashkët të Bash...
Komediani amerikan, Richard Lewis, i njohur si "Princi...
Më shumë se 30,000 palestinezë janë vrarë në Gaza që n...
Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar në konferencën për ...
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të U...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një konfere...
Një numër i paspecifikuar i ushtarëve ukrainas të forcave ...
Mungesa e fuqisë punëtore - të kualifikuar apo dhe pa kual...
Derisa NATO-ja ka pritur me durim për gati 18 muaj që Turq...
Gjykata e Lartë ra dakord të mërkurën që të marrë në shqyr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...