Financimi i kullës së Ervin Matës/ Plug: Mbi 28 milionë euro autofaturime për kompanitë e lidhura me Vilma Nushin
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...

Mungesa e fuqisë punëtore - të kualifikuar apo dhe pa kualifikime - po pengon zhvillimin ekonomik në Gjermani. Sipas Ministrit Federal të Punës, Hubertus Heil, mungesa e fuqisë punëtore mund të bëhet pengesa kryesore e zhvillimit ekonomik. Prandaj, ministri i SPD ftoi më shumë se 700 përfaqësues të ekonomisë, shoqata të ndryshme dhe institucione arsimore në një kongres njëditor në Berlin.
"Atë ditë, ne do të promovojmë shumë ide të mira se si të sigurojmë një numër të mjaftueshëm të fuqisë punëtore profesionale, ide që tashmë ekzistojnë, por duhet të bëhen më të njohura," tha Heil, i cili hapi kongresin me Ministrin e Ekonomisë Robert Habeck (Të Gjelbrit) dhe ministren e Arsimit Bettina Stark-Watzinger (FDP).
Në Gjermani, 46 milionë veta janë aktualisht aktivë në tregun e punës, që është një rekord. "Gjermania është pra akoma një vend ku punohet shumë," tha Heil. Ai përmendi arsimin si pikënisje për zgjidhjen e problemit të mungesës së fuqisë punëtore. Sipas ministrit, në vend ka rreth 1.6 milionë veta të moshës 20-29 vjeç pa asnjë kualifikim. Është e rëndësishme që çdo i ri të ketë një shans për të hyrë në tregun e punës, shtoi Heil.
Më shumë gra dhe punëtorë të moshuar
Prandaj Heil kërkon që të përdoren më shumë të gjitha mjetet me ndihmën e të cilave mund të zvogëlohet mungesa e fuqisë punëtore profesionale: "Është një përqindje më e madhe e grave në totalin e popullsisë, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara që mund të angazhohen më shumë në punë". Për më tepër, qëllimi është të "tërheqin koka të zgjuara dhe duar punëtorë" nga jashtë në Gjermani. "Sigurimi i punëtorëve të kualifikuar është sigurimi i mirëqenies”, theksoi ministri federal i Punës.
Ministrja federale e Arsimit Bettina Stark-Watzinger, theksoi veçanërisht mundësinë e shkollimit dual. Është një mundësi e madhe që hap derën e një karriere profesionale”, tha politikaja e FDP-së.
Çdo vit, të paktën 45 mijë të rinj e lënë shkollën pa asnjë kualifikim dhe pa asnjë diplomë, shpjegoi ministrja gjermane e Arsimit. Kjo është arsyeja pse qeveria federale, siç vuri në dukje ajo, ka nisur një program të posaçëm stimulues, me vlerë disa miliardë euro, nga i cili duhet të përfitojnë 4000 shkolla. Qëllimi i programit është të lehtësojë hyrjen e të rinjve në tregun e punës.
Sindikatat ankohen për kushtet e këqija të punës
Kryetarja e Shoqatës së Sindikatave Gjermane (DGB), Yasmin Fahimi, i sheh kushtet e këqija të punës si një shkak serioz të mungesës së fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani. "Aty ku kushtet janë të këqija dhe ngarkesa është e lartë, do të ketë mungesë të fuqisë punëtore në afat të shkurtër apo afatgjatë”, tha Fahimi për gazetat e grupit mediatik Funke. Kushtet e këqija të punës janë një arsye e rëndësishme që punonjësit të vendosin të ndryshojnë profesionin ose pse nuk vendosin as të marrin një punë fare, pohon kreu i DGB-së. Dhe kështu "fillon rrethi vicioz”, sipas Fahimit. "Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, puna bëhet një barrë edhe më e madhe për punëtorët e aftë të mbetur."
Prandaj Fahimi kërkon përmirësimin e kushteve të punës për punonjësit, pra programe antistres apo marrëveshje kolektive që do të ofronin mundësi për uljen e ngarkesës. Stresi është një sinjal i qartë për punëdhënësit se duhet të bëjnë diçka për ngarkesën mendore ose fizike të punonjësve të tyre, thekson ajo. "Punëdhënësit që e injorojnë këtë, ose e kompensojnë mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar duke angazhuar edhe më shumë në punë punonjësit e tanishëm, ata e dëmtojnë vetëm veten e tyre, sepse punonjësit janë të mbingarkuar, e kjo shkon shpensh në kurriz të të gjithë shoqërisë."
Hans-Jürgen Urban, anëtar i Bordit Drejtues të IG Metall (sindikata e punonjësve në industrinë e metaleve...) thekson një argument të ngjashëm. Në një deklaratë për rrjetin mediatik RND, ai tha: "Problemi nuk është mungesa e përgjithshme e fuqisë punëtore”. Urban shton se ka probleme me mungesën e fuqisë punëtore ku kushtet e punës janë shumë të këqija, pra ku paga është e vogël ose ku kushtet dhe kualifikimet e kërkuara për një punë janë shumë të larta. Shumë kompani ende nuk e kanë kuptuar se ndërkohë atraktiviteti i punëdhënësit është një nga kompetencat kryesore, paralajmëron Urban./DW
Derisa NATO-ja ka pritur me durim për gati 18 muaj që Turq...
Gjykata e Lartë ra dakord të mërkurën që të marrë në shqyr...
Organizata “Freedom House” me seli në Washington ka publik...
Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohuan se Samiti i Tir...
Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë të përgatitura pë...
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkua...
Joe Biden dhe Donald Trump i fituan me lehtësi dhe rez...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu ga...
Projektligji mbi ndihmat e huaja me vlerë 95 miliardë doll...
Mediat shtetërore ruse Tass ka publikuar një artikull ...
Letonia ka vendosur të mbajë në fuqi ndalimin e hyrjes për...
Pjesëtarë të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kan...
Mëngjesin e sotëm, Papa Françesku është dërguar në spi...
Njihuni me reporteren 11-vjeçare të luftës në Gaza, Sumayy...
Alexei Navalny do të varroset në një varrezë në Moskë ...
Takimi i organizuar në Paris për Ukrainën synonte të sillt...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka fituar lehtësisht...
Të paktën një çerek i popullsisë së Gazës, 576.000 per...
Autoritetet ukrainase akuzuan të martën Rusinë për një fus...
Një grup qytetarësh u mblodhën të martën para selisë s...
Pas denoncimit të parë, emisioni Plug ka vijuar sërish inv...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...