Çfarë mendojnë ekspertët për Samitin "Ukraina - Europa Juglindore"
Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohuan se Samiti i Tir...

Organizata “Freedom House” me seli në Washington ka publikuar raportin vjetor ku vlerëson se Kosova dhe Shqipëria mbesin vende “pjesërisht të lira” pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.
Në raportin mbi “Lirinë në Botë”, Kosova këtë vit vlerësohet me 60 pikë nga 100 pikë maksimale, pa ndryshime nga viti i kaluar. Në të kaluarën, organizata “Freedom House” e ka cilësuar Kosovën si vend në tranzicion me një sistem hibrid qeverisjeje.
Ndërkaq, në indeksin e Lirisë Globale Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë në raport me vlerësimin e vitit të kaluar. Shqipëria po ashtu konsiderohet si vend në tranzicion me sistem hibrid të qeverisjes.
Ekspertja e organizatës “Freedom House” për Ballkanin, Alexandra Karppi, thotë për "Zërin e Amerikës" se situata në Kosovë nuk mund të shkëputet nga dinamika e zhvillimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Vitet e fundit Kosova ka shënuar përparim, çka pasqyrohet te rezultatet, sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe lirive qytetare, proceseve më të dobishme politike, që u kanë mundësuar qytetarëve pjesëmarrje më të lirë, dhe shoqërisë civile veprimtari më aktive. Këto gjëra gjithsesi kanë shënuar përparim vitet e fundit", deklaroi zonja Karppi.
Viti 2023, sipas saj, ishte i vështirë për Kosovën.
“Kemi parë rritje të dhunës në komunat veriore, çka mund të vërë në mëdyshje shumë procese, dhe mund shkaktojë trysni ndaj qeverisë që të sigurohet se po ofron mbrojtje për të gjithë qytetarët e Kosovës”, theksoi zonja Karppi. “Këto janë procese afatgjata. Kjo është një situatë e stërzgjatur sigurie.”
Sipas saj, “megjithëse ekzistojnë shqetësimeve për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve, janë bërë përparime të mëdha në respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe të drejtave fetare.”
“Kosova mbetet një nga vendet udhëheqëse në Ballkanin Perëndimor në disa nga shtyllat e rëndësishme dhe thelbësore të demokracisë.”
Lidhur me Shqipërinë, zonja Karppi theksoi si përmirësim procesin e vetingut, i cili, sipas saj, “ka filluar të shënojë përparim duke e detyruar Shqipërinë që ta mënjanojë korrupsionin në fushën e drejtësisë”.
Sipas zonjës Karppi, kjo do të thotë se në Shqipëri gjykatat tani janë në pozitë më të mirë që t’u shërbejnë qytetarëve dhe janë më efikase.
“Kjo do të thotë se në Shqipëri po përmirësohet dukshëm qasja e qytetarëve tek sistemi i drejtësisë dhe ky përparim duhet të vlerësohet”, shtoi ajo.
Ekspertja Karppi thotë se mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë shqetësim në Shqipëri. Ajo përmendi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale, gjatë të cilave, sipas saj, “nuk është krijuar një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta.”
“Përgjithësisht Shqipëria ka përparuar këtë vit duke u dhënë mundësi qytetarëve që serish të marrin pjesë në proceset demokratike duke iu përmbajtur angazhimeve për reforma të marra para Bashkimit Evropian".
Raporti që vlerëson përparimin e 195 shteteve dhe 15 territoreve gjatë vitit 2023, bazuar tek vlerësimet në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, e cilësoi gjendjen e përgjithshme globale të të drejtave politike dhe lirive të njeriut si, “një situatë të përshkallëzuar gjerësisht”.
Sipas organizatës "Freedom House", të drejtat politike kanë shënuar rënie për të 18 vite me radhë. Rënie është shënuar në 52 shtete, ndërkohë që vetëm 21 vende kanë shënuar përmirësim gjatë vitit 2023. Aktualisht nga 195 vendet dhe territoret e vlerësuara, sipas raportit, shumica e popullsisë së botës, rreth 80 për qind, jeton në vende që klasifikohen si pjesërisht të lira apo jo të lira.
Në veçanti, organizata nënvizoi se zgjedhjet e manipuluara, si ato në Ekuador, Kamboxhia Poloni, Turqi dhe vende të tjera, dhe konfliktet e armatosura, disa të nxitura nga regjimet autoritare, si në rastin e Azerbajxhanit ndaj Nagorno-Karabakut dhe Rusisë ndaj Ukrainës, apo lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, që ka shkaktuar viktima të shumta civile, kanë kontribuar tek regresi i përgjithshëm gjatë vitit 2023.
Organizata “Freedom House” thekson se Serbia ka shënuar rënien më të madhe në Evropë. Ajo është vlerësuar me 57 pikë, duke rënë tre pikë në kategorinë e të drejtave politike dhe lirive qytetare nga viti i kaluar. Serbia është po ashtu në listën e shteteve që, sipas organizatës, shënuan rënien më të madhe të lirisë në dekadën e fundit, me 21 pikë.
Sipas ekspertes Karppi, zgjedhjet e mbajtura në Serbi në fund të vitit 2023, të sfiduara nga partitë opozitare “ishin vetëm një nga arsyet e rënies.” Disa faktorë të tjerë, sipas zonjës Karppi, përfshijnë edhe mungesën e transparencës rreth prokurimit, projekteve në infrastrukturë dhe politikave të zhvillimit ekonomik, por edhe fushatat denigruese ndaj udhëheqësve opozitarë dhe kritikëve të regjimit të Beogradit.
“Aktualisht ekziston frika e ndonjë lloj hakmarrjeje nëse kritikoni ashpër këtë qeveri. Pra, përgjithësisht, një pamje e përkeqësuar”, shtoi ajo. “Po shohim një hapësirë që sa vjen e ngushtohet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe po ashtu një zbehje të funksionimit të institucioneve demokratike”.
Këtë vit, sipas raportit, rënien më të madhe e shënoi enklava e Nagorno-Karabaku-t, ku 120,000 banorë armenë u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre nën trysninë ushtarake të Azerbajxhanit.
“Shtrirja dhe shkalla e përshkallëzimit është e gjerë dhe prek një të pestën e popullsisë së botës”, thuhet në raportin e organizatës. “Pothuajse kudo, zbehja e të drejtave është shkaktuar nga sulmet ndaj pluralizmit, bashkëjetesës paqësore të individëve me ide të ndryshme politike, fetare apo identitete etnike".
Në krye të listës së organizatës “Freedom House” renditet Finlanda me 100 pikë, pasuar nga Zelanda e Re dhe Suedia me 99 pikë./ Voa
Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohuan se Samiti i Tir...
Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë të përgatitura pë...
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkua...
Joe Biden dhe Donald Trump i fituan me lehtësi dhe rez...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu ga...
Projektligji mbi ndihmat e huaja me vlerë 95 miliardë doll...
Mediat shtetërore ruse Tass ka publikuar një artikull ...
Letonia ka vendosur të mbajë në fuqi ndalimin e hyrjes për...
Pjesëtarë të Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist kan...
Mëngjesin e sotëm, Papa Françesku është dërguar në spi...
Njihuni me reporteren 11-vjeçare të luftës në Gaza, Sumayy...
Alexei Navalny do të varroset në një varrezë në Moskë ...
Takimi i organizuar në Paris për Ukrainën synonte të sillt...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka fituar lehtësisht...
Të paktën një çerek i popullsisë së Gazës, 576.000 per...
Autoritetet ukrainase akuzuan të martën Rusinë për një fus...
Një grup qytetarësh u mblodhën të martën para selisë s...
Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varh...
Ndërsa Joe Biden dhe Donald Trump po vazhdojnë fitoret në ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i tha rrjetit tele...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...