Çfarë është stresi ekstrem i nxehtësisë?/ Brenda fenomenit vdekjeprurës që po përhapet në të gjithë Evropën
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...

Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka fituar lehtësisht zgjedhjet paraprake demokratike në Michigan të martën, mirëpo një votë proteste e demokratëve të zemëruar për mbështetjen e tij për luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazë, i ka tejkaluar pritshmëritë e organizatorëve.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, i ka fituar bindshëm zgjedhjet paraprake republikane në këtë shtet, duke i rritur mundësitë për të fituar nominimin e partisë së tij, për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
Ndonëse Biden dhe Trump është pritur që të fitojnë lehtësisht në zgjedhjet paraprake në këtë shtet, procesi i numërimit të votave është vëzhguar prej afër, për të parë dozën e mbështetjes që ata gëzojnë.
Në Michigan, ku gjendet një komunitet i madh arabo-amerikan, votuesve demokratë u është bërë thirrje që të plotësojnë fletëvotimet si “të pavendosur”, si shenjë proteste për politikën e Biden-it për Gazën.
Pas pothuajse gjysmës së votave të numëruara, numri i votuesve “të pavendosur”, ka shkuar në mbi 58.000, sipas organizatës "Edison Research", duke e tejkaluar shifrën 10.000 që e kishin pritur organizuesit e protestës.
Shumë prej pjesëtarëve të komunitetit arabo-amerikan, që e kanë përkrahur Biden-in më 2020, tani janë të zemëruar. Biden ka thënë më vonë, përmes një deklarate, se falënderon çdo banor të Michigan-it, të cilit i është dëgjuar zëri.
“Shfrytëzimi i së drejtës së votës dhe pjesëmarrja në demokraci, është çfarë e bën Amerikën të mrekullueshme”, ka thënë ai.
Sipas "Edison Research", Biden gëzon 80 për qind mbështetje në Michigan, ndërsa 13 për qind janë të pavendosur. Pas 58 për qind të votave të numëruara të republikanëve, Trump gëzon 67 për qind mbështetje, në krahasim me kundërkandidaten e tij, Nikki Haley, me 27 për qind.
Ky shtet e ofron vazhdimisht mundësinë e identifikimit të votuesve si “të pavendosur”, për të kuptuar bazën e mbështetjes për një kandidat.
Michigan-i pritet të luajë rol vendimtar në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit, kur pritet të përballen kokë më kokë Biden-i dhe Trump-i./REL
Të paktën një çerek i popullsisë së Gazës, 576.000 per...
Autoritetet ukrainase akuzuan të martën Rusinë për një fus...
Një grup qytetarësh u mblodhën të martën para selisë s...
Komisioneri evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varh...
Ndërsa Joe Biden dhe Donald Trump po vazhdojnë fitoret në ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i tha rrjetit tele...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se...
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...
Mijëra fermerë polakë marshuan në rrugët e Varshavës të ma...
Në Bruksel ka përfunduar takimi i përbashkët mes ekspertëv...
Autoritetet malazeze kanë arrestuar të dyshuarin për v...
Greqia ra dakord zyrtarisht të hënën të marrë pjesë dhe të...
Rusia të martën ka urdhëruar një ndalesë gjashtëmujore të ...
Financieri dhe filantropisti, Jacob Rothschild, i dina...
Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka lëshuar n...
Kryeministri sllovak, Robert Fico, paralajmëroi një "p...
Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel të mar...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se shpr...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u tha homologëve evro...
Rusia e ka hedhur poshtë një ide të Zvicrës për bisedime t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Evropës po ...
Vetëm katër vende të BE-së e kanë zbatuar Direktivën e BE-...
Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Kongresit të miratojë një pa...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...