Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel të martën zhvillohen takime në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhjeje rreth përdorimit të dinarit serb.
Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, parasheh euron si valutën e vetme për kryerjen e pagesave me para të gatshme në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.
Ky vendim, sipas BE-së, ka shkaktuar probleme praktike për komunitetin serb në Kosovë, të cilët kanë përdorur dinarin serb dhe me këtë valutë kanë marrë ndihmë nga Serbia. Prandaj, BE-ja ka thirrur takimin e 27 shkurtit për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje.
Takimet në Bruksel nisin në mëngjes dhe sipas burimeve diplomatike, i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, së pari do të takohet me delegacionin e Serbisë, pastaj me atë të Kosovës. Sipas praktikës nga e kaluara, pas takimeve të ndara që Lajçak do të zhvillojë me palët do të zhvillohen edhe takime trepalëshe.
Ndonëse BE-ja një ditë më parë njoftoi se të dyja palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre, në këto takime duket se përbërja e delegacioneve do të jetë e ndryshme nga e kaluara. Përderisa në takime Serbinë do ta përfaqësojë kryenegociatori i saj për dialog, Petar Petkoviq, nga Kosova në takimet në Bruksel do të marrë pjesë guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili njëherësh është edhe kryenegociator për dialogun me Serbinë, nuk ishte pajtuar që çështja e dinarit serb të ishte pjesë e dialogut. Kjo, pasi Qeveria e Kosovës e konsideron këtë gjë si çështje të brendshme për të cilën kompetenca të pavarura ka BQK-ja.
Bislimi javën e kaluar e kritikoi të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, për vendosjen e kësaj teme në agjendë të takimeve në Bruksel, pa pajtimin paraprak të Kosovës. Sipas kryenegociatorit kosovar, Lajçak në këtë mënyrë shkeli parimet e dialogut të vendosura vet ai, sipas të cilave, asnjë temë nuk mund të vendoset në rend dite pa pajtimin paraprak të Kosovës dhe Serbisë.
Por, nga BE-ja janë përgjigjur se blloku angazhohen për të gjetur një zgjidhje për problemin, që sipas Brukselit, e ka “shkaktuar Kosova me vendimin e njëanshëm dhe pa konsultime as me partnerët, e as me komunitetin i cili ka pasoja të drejtpërdrejta nga ky vendim”. Sipas BE-së, dialogu është forumi ku duhet të gjendet zgjidhja për të gjitha çështjet e hapura mes palëve dhe këtë e kanë thënë edhe vendet anëtare, por edhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Zëdhënësja e BE-së për çështje të jashtme, Nabila Massrali, tha një ditë më parë se takimi i së martës do të jetë “në formatin e zakonshëm të dialogut” dhe në të do të bisedohet “për gjetjen e zgjidhjeve”.
“Takimi i nesërm [i së martës] është takim i dialogut që do të përqendrohet në zgjidhjet e çështjeve të hapura lidhur me vendimet e fundit për qarkullimin e valutave nga BQK-ja”, tha ajo.
Nga BQK-ja kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se janë të gatshëm të takohen me përfaqësuesit e Bankës Popullore të Serbisë për të lehtësuar transferimin e parave përmes kanaleve bankare.
“Në këtë kuptim, [BQK-ja] edhe i përgjigjet ftesave kur janë të nevojshme, për takime të tilla informuese, siç edhe ka bërë në vazhdimësi edhe me prezencën ndërkombëtare në vend”, u tha në përgjigjen e BQK-së dërguar REL-it. Shteti serb ndan miliona euro për serbët në Kosovë pasi ua paguan atyre në dinarë – përmes një sistemi paralel - rrogat, pensionet dhe ndihmën shtesë.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme do të zbatohet përmes një tranzicioni të lehtësuar, jo më të gjatë se tre muaj, ndërkaq kryeministri Albin Kurti, ka insistuar se vendimi nuk do të zhbëhet. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, i kanë kërkuar Kosovës që të shtyjë zbatimin e vendimit të BQK-së, pasi kanë argumentuar se ai është marrë pa konsultime paraprake dhe pa pasur për bazë ndikimet negative te popullata serbe në Kosovë./ Rel
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se shpr...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u tha homologëve evro...
Rusia e ka hedhur poshtë një ide të Zvicrës për bisedime t...
Dy anëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje këtë të hën...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka apeluar një ve...
Ndërsa shumë vende perëndimore kanë ndërprerë lidhjet ...
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, krahas anëtarësimit të Finl...
Fermerët u përplasën të hënën me policinë në Belgjikë, duk...
Los Anxhelos – Një ish informator i Byrosë Federale të Het...
Maria Pevchikh, ndihmësja e politikanit opozitar rus, Alek...
BE do të diskutojë për koncesionet për bujqësinë. A do të ...
Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacione...
Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kt...
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se çelësi i një martese ...
Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, tha të hënën g...
Një burrë i ka vënë flakën vetes përpara ambasadës izraeli...
Autoritetet indiane kanë urdhëruar një hetim, pasi një tre...
Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka pohuar se ka ...
Hungaria pritet që të hënën, më 26 shkurt, të ratifikojë p...
Ukraina dhe partnerët e saj të huaj mund ta ftojnë Rusinë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...