Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së/ Pritet zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve dhe strukturave
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...
Partia Demokratike vijon procesin e riorganizimit të brend...

Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kthehen në punë, duke thënë se ata do të kursehen nga veprimet ndëshkuese nëse kthehen në spitale, përderisa protesta lidhur me reformat shëndetësore ka hyrë në javën e dytë.
Mijëra mjekë të rinj kanë dhënë dorëheqje dhe nuk kanë dalë në vendet e tyre të punës si pjesë e një veprimi kundër planeve të Qeverisë që të rrisë në mënyrë të ndjeshme numrin e personave që do të pranohen në shkollat e mjekësisë, përderisa vendi po përballet me mungesa të kuadrit shëndetësor.
Ndërprerja masive e punës ka rezultuar në anulimin dhe shtyrjen e ndërhyrjeve kirurgjikale për pacientët me kancer dhe për lindjet me operacion, me Qeverinë që ka ngritur alarmin në nivelin më të lartë për shëndetin publik.
Mjekët konsiderohen punëtorë esencialë në Korenë e Jugut dhe me ligj janë të kufizuar që të hyjnë në grevë.
Qeveria jugkoreane vazhdimisht ka përsëritur pretendimet se dorëheqjet masive janë të paligjshme dhe ka kërcënuar se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj personave që kanë dhënë dorëheqje ose do të pezullojë licencat e tyre mjekësore, ka raportuar agjencia e lajmeve, "Yonhap".
Të hënën, Qeveria bëri “një apel final” për mjekët që të kthehen në punë gjatë kësaj jave, tha ministri i Brendshëm, Lee Sang-min, gjatë një mbledhjeje për menaxhimin e krizës.
“Nëse ju ktheheni në spitale deri më 29 shkurt, nuk do të mbaheni përgjegjës për atë që ka ndodhur në të kaluarën”, tha ai.
Lee tha se veprimi i zgjatur kolektiv paraqet “kërcënim për jetën dhe shëndetin e pacientëve”.
“Spitali ishte vendi ku ëndrra e juaj për të trajtuar pacientët e sëmurë realizohej çdo ditë”, u tha ai mjekëve që janë në grevë, duke shtuar se “shpresoj që do të ktheheni në vendet e juaja të punës dhe të përfshiheni në dialogun për një mjedis më të mirë shëndetësor”.
Spitalet në mbarë shtetin janë përballur me mungesë të mjekëve në javën e kaluar dhe mediat lokale raportuan të hënën se edhe më shumë mjekë i janë bashkëngjitur protestës.
Seuli ka thënë se ka një prej raporteve më të ulëta mjek-popullatë në mesin e shteteve të zhvilluara dhe Qeveria po synon që të pranojë 2.000 studentë të rinj në fushën e shëndetësisë në vit, duke nisur nga viti i kaluar.
Mjekët e kanë kundërshtuar planin e Qeverisë, duke pretenduar se një gjë e tillë do të dëmtojë cilësinë e shërbimit.
Përkrahësit e referomë kanë thënë se shqetësimet kryesore të mjekëve për reformën janë se ajo do të prekë pagat e tyre dhe statusin e tyre shoqëror.
Sipas sondazheve, 75 për qind e publikut në Korenë e Jugut mbështet rritjen e numrit të studentëve të mjekësisë, teksa ata që jetojnë në zona të largëta përmabellen me mungesë të qasjes në kujdes cilësor shëndetësor./ Rel
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se çelësi i një martese ...
Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, tha të hënën g...
Një burrë i ka vënë flakën vetes përpara ambasadës izraeli...
Autoritetet indiane kanë urdhëruar një hetim, pasi një tre...
Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka pohuar se ka ...
Hungaria pritet që të hënën, më 26 shkurt, të ratifikojë p...
Ukraina dhe partnerët e saj të huaj mund ta ftojnë Rusinë ...
Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet e “turpshme” parlame...
Ukraina ka një plan të qartë për një kundërofensivë të re ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të dielë...
Kompania ajrore gjermane Lufthansa tha të dielën se është ...
Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut po mbledh...
Mediat izraelite njoftuan të dielën se ndërmjetësuesit po ...
Temperaturat e larta dhe reshjet e pakta kanë sjellë n...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi ...
Së paku 32 njerëz u arrestuan në Rusi më 24 shkurt, për sh...
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një laborator ...
Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Britania e Madhe kanë k...
Donald Trump është një hap më afër nominimit presidenc...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i paraqiti ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...