Amnistia Penale hyn në fuqi, qindra të dënuar lënë sot burgjet/ Ja kush përfiton dhe kush përjashtohet
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i paraqiti kabinetit të sigurisë një plan politik për të ardhmen në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës kundër Hamasit militant-islamist. Organizata e Hamasit kategorizohet nga SHBA, BE, Gjermania e vende të tjera si organizatë terroriste. Ishte hera e parë që Netanjahu prezantoi një plan të tillë publikisht.
Lufta e Izraelit kundër Hamasit filloi pas sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor në Izrael. Sipas të dhënave izraelite në këto sulme u vranë aty 1160 veta dhe u morën 250 të tjerë si pengje. Ende mbahen 130 pengje në Rripin e Gazës, sipas të dhënave izraelite, rreth 30 prej tyre mendohet të jenë të vdekur.
Kush qeveris në të ardhmen në Gaza?
Ende plani izraelit për Gazën ka formulime të vagullta. Kështu aty thuhet që Gaza në të ardhmen do të administrohet "nga nëpunës lokalë me përvojë profesionale". Këta "nuk duhet të kenë lidhje me organizata terroriste apo vende që mbështesin terrorizmin dhe nuk do të paguhen prej tyre". Por nuk përcaktohet cilët do të jenë këta nëpunës. Autoriteti Autonom Palestinez që qeveris në Jordanin Perëndimor nuk përmendet shprehimisht në letër. Por as nuk përjashtohet pjesëmarrja e tij në një administrim të ardhshëm të Rripit të Gazës.
Kontroll sigurie nga ushtria izraelite
Sipas të dhënave në media, konkretisht të gazetave, "Times of Israel" dhe "Hareetz", në të ardhmen ushtria izraelite duhet të ketë "kontroll të plotë të sigurisë" për të gjithë rripin bregdetar. Kjo do të thotë që të shkatërrohen të gjitha strukturat ushtarake të Hamasit. Ushtria izraelite, sipas planit, do të mund të operojë në çdo moment në Rripin e Gazës dhe të ketë "liri të pakufizuar" për misionet e saj.
Edhe nga një rrugë e re, që ndan Rripin e Gazës në veri dhe jug, Izraeli premton sipas mediave një kontroll më të mirë të sigurisë. Vëzhgues megjithatë shprehen me dyshim, nëse Izraeli mund ta përdorë këtë rrugë që të pengojë kthimin në veri të refugjatëve palestinezë të larguar në jug me fillimin e luftës. Sipas Haaretz plani parashikon që të ketë edhe një zonë të ndërmjetme mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, që kontrollohet nga ushtria izraelite dhe në të cilin nuk mund të kthehen civilët. Kjo zonë do të zvogëlonte edhe më tej zonën e banueshme në Rripin e Gazës. Përveç kësaj Izraeli do të operojë edhe në kufirin mes Egjiptit dhe Rripit të Gazës dhe të pengojë kontrabandën për në Gaza.
Fund për UNRWA-n?
Një tjetër objektiv pas lufte i Izraelit është mbyllja e organizatës së OKB-së për ndihmën ndaj palestinezëve, UNRWA. Kryeministri Izraelit e akuzon këtë organizatë, se është infiltruar nga Hamasi. Sipas akuzave izraelite, disa punonjës të kësaj organizate kanë marrë pjesë në sulmin e gjerë të Hamasit kundër Izraelit. OKB i ka liruar nga detyra punonjësit e fajësuar, dhe ka filluar hetime të brendshme. Si reagim ndaj kësaj, një sërë vendesh, mes tyre, SHBA dhe Gjermania ndërprenë ndihmat për këtë organizatë.
Refuzim i kërkesave të ekstremistëve
Nentanjahu nuk i plotësoi kërkesat e ekstremistëve të djathtë në kabinetin e tij. Këta kishin kërkuar ndër të tjera, që Rripi i Gazës të përdoret për vendosjen e kolonëve izraelitë. Ministri i Financave, Bezalel Smotrich dhe Itamar Ben-Gvir, ministër për Sigurinë kishin kërkuar që popullsia palestineze të vendoset jashtë Rripit të Gazës.
Netanjahu e kishte hedhur poshtë që në janar idenë e ngritjes së ngulimeve izraelite në Gaza. Edhe ministri i Jashtëm amerikan, Blinken, e kishte kritikuar këtë deklaratë. Zgjerimi i ngulimeve në rajonet palestineze pengon paqen, ishte shprehur Blinken.
Izraeli, jo për zgjidhjen me dy shtete
Netanjahu refuzon zgjidhjen me dy shtete të kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare. Me këtë ai del kundër objektivave që ndjek SHBA. Shtetet e Bashkuara janë për Autoritetin Autonom Palestinez të presidentit Mahmud Abas, që duhet të marrë sërish kontrollin mbi Rripin e Gazës. Një zëdhënës i këtij autoriteti autonomWe hodhi poshtë planin e Netanjahut. "Rripi i Gazës do të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet", ka thënë zëdhënësi sipas agjencisë së lajmeve palestinez, Wafa. Nëse do stabilitet dhe siguri në rajon, Izraeli duhet t'i japë fund pushtimit të territoreve palestineze dhe ta njohë një shtet të pavarur palestinez me Jeruzalemin si kryeqytet", ka thënë zëdhënësi./DW
Trupi i liderit opozitar rus, AlexeiNavalny, i cili vdiq p...
Vajza e ikur në mërgim e kundërshtarit të vrarë politik të...
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, tha të shtun...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka folur sot n...
Irani mohoi të premten se ka furnizuar Rusinë me raketa ba...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, takohet me disa...
Pesëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe më shumë s...
Maryna Ljuschyna më 24 shkurt 2022 donte të jepte një kurs...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leye...
Bilanci i arritjeve të gjermanes Von der Leyen është i duk...
Ish-zëdhënësja e politikanit opozitar, Aleksei Navalny, Ki...
Shtetet e Bashkuara njoftuan të premten vendosjen e sanksi...
Dy partitë kryesore maqedonase, Lidhja Social Demokrate (L...
Bashkimi Evropian ka përsëritur se dëshiron t’u ndihmojë K...
Bashkimi Evropian ka prezantuar paketën e re të sanksionev...
Hungaria ka bllokuar deklaratën e Bashkimit Evropian të ci...
Një ish-informator i FBI-së që pretendon se ka lidhje me s...
Pamje të rënda po qarkullojnë në media të emigrantëve që k...
Greqia është alarmuar mëngjesin e kësaj të premteje nga kë...
Nuk është lajm që ekonomia gjermane po ecën keq. Siegfried...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...