Sërish nën arrest ish-informatori i FBI-së që akuzohet se gënjeu për çështjen "Biden"
Një ish-informator i FBI-së që pretendon se ka lidhje me s...

Hungaria ka bllokuar deklaratën e Bashkimit Evropian të cilën blloku është dashur ta lëshojë më vonë gjatë 23 shkurtit lidhur me dyvjetorin e nisjes së pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës.
Kështu thanë disa burime në Bruksel, që kishin njohuri me këtë proces, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.
BE-ja tani po punon në deklaratën që do të lëshohet në emër të tre presidentëve të institucioneve kryesore: Ursula von der Leyen e Komisionit Evropian, Roberta Metsola e Parlamentit Evropian dhe Charles Michel i Këshillit Evropian.
Për të lëshuar një deklaratë në emër të BE-së, të gjitha 27 shtetet anëtare duhet të pajtohen. Budapesti po e kundërshton deklaratën pa dhënë ndonjë shpjegim konkret, thanë zyrtarët e BE-së për REL-in, por një diplomat tha se formulimi i deklaratës “thjesht, ishte shumë i fortë për ta [Hungarinë]”.
Hungaria në vitet e fundit ka refuzuar disa deklarata të BE-së. Rasti i fundit ishte më herët gjatë kësaj jave kur Budapesti tentoi të bllokonte dakordimin e 26 shteteve të tjera anëtare kundër një operacioni të paralajmëruar ushtarak të Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – në jug të Gazës. Më herët, Hungaria po ashtu kishte vendosur veto mbi një deklaratë që kritikonte Kinën, Rusinë dhe Azerbajxhanin lidhur me luftën e këtij të fundit kundër Armenisë.
Pavarësisht luftës në Ukrainë, kryeministri hungarez, Viktor Orban, është takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe ka deklaruar se është krenar që komunikon me Moskën, ndonëse diçka e tillë i zemëron liderët e Bashkimit Evropian.
Më 24 shkurt bëhen dy vjet që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj, Ukrainës. Lufta ka marrë jetën e dhjetëra mijëra persona, ka zhvendosur miliona të tjerë dhe ka shkaktuar shkatërrim të madh në infrastrukturën e Ukrainës.
Më herët gjatë javës, BE-ja njoftoi se është pajtuar për një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë./ REL
Një ish-informator i FBI-së që pretendon se ka lidhje me s...
Pamje të rënda po qarkullojnë në media të emigrantëve që k...
Greqia është alarmuar mëngjesin e kësaj të premteje nga kë...
Nuk është lajm që ekonomia gjermane po ecën keq. Siegfried...
Një mjet privat hapësinor u rrotullua përqark Hënës ndërsa...
Nëna e Alexei Navalny-t ka thënë se i është treguar tr...
Një zjarr masiv u ka marë jetën të paktën katër personave ...
Jason Steinhauer, ekspert nga Shtetet e Bashkuara mbi dezi...
Lyudmila Navalnaya, nëna e liderit të ndjerë opozitar rus,...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha të enjten ...
Një gjykatë në Spanjë ka shpallur fajtor ish-futbollis...
Sjellja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bis...
Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se megjithëse një dip...
Një numër i revistës së përjavshme ruse, "Sobesednik", kus...
Një operacion në shkallë të gjerë që përfshin autorite...
Gjoba prej 355 milionë dollarësh ndaj ish-Presidentit ...
Muzika në nivelin më të lartë të saj Ashtu si harku gjiga...
Edhe ata që kanë prejardhje të huaj flasin zakonisht gjerm...
Bashkimi Evropian është pajtuar për paketën e re të sanksi...
Besimi te shkenca dhe shkencëtarët ishte në qendër të një ...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...