Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Gjoba prej 355 milionë dollarësh ndaj ish-Presidentit Donald Trump do të prekë ndjeshëm shumën e parave të tij gjatë muajve të ardhshëm dhe do të kufizojë ndjeshëm aftësitë e tij për të marrë hua bankare.
Por si do të ndikojë vendimi i gjykatësit të shtetit të Nju Jorkut te financat e zotit Trump, ndërsa ai kërkon të marrë emërimin e Partisë Republikane për të sfiduar Presidentin Joe Biden në zgjedhjet e 5 nëntorit?
VENDIMI I GJYKATËS
Gjykatësi Arthur Engoron, në vendimin e tij, thekson se zoti Trump i kishte fryrë artificialisht deklaratat financiare të vlerës neto të pasurive të tij për të siguruar hua bankare me përqindje të leverdishme. Përveç gjobës monetare, gjykatësi e ndaloi zotin Trump për tri vjet që të drejtojë korporatën e tij në Nju Jork dhe dha urdhër që asnjë bankë që vepron në Nju Jork të mos u japë hua për tri vjet atij apo bizneseve të tij. Zoti Trump i ka mohuar akuzat dhe e ka quajtur rastin një hakmarrje politike nga Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, demokratja Letitia James.
NDIKIMI TE PASURITË E PALUAJTSHME TË ZOTIT TRUMP
Zoti Trump është pronar i një rrjeti global prej rreth 500 subjektesh që përfshijnë pasuri të paluajtshme dhe sipërmarrje të tjera biznesi. Financat e ish-presidentit janë të paqarta, por revista "Forbes" vlerëson se pasuritë e tij neto kapin shifrën prej 2.6 miliardë dollarësh, shumica pasuri të paluajtshme. Zoti Trump dëshmoi gjatë një seance në muajin prill se kishte rreth 400 milionë dollarë në llogaritë bankare.
Megjithëse ai mund të shesë pjesë të pasurive të tij për të paguar gjobën, është e paqartë se çfarë vlere kanë pronat e tij, duke pasur parasysh rënien e vlerës së pasurive të paluajtshme në sektorin komercial.
MUNDËSITË FINANCIARE TË ZOTIT TRUMP PËR TË PAGUAR GJOBËN
Vendimi që e ndalon atë të marrë hua nga bankat e regjistruara ose të autorizuara për të ushtruar aktivitet në Nju Jork mund të kufizojë rreptësisht aftësitë e zotit Trump për të siguruar fonde. Përveç kësaj gjobe prej 354.9 milionë dollarësh, zoti Trump duhet t'i paguajë 83 milionë dollarë dëmshpërblime shkrimtares E. Jean Carroll, pasi një juri e gjeti atë fajtor për shpifje ndaj saj, ndërsa ai mohoi akuzat për përdhunim në vitet 1990.
Në maj të vitit 2023 një tjetër juri në Manhatan e urdhëroi zotin Trump që t'i paguante zonjës Carroll 5 milionë dollarë dëmshpërblime të tjera, pas një gjyqi për një rast tjetër shpifjeje dhe akuzave të ngritura nga ajo për sulm seksual. Zoti Trump i ka hedhur poshtë akuzat për përdhunimin e zonjës Carroll. Ai është duke apeluar vendimin e parë dhe ka thënë se do të apelojë edhe të dytin.
Zoti Trump mund të sigurojë fitime të mëdha nëse do të shiste pjesë të aksioneve që zotëron në platformën e tij të medias sociale Truth Social, vlera e së cilës është rritur ndjeshëm, ndërsa shtohet mbështetja për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.
Vlera e aksioneve të zotit Trump në firmën “Trump Media & Technology Group” ka shkuar në rreth 4 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të fundit. Nëse miratohet bashkimi i një firme tjetër me rrjetin social, atëherë zoti Trump mund t’i shesë aksionet e tij gjashtë muaj më vonë. Rregullatorët financiarë i dhanë një dritë jeshile marrëveshjes këtë javë, duke rritur perspektivën që ajo mund të mbyllet në gjysmën e parë të këtij viti.
PARATË E FUSHATËS PËR TË PAGUAR GJOBËN?
Paratë e fushatës nuk mund të përdoren për të paguar gjobën pasi çështja e ngritur nga prokurorja James nuk lidhet me fushatën, apo rolin politik të zotit Trump. Disa ekspertë ligjorë janë shprehur se gjoba ka të bëjë vetëm me të ardhurat personale, pavarësisht akuzave të zotit Trump dhe ekipit të tij ligjor se çështja e ngritur ndaj tij ishte e motivuar politikisht.
KUR DUHET TA PAGUAJË GJOBËN ZOTI TRUMP?
Avokatët e zotit Trump janë zotuar ta apelojnë vendimin. Atij mund t’i kërkohet që të depozitojë sasinë e plotë të gjobës, plus interesat e akumuluara gjatë procesit të apelit, gjë që është praktikë standarde në raste të ngjashme.
Zoti Trump mund të paguajë një shumë më të vogël me para të shoqëruar me vënien e pronave si kolateral, duke siguruar një lloj huaje të quajtur obligacion financiar për apelin. Por ai mund ta ketë të vështirë që të gjejë një huadhënës, pasi bazuar në vendimin e gjykatësit Engoron, zoti Trump kishte mashtruar bankat lidhur me pasuritë e tij.
Procesi në apel mund të zgjasë më shumë se një vit dhe ende nuk është e qartë nëse gjykata e apelit do ta pezullojë vendimin e gjykatësit Engoron deri në përfundimin e çështjes në apel.
ÇFARË NDODH NËSE TRUMP DËSHTON TË PAGUAJË GJOBËN?
Nëse ai shteron kërkesat në apel dhe refuzon të paguajë gjobën, zoti Trump mund të dënohet për moszbatim të vendimit të gjykatës dhe të marrë gjoba shtesë. Po ashtu, shteti mund të kërkojë konfiskimin e pronave të zotit Trump. Futja në burg pothuajse nuk ka gjasa të ndodhë./VOA
Muzika në nivelin më të lartë të saj Ashtu si harku gjiga...
Edhe ata që kanë prejardhje të huaj flasin zakonisht gjerm...
Bashkimi Evropian është pajtuar për paketën e re të sanksi...
Besimi te shkenca dhe shkencëtarët ishte në qendër të një ...
Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der ...
Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández dikur ...
Alberta në Kanada është "shtëpia" e depozitave më të mëdha...
Çmimet e naftës pësuan rënie të martën mes shqetësimeve pë...
Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një a...
Marina tajvaneze përzuri të martën një anije të rojës breg...
Bujqit grekë kanë protestuar duke u rënë borive të tra...
Bashkimi Evropian miratoi të mërkurën paketën e saj të...
Kina është një nga vendet më të shtrenjta në botë për ...
Që nga vera e vitit të kaluar, sipërmarrja kineze "Tik...
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha t...
Tre civilë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur nga gr...
Ukraina po përshpejton ngritjen e fortifikimeve, ndërsa nd...
Rusia e ka etiketuar Radion Evropa e Lirë si një "organiza...
Nëna e Alexei Navalny-t, kritikut të Putin-it që vdiq në n...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka hedhur poshtë...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...