Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Jason Steinhauer, ekspert nga Shtetet e Bashkuara mbi dezinformimin në rrjetet sociale, tha të enjten në një bisedë me Zërin e Amerikës se rreziku më i madh për Kosovën dhe Ballkanin nga dezinformimi është nxitja e përçarjes në shoqëri.
“Mendoj se shumë nga këto narrativa dezinformuese kanë për qëllim të ndajnë grupe kundër njëra tjetrës, qofshin ato grupe etnike, fetare, kombëtare apo të tilla si Perëndimi kundër Lindjes, Bashkimi Evropian kundër Rusisë. Mendoj se synimi përfundimtar i fushatave të tilla është krijimi i ndasive të cilat shpesh mund të çojnë në dhunë dhe dëme të vërteta”, tha ai.
Zoti Steinhauer ishte pjesë e diskutimeve në kuadër të Samitit të Ballkanit për Dezinformim që po zhvillon punimet sot në Prishtinë nën organizimin e platformës The Geopost, e cila ka tre vjet që punon kundër dukurisë së përhapjes të lajmeve me përmbajtje të pasaktë.
Ekspertë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në samit, ngritën shqetësimin për ndikimet e huaja keqdashëse nëpërmjet dezinformimit në rajon që siç thanë, vjen kryesisht nga Rusia.
“Rusia është një shtet terrorist dhe autoritar. Nuk do të flas për hollësitë se çfarë është duke ndodhur atje, por koncepti i pushteteve të përbashkëta na shpjegon se kur bëhet fjalë për demokraci të reja dhe të cenueshme si ato në Ballkan, ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm që shtetet autoritare janë duke u përpjekur të depërtojnë në mjediset e tyre informative dhe këtu nuk po flas vetëm për mediat, po flas për librat e historisë, rrjetet sociale dhe të tjera. Një segment tjetër është që për shembull një nga mjetet që Rusia përdor është ‘Vëllazëria Ortodokse Sllave’ dhe ndikimi nëpërmjet Kishës Ortodokse”, tha Rosana Aleksoska nga Maqedonia e Veriut.
“Si faktor thelbësor i cili shërben si ombrellë është Kisha Ortodokse Serbe e cila sipas anketave në tri vitet e fundit është institucioni më i besueshëm në Malin e Zi dhe kjo nuk është gjë e mirë. Propaganda e tyre bazohet në rishikimin e historisë me rrëfime se Mali i Zi nuk ekziston pa Serbinë, malazezët janë serbë ose gjuha malazeze nuk ekziston por është gjuhë serbe. Ky model është përdorur nga Rusia në Ukrainë me pretendimin se ukrainasit janë njësoj si rusët, një model që është ekzekutuar me sukses atje tani ka përpjekje të ekzekutohet në vendin tim”, tha Milan Jovanoviç nga Mali i Zi.
Zoti Steinhauer thotë se kjo dukuri më së miri luftohet nëpërmjet sistemit të edukimit.
“Ka shumë nevojë për edukim medial, shkathtësi të mendimit kritik, për edukim mbi historinë. Kemi shumë për t’u mësuar njerëzve mbi atë se si dhe pse platforma të caktuara veprojnë në mënyrën si veprojnë, përse informacione të caktuara qarkullojnë në mënyrë të caktuar. Tërë kjo kërkon të rimendohet gjerësisht sistemi i edukimit dhe të investohet masivisht në mënyrën se si edukohen dhe trajnohen jo vetëm rinia por gjithë shoqëria”, tha ai. Udhëheqësi i platformës The Geopost, Gynen Venhari i tha Zërit të Amerikës se Kosovës i mungon edhe një strategji shtetërore që do të shërbente si udhërrëfyes dhe urë lidhëse për të gjitha nismat që synojnë luftimin e kësaj dukurie.
“Sepse ka shumë iniciativa, ka shumë organizata të cilat punojmë aty për aty dhe me vetiniciativë, shpesh herë kemi bashkëpunim më të mirë me rajonin dhe botën se sa që kemi ne ndërmjet vete dhe kjo luftë kërkon koalicion të gjerë, jo vetëm brenda”, thotë zoti Venhari.
Pjesëmarrësit në samit theksuan se lufta kundër dezinformimit dhe ndikimeve të huaja në rajonin e Ballkanit kërkon marrëdhënie më të mira ndërshtetërore dhe vullnet të vërtetë politik, duke nënvizuar se pa këto elemente nuk mund të ketë një përgjigje efektive kundër kësaj dukurie./VOA
Lyudmila Navalnaya, nëna e liderit të ndjerë opozitar rus,...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano tha të enjten ...
Një gjykatë në Spanjë ka shpallur fajtor ish-futbollis...
Sjellja e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bis...
Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se megjithëse një dip...
Një numër i revistës së përjavshme ruse, "Sobesednik", kus...
Një operacion në shkallë të gjerë që përfshin autorite...
Gjoba prej 355 milionë dollarësh ndaj ish-Presidentit ...
Muzika në nivelin më të lartë të saj Ashtu si harku gjiga...
Edhe ata që kanë prejardhje të huaj flasin zakonisht gjerm...
Bashkimi Evropian është pajtuar për paketën e re të sanksi...
Besimi te shkenca dhe shkencëtarët ishte në qendër të një ...
Presidentja aktuale e Komisionit Evropian, Ursula von der ...
Ish-presidenti i Hondurasit, Juan Orlando Hernández dikur ...
Alberta në Kanada është "shtëpia" e depozitave më të mëdha...
Çmimet e naftës pësuan rënie të martën mes shqetësimeve pë...
Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një a...
Marina tajvaneze përzuri të martën një anije të rojës breg...
Bujqit grekë kanë protestuar duke u rënë borive të tra...
Bashkimi Evropian miratoi të mërkurën paketën e saj të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...