Politika bujqësore e BE-së, protesta pavarësisht ndihmave
BE do të diskutojë për koncesionet për bujqësinë. A do të ...

Maria Pevchikh, ndihmësja e politikanit opozitar rus, Aleksei Navalny, ka pretenduar se një këmbim i të burgosurve – ku ka qenë i përfshirë edhe kritiku i Kremlinit – ka qenë në fazën përfundimtare para se ai të vdiste në një burg në Siberi.
Pevchikh, udhëheqëse e Fonadacionit të Navalny-t Kundër Korrupsionit, ka thënë të hënën përmes një videoje në "YouTube" se ndihmësit e Navalny-t kanë punuar për dy vjet që t’i bindin zyrtarët e Perëndimit për të negociuar një marrëveshje që do të përfshinte kritikun e Kremlinit dhe dy shtetas amerikanë të mbajtur në burgjet ruse, për Vadim Krasikovin, ish-kolonelin e Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) në Rusi, i cili është dënuar për vrasje të një ish-luftëtari çeçen në Berlin më 2019.
Ajo nuk i ka përmendur emrat e dy shtetasve amerikanë që ishte planifikuar të këmbeheshin.
Aktualisht janë disa amerikanë që po mbahen në burgjet ruse, përfshirë ish-marinsin Paul Whelan, gazetarin e të përditshmes amerikane Wall Street Journal, Evan Gershkovich, dhe gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva.
Navalny do të përfshihej në marrëveshje si pjesë e një “këmbimi humanitar”.
“Në fillim të shkurtit, Putin-it i është ofruar të këmbejë vrasësin e FSB-së, Vadim Krasikov, i cili është duke vuajtur dënimin për një vrasje në Berlin, për dy shtetas amerikanë dhe Aleksei Navalny-n. E kam pranuar konfirmimin se negociatat ishin në fazën finale në takimin e 15 shkurtit. Më 16 shkurt, Aleksei është vrarë”, ka thënë Pevchikh.
“Aleksei Navalny do të mund të ishte ulur me ne këtu, sot”, ka shtuar ajo.
Deklaratat e saj nuk janë konfirmuar dhe as kundërshtuar prej burimeve tjera.
I pyetur për këtë çështje më 26 shkurt, zëdhënësi i Qeverisë gjermane Christiane Hoffmann, ka thënë se nuk mund të komentojë.
Më herët gjatë këtij muaji, Putin i ka thënë komentatorit amerikan Tucker Carlson, se “një marrëveshje mund të arrihet”, për të liruar Gershkovichin, i cili është arrestuar në mars të vitit të kaluar në Rusi, nën akuzat për spiunim, të cilat ai dhe Qeveria i kanë konsideruar të pabazuara, me një “patriot” rus, që po vuan dënimin në Gjermani, dhe kjo besohet se ka qenë referencë për Krasikovin.
Wall Street Journal i ka cituar zyrtarët perëndimorë në atë kohë, të ketë thënë se Putin dëshiron që Krasikov të këmbehet për dy të burgosur amerikanë, përfshirë Gershkovichin.
Në video, Pevchikh ka dyshuar që Putin “nuk e ka toleruar” lirimin e Navalny-t dhe në vend të këmbimit “ka dashur ta heqë qafe krejtësisht”.
Ajo nuk ka dhënë dëshmi për të mbështetur pretendimin e saj.
Sipas saj, miliarderi rus Roman Abramovich ka qenë “negociator jozyrtar” në mes të Kremlinit dhe zyrtarëve evropianë.
“E kam pyetur Roman Abramovichin për kushtet dhe çfarë ka thënë Putini. Fatkeqësisht Abramovich nuk u është përgjigjur pyetjeve, por as nuk ka mohuar asgjë”, ka thënë Pevchik.
As Abramovich dhe as Kremlini nuk e kanë komentuar këtë deklaratë të saj.
Trupi i Navalyt i është dorëzuar familjes përgjatë fundjavës, një javë pasi është bërë publike vdekja e tij në burgun e ashtuquajtur “Ujku Polar” në Arktik.
Ai ka qenë duke vuajtur dënimin me burgim prej 19 vjetëve, nën akuza që ai dhe mbështetësit e tij i konsiderojnë të motivuara politikisht.
Ende nuk dihet shkaku i vdekjes së tij.
Nëna e Navalnyt i ka akuzuar zyrtarët rusë se i kanë bërë presion që të organizojë një ceremoni sekrete të varrimit për djalin e saj për të shmangur turmat e njerëzve.
Zëdhënës i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë më 26 shkurt se është “absurde” të pretendohet se familjes së Navalnyt i është bërë presion./ REL
BE do të diskutojë për koncesionet për bujqësinë. A do të ...
Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacione...
Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kt...
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se çelësi i një martese ...
Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, tha të hënën g...
Një burrë i ka vënë flakën vetes përpara ambasadës izraeli...
Autoritetet indiane kanë urdhëruar një hetim, pasi një tre...
Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka pohuar se ka ...
Hungaria pritet që të hënën, më 26 shkurt, të ratifikojë p...
Ukraina dhe partnerët e saj të huaj mund ta ftojnë Rusinë ...
Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet e “turpshme” parlame...
Ukraina ka një plan të qartë për një kundërofensivë të re ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të dielë...
Kompania ajrore gjermane Lufthansa tha të dielën se është ...
Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut po mbledh...
Mediat izraelite njoftuan të dielën se ndërmjetësuesit po ...
Temperaturat e larta dhe reshjet e pakta kanë sjellë n...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi ...
Së paku 32 njerëz u arrestuan në Rusi më 24 shkurt, për sh...
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një laborator ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...