Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...

Fermerët u përplasën të hënën me policinë në Belgjikë, duke hequr barrierat e vëna nga policia, ndërsa ministrat e Bujqësisë të Bashkimit Evropian ishin mbledhur në Bruksel për të gjetur zgjidhje për shqetësimet e tyre. Policia tha se 900 traktorë kishin hyrë në qytet, shumë prej të cilëve ishin shumë afër ndërtesës së Këshillit Evropian ku po mblidheshin ministrat. Protestat e fermerëve janë përhapur edhe në vende të tjera evropiane.
Tymi mbuloi qiellin pranë vendit ku policia belge përdori uji kundër fermerëve për të mbrojtur selinë e BE-së
Policia kishte vendosur barrierave prej betoni dhe tela me gjemba
Fermerët thonë se janë të zemëruar me burokracinë e bllokut dhe konkurrencën nga importet e lira nga vendet ku standardet relativisht të larta të BE-së nuk përmbushen.
“Nuk është e drejtë që gjatë gjithë kohës ndaj nesh zbatohen standarde të cilat bëhen praktikisht absurde ndërsa lejojmë prodhime ushqimore në vendin tonë që nuk i plotësojnë ato standarde”, thotë fermeri belg, Gregory Deleau.
Fermerët bllokuan rrugët kryesore që të çojnë në qendër të Brukselit, duke rreshtuar traktorë.
Brenda ndërtesës së Këshillit të BE-së, ministrat evropianë thanë se po punojnë për të trajtuar shqetësimet e fermerëve.
“Belgjika, që ka presidencën e BE-së, ka marrë 500 propozime nga vendet anëtare, që është një shifër e lartë, por e rëndësishme. Ne do t'i analizojmë ato. I kemi dërguar në Komision dhe shpresojmë që përgjigjet do të jenë të mjaftueshme”, tha të hënën zëvendëskryeministri belg, David Clarinval.
“Besimi mes nesh është thyer. Duhet të rikthejmë besimin e fermerëve dhe blegtorëve tanë se Bashkimi Evropian dhe në këtë rast qeveria spanjolle, i mbron, i mbështet dhe sigurisht i merr parasysh problemet e tyre”, tha ministri spanjoll i bujqësisë, Luis Planas Puchades.
Gjatë fundjavës, Presidenti francez Emmanuel Macron u prit me fishkëllima në hapjen e Panairit Bujqësor të Parisit nga fermerët e zemëruar që e fajësojnë atë se nuk ka bërë mjaftueshëm për t'i mbështetur ata.
Para hapjes zyrtare, disa dhjetëra protestues kaluan me forcë përmes barrierave të sigurisë dhe hynë në vend ndërsa Presidenti po mbërrinte.
Takimi në Bruksel të hënën u mbajt ndërsa fermerët kanë shtuar protestat këtë vit, jo vetëm në Francë, por edhe në Poloni, Gjermani, Spanjë, Itali, Republikën Çeke dhe Sllovaki. Ata ankohen për kosto të larta, importe të lira si dhe kufizime të nxitura nga nisma e Marrëveshjes së Gjelbër të BE-së.
Fermerët polakë rreshtuan rreth 100 traktorë duke bllokuar një nga hyrjet kryesore për në Gjermani.
“Ne po protestojmë kundër asaj që Bashkimi Evropian dhe Parlamenti Evropian po na propozojnë në lidhje me të Marrëveshjen e Gjelbër. Ne duam të tregojmë solidaritetin tonë me të gjithë protestuesit në Poloni, në Gjermani, Francë, Spanjë, ne fermerët jemi bashkë. Në fakt të gjithë presim të njëjtën gjë nga ata që janë në pushtet në Parlamentin Evropian”, thotë Dariusz Wrobel, fermer dhe sipërmarrës nga Polonia.
Fermerët protestuan edhe në Madrid të hënën për të kërkuar veprime nga politikëbërësit mbi një sërë vështirësish me të cilat po përballen nga çmimet e lira në supermarkete, te importet me kosto të ulët që ulin prodhimin vendas e deri te rregullat e rrepta mjedisore të BE-së./ VOA
Los Anxhelos – Një ish informator i Byrosë Federale të Het...
Maria Pevchikh, ndihmësja e politikanit opozitar rus, Alek...
BE do të diskutojë për koncesionet për bujqësinë. A do të ...
Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacione...
Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kt...
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se çelësi i një martese ...
Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, tha të hënën g...
Një burrë i ka vënë flakën vetes përpara ambasadës izraeli...
Autoritetet indiane kanë urdhëruar një hetim, pasi një tre...
Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka pohuar se ka ...
Hungaria pritet që të hënën, më 26 shkurt, të ratifikojë p...
Ukraina dhe partnerët e saj të huaj mund ta ftojnë Rusinë ...
Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet e “turpshme” parlame...
Ukraina ka një plan të qartë për një kundërofensivë të re ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të dielë...
Kompania ajrore gjermane Lufthansa tha të dielën se është ...
Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut po mbledh...
Mediat izraelite njoftuan të dielën se ndërmjetësuesit po ...
Temperaturat e larta dhe reshjet e pakta kanë sjellë n...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...