Amnistia Penale hyn në fuqi, qindra të dënuar lënë sot burgjet/ Ja kush përfiton dhe kush përjashtohet
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...
Ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, duke sjellë ndryshime...

Los Anxhelos – Një ish informator i Byrosë Federale të Hetimeve, i cili akuzohet se fabrikoi një skemë shumë-milionë dollarëshe rryshfeti, që përfshin familjen e Presidentit Joe Biden, pritet të dalë të hënën para gjyqit federal në Kaliforni ndërkohë që gjykatësi po shqyrton nëse duhet të qëndrojë në paraburgim deri sa të fillojë gjyqi ndaj tij.
Zyra e prokurorit të posaçëm David Weiss po kërkon nga gjykatësi i qarkut Otis Wright II ta mbajë në burg ish informatorin, nën pretendimin se Alexander Smirnov, që thotë se ka lidhje me shërbimin rus të zbulimit, ka gjasa të largohet nga vendi.
Një gjykatës tjetër javën e kaluar e liroi zotin Smirnov nga paraburgimi dhe e vendosi nën vëzhgim elektronik, por gjykatësi Wright urdhëroi arrestimin e tij sërish, pasi prokurorët kërkuan të rishqyrtohej çështja e mbajtjes në burg të zotit Smirnov. Në një urdhër me shkrim, gjykatësi Wright tha se përpjekjet e avokatëve të zotit Smirnov për ta lënë të lirë atë “kanë për qëllim të lehtësojnë ikjen e tij nga Shtetet e Bashkuara”.
Në një peticion urgjent pranë Gjykatës së Apelit, avokatët e zotit Smirnov thanë se gjykatësi Wright nuk ka autoritet për të urdhëruar arrestimin e serishëm të tij. Ekipi mbrojtës po ashtu kritikoi ato që i cilësoi si “deklarata të njëanshme dhe paragjykuese” të gjykatësit Wright, të cilin po ashtu e akuzon për shpifje ndaj avokatëve mbrojtës, që sipas gjykatësit, po vepronin në kundërshtim me rregullat duke u angazhuar për lirimin e klientit të tyre.
Ndaj ish informatorit Smirnov është ngritur padi për dhënien e informacionit të rremë FBI-së, duke pretenduar se drejtuesit e kompanisë Burisma i kishin paguar nga 5 milionë dollarë zotit Joe Biden dhe të birit të tij Hunter rreth vitit 2015. Pretendimet e informatorit janë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve republikane në Kongres për të hetuar presidentin dhe familjen e tij dhe u përdorën për të filluar hetimet në Dhomën e Përfaqësuesve për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Biden.
Në përpjekjet për të bindur gjykatësin që ta mbajë në paraburgim zotin Smirnov, prokurorët thanë se ky person i ka raportuar FBI-së se ka pasur kontakte me zyrtarë të lidhur me shërbimet ruse të zbulimit. Në dokumentet e gjyqit, prokurorët deklaruan javën e kaluar se ish informatori Smirnov u ka thënë hetuesve pas arrestimit të tij të parë se zyrtarët e lidhur me shërbimin rus të zbulimit ishin të përfshirë në pohimin e fabrikuar që iu përcoll FBI-së për zotin Hunter Biden.
Aktpadia ndaj ish informatorit Smirnov, i cili mban shtetësi amerikane dhe izraelite, është ngritur nga i njejti prokuror i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë që ka ngritur një aktpadi tjetër kundër zotit Hunter Biden për armëmbajtje dhe për shmangie taksash.
Zoti Smirnov nuk ka pranuar fajësinë ndaj akuzave. Ekipi mbrojtës thotë se po kërkon mbrojtjen e tij në liri për shkak se ai nuk ka qënë ndonjëherë i dënuar më parë, si dhe ka lidhje të forta për të mos u larguar nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë të dashurën e tij prej kohësh e cila jeton në Las Vegas.
Në vendimin e tij për ta liruar zotin Smirnov javën e kaluar dhe për ta vendosur nën vëzhgim elektronik, gjykatësi Daniel Albregts në Las Vegas tha se ai është i shqetësuar për rrezikun që paraqet mundësia që ai të ketë qasje te fondet e tij, që prokurorët i llogarisin në 6 milionë dollarëve, por theksoi se rregullat federale e detyrojnë atë të zbatojë “kushte më pak kufizuese” para zhvillimit të gjyqit.
Zoti Smirnov ka shërbyer si informator i FBI-së për më shumë se një dekadë që kur bëri akuzat e bujshme rreth familjes Biden në qershor të vitit 2020. Sipas prokurorëve, ai kishte paragjykime ndaj zotit Joe Biden që në kohën kur ai ishte kandidat për president. Sipas dokumenteve të gjyqit, zoti Smirnov ka hyrë në marrëdhënie biznesi me kompaninë ukrainase Burisma në vitin 2017. Deri më tani nuk ka prova se zoti Joe Biden është korruptuar apo ka pranuar ryshfet gjatë kohës që po ushtron detyrën e presidentit apo kur ishte nën president.
Ndonëse identiteti i tij nuk ishte bërë publik para shpalljes së aktpadisë, pretendimet e zotit Smirnov janë pjesë qendrore e përpjekjeve republikane në Kongres për ta hetuar presidentin dhe familjen e tij dhe kanë ndihmuar në nxitjen e asaj që tani përbën një proces hetimi për të shkarkuar Presidentin Biden. Republikanët që janë pjesë e këtyre hetimeve i kanë kërkuar FBI-së listën e paredaktuar të akuzave të pretenduara ndaj familjes Biden, ndonëse e pranojnë se ata nuk janë në gjendje t’i vërtetojnë ato nëse janë të vërteta./ VOA
Maria Pevchikh, ndihmësja e politikanit opozitar rus, Alek...
BE do të diskutojë për koncesionet për bujqësinë. A do të ...
Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacione...
Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kt...
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se çelësi i një martese ...
Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, tha të hënën g...
Një burrë i ka vënë flakën vetes përpara ambasadës izraeli...
Autoritetet indiane kanë urdhëruar një hetim, pasi një tre...
Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka pohuar se ka ...
Hungaria pritet që të hënën, më 26 shkurt, të ratifikojë p...
Ukraina dhe partnerët e saj të huaj mund ta ftojnë Rusinë ...
Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet e “turpshme” parlame...
Ukraina ka një plan të qartë për një kundërofensivë të re ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha të dielë...
Kompania ajrore gjermane Lufthansa tha të dielën se është ...
Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut po mbledh...
Mediat izraelite njoftuan të dielën se ndërmjetësuesit po ...
Temperaturat e larta dhe reshjet e pakta kanë sjellë n...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi ...
Së paku 32 njerëz u arrestuan në Rusi më 24 shkurt, për sh...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...