Kremlini hedh poshtë mundësinë e bisedimeve për paqe pa Rusinë
Rusia e ka hedhur poshtë një ide të Zvicrës për bisedime t...

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u tha homologëve evropianë të hënën se duhet të garantojnë sigurinë e tyre kolektive duke ofruar mbështetje të palëkundur për Ukrainën, përballë ofensivave më të ashpra ruse në fushëbetejë gjatë muajve të fundit.
“Jemi në procesin e garantimit të sigurisë sonë kolektive, për sot dhe për nesër”, tha zoti Macron, ndërsa priti 20 drejtues të qeverive dhe shteteve evropiane, si dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë në Paris, në shenjë uniteti për Ukrainën, ndërsa sulmi frontal i Rusisë hyn në vitin e tretë.
“Rusia nuk mundet dhe nuk duhet ta fitojë atë luftë”, tha zoti Macron në takimin në pallatin presidencial, ku morën pjesë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti polak Andrzej Duda, si dhe udhëheqës të tjerë nga vendet balltike.
“Gjatë muajve të fundit në veçanti, e kemi parë Rusinë të bëhet më e ashpër”, tha zoti Macron. “E dimë gjithashtu se Rusia po përgatit sulme të reja, në veçanti për të shokuar opinionin publik ukrainas”.
Zoti Macron përmendi nevojën për të forcuar sigurinë për të shmangur sulme të mëtejshme ruse ndaj vendeve të tjera në të ardhmen. Estonia, Lituania dhe Letonia, si dhe vendi shumë më i madh, Polonia, janë konsideruar ndër objektivat e mundshëm të ekspansionizmit të ardhshëm rus. Të katër këto vende janë mbështetëse të vendosura të Ukrainës. Ministri i jashtëm i Estonisë tha më herët këtë muaj se NATO ka rreth tri-katër vite kohë për të forcuar mbrojtjen e saj.
Në një fjalim të transmetuar me video, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u bëri thirrje udhëheqësve të mbledhur në Paris “të sigurohen që Putin-i të mos mundet të shkatërrojë arritjet tona dhe të mos zgjerojë agresionin e tij ndaj vendeve të tjera”.
Një zyrtar i lartë francez tha se konferenca nuk synon arritjen e angazhimeve të reja për sa u përket dërgesave të armëve dhe ndihmës financiare, por një koordinim më të mirë të mbështetjes për Kievin dhe për t’u siguruar se do të përmbushen zotimet e dhëna për ndihma. Zyrtari francez foli në rrethana anonimiteti.
Shtetet e Bashkuara u përfaqësuan në takimin e Parisit nga kryediplomati për Evropën, James O’Brien, dhe Britania nga Sekretari i Jashtëm, David Cameron.
Vendet evropiane janë të shqetësuara se Shtetet e Bashkuara do të ulin mbështetjen, ndërsa ndihma për Kievin është pezull në Kongres. Ata gjithashtu kanë shqetësime se një rikthim i ish presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, mund të ndryshonte kursin e politikës amerikane në Evropë.
Konferenca e Parisit ndodh pasi Franca, Gjermania dhe Britania nënshkruan rishtazi marrëveshje dypalëshe 10-vjeçare me Ukrainën, me qëllim dhënien e një sinjali të fortë mbështetjeje afatgjatë, ndësa Kievi punon për të rritur mbështetjen perëndimore./ VOA
Rusia e ka hedhur poshtë një ide të Zvicrës për bisedime t...
Dy anëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje këtë të hën...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka apeluar një ve...
Ndërsa shumë vende perëndimore kanë ndërprerë lidhjet ...
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, krahas anëtarësimit të Finl...
Fermerët u përplasën të hënën me policinë në Belgjikë, duk...
Los Anxhelos – Një ish informator i Byrosë Federale të Het...
Maria Pevchikh, ndihmësja e politikanit opozitar rus, Alek...
BE do të diskutojë për koncesionet për bujqësinë. A do të ...
Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacione...
Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kt...
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se çelësi i një martese ...
Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, tha të hënën g...
Një burrë i ka vënë flakën vetes përpara ambasadës izraeli...
Autoritetet indiane kanë urdhëruar një hetim, pasi një tre...
Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka pohuar se ka ...
Hungaria pritet që të hënën, më 26 shkurt, të ratifikojë p...
Ukraina dhe partnerët e saj të huaj mund ta ftojnë Rusinë ...
Shtetet e Bashkuara dënojnë zgjedhjet e “turpshme” parlame...
Ukraina ka një plan të qartë për një kundërofensivë të re ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...