Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Greqia ra dakord zyrtarisht të hënën të marrë pjesë dhe të drejtojë misionin detar të Bashkimit Evropian në Detin e Kuq për të mbrojtur linjat e transportit detar nga sulmet e militantëve huthi në Jemen.
Një komitet sigurie i drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis urdhëroi pjesëmarrjen e një fregate greke në operacionin e quajtur “Aspides”, sipas fjalës greke “mburojë”, operacion që u njoftua javën e kaluar.
Misioni do të drejtohet nga baza detare në Larisa të Greqisë, nën komandën e admiralit grek Vasilios Griparis.
Greqia ka një segment të rëndësishëm të transportit detar tregtar dhe është prekur drejtpërsëdrejti nga sulmet e huthive. Në portin e Pireut, pranë Athinës, u njoftua një rënie me 12.7% në aktivitetet në terminale gjatë janarit.
“E kuptojmë të gjithë se pjesëmarrja në këtë operacion sjell rreziqe, rreziqe domethënëse”, tha të hënën ministri i Mbrojtjes Nikos Dendias gjatë një vizite në fregatën “Hydra” në një bazë detare pranë Athinës.
Fregata u nis për në mision në orët e vona të së hënës.
“Greqia, si një fuqi detare me rol kryesor në transportin global, i kushton rëndësi të madhe nevojës për të ruajtur lirinë e lundrimit, si dhe jetën e grekëve që udhëtojnë në rrugë detare”, tha zoti Dendias.
Gjermania, Italia dhe Franca do të ofrojnë gjithashtu mjete detare për këtë mision, që do t’i bashkohen fregatës “Hydra”, ndërsa Italia do të marrë komandën taktike, thanë zyrtarët grekë.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius vizitoi fregatën gjermane “Hessen”, që merr pjesë në misionin Aspides, ndërsa vizitonte Kretën javën e kaluar. Anija është zhvendosur tashmë drejt Detit të Kuq, thanë autoritetet gjermane.
Zyrtarët në Athinë e kanë përshkruar misionin Aspides si të natyrës mbrojtëse, duke shtuar se Greqia nuk do të marrë pjesë në sulmet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara ndaj objektivave ushtarake të rebelëve huthi në Jemen.
Rebelët huthi, që mbështeten nga Irani, thonë se sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare me dronë dhe raketa janë në përgjigje të ofensivës së Izraelit ndaj Hamasit në Gazë që filloi në tetor.
Gjatë një seance dëgjimore në një komision parlamentar javën e kaluar, zoti Dendias tha se mbajtja hapur e linjave të tregtisë në det është një “domosdoshmëri ekzistenciale për Greqinë”.
“Nuk marrim qëndrim për çështjen huthi”, u tha zoti Dendias ligjvënësve.
“Por sfidojmë të drejtën e çdokujt që të hapë zjarr ndaj anijeve tona, ndaj anijeve evropiane dhe anijeve që lundrojnë në rajon dhe që vijnë në portet tona”./VOA
Rusia të martën ka urdhëruar një ndalesë gjashtëmujore të ...
Financieri dhe filantropisti, Jacob Rothschild, i dina...
Grupi militant libanez, Hezbollah, tha se ka lëshuar n...
Kryeministri sllovak, Robert Fico, paralajmëroi një "p...
Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel të mar...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se shpr...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u tha homologëve evro...
Rusia e ka hedhur poshtë një ide të Zvicrës për bisedime t...
Dy anëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje këtë të hën...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka apeluar një ve...
Ndërsa shumë vende perëndimore kanë ndërprerë lidhjet ...
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, krahas anëtarësimit të Finl...
Fermerët u përplasën të hënën me policinë në Belgjikë, duk...
Los Anxhelos – Një ish informator i Byrosë Federale të Het...
Maria Pevchikh, ndihmësja e politikanit opozitar rus, Alek...
BE do të diskutojë për koncesionet për bujqësinë. A do të ...
Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacione...
Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kt...
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se çelësi i një martese ...
Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, tha të hënën g...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...