Kosova dhe Serbia në Bruksel diskutojnë për dinarin
Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel të mar...

Kryeministri sllovak, Robert Fico, paralajmëroi një "përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve" me Rusinë. Sfondi i kësaj deklarate lidhet me Konferencën e Mbështetësve të Ukrainës në Paris, agjenda e së cilës "të bën të dridhesh deri në palcë nga frika", u tha gazetarëve në Bratislavë kreu i qeverisë nacionaliste të majtë.
Pas sinjaleve të pasigurisë lidhur me luftën në Ukrainë, që u shfaqën në Konferencën e Sigurisë së Mynihut dy javë më parë, presidenti francez ftoi në Paris krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së për një konferencë solidariteti me Ukrainën.
Macron mendon se Perëndimi duhet t'i japë Rusisë një sinjal të qartë se dëshiron ta zmbrapsë agresionin rus dhe se në asnjë rrethanë nuk do ta lejojë Ukrainën të dështojë ose të dorëzohet.
Rrezik për zgjerimin e konfliktit
Kryeministri sllovak, Robert Fico, tha se vende të caktuara, të cilat ai nuk donte t'i përmendte me emër, me sa duket janë të gatshme të dërgojnë ushtarët e tyre direkt në Ukrainë. Sipas kryeministrit sllovak një gjë e tillë nuk do ta bindte Rusinë të dorëzohej, por përkundrazi do të rriste sigurisht rrezikun e zgjerimit të konfliktit.
Ndryshe nga vendet më larg zonës së luftës, Sllovakia, e cila kufizohet drejtpërdrejt me Ukrainën, ndoshta mund të kërcënohet drejtpërdrejt, paralajmëroi Fico. Prandaj, dërgimi i ushtarëve të saj në shtetin fqinj as nuk shtrohet fare për diskutim për qeverinë e tij.
Fico: Nuk ka "zgjidhje ushtarake” për konfliktin Rusi-Ukrainë
Fico kujtoi se Sllovakia nuk ka më mbrojtje ajrore, sepse si sistemin raketor të mbrojtjes ajrore S-300 ashtu edhe avionët e saj luftarakë MiG-29 ia ka dhënë Ukrainës. Është e padiskutueshme se sulmi rus ndaj Ukrainës ishte një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar.
Por strategjia e mëparshme ushtarake e Perëndimit nuk ka sjellë çlirimin e territoreve të pushtuara. Nuk ka "zgjidhje ushtarake” për konfliktin. Në vend të kësaj, një grup shtetesh të BE-së duhet të përpiqen të fillojnë bisedimet me Rusinë. Kjo është mënyra e vetme për ta shpëtuar Ukrainën nga më shumë shkatërrime dhe vdekje dhe për të parandaluar përhapjen e luftës, tha Fico.
Macron: Rusia nuk duhet ta fitojë luftën
Gjatë konferencës për ndihma për Ukrainën që po zhvillohet në Paris, presidenti francez Emmanuel Macron, bëri thirrje për më shumë armë dhe burime për Ukrainën. "Përfundimi i përgjithshëm sot është se siguria e të gjithë neve është në rrezik”, tha Macron në Pallatin Élysée përpara 20 krerëve të shteteve dhe të qeverive, ndët të cilët edhe kancelari Olaf Scholz. Qëndrimi i Rusisë po forcohet si në nivelin politik ashtu edhe në frontin e Ukrainës, ku ekziston rreziku i sulmeve të reja ruse./DW
Nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, në Bruksel të mar...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se shpr...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, u tha homologëve evro...
Rusia e ka hedhur poshtë një ide të Zvicrës për bisedime t...
Dy anëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje këtë të hën...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka apeluar një ve...
Ndërsa shumë vende perëndimore kanë ndërprerë lidhjet ...
Anëtarësimi i Suedisë në NATO, krahas anëtarësimit të Finl...
Fermerët u përplasën të hënën me policinë në Belgjikë, duk...
Los Anxhelos – Një ish informator i Byrosë Federale të Het...
Maria Pevchikh, ndihmësja e politikanit opozitar rus, Alek...
BE do të diskutojë për koncesionet për bujqësinë. A do të ...
Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen e delegacione...
Koreja e Jugut u bëri thirrje mjekëve praktikantë që të kt...
Presidenti Joe Biden ka deklaruar se çelësi i një martese ...
Kryeministri palestinez, Mohammad Shtayyeh, tha të hënën g...
Një burrë i ka vënë flakën vetes përpara ambasadës izraeli...
Autoritetet indiane kanë urdhëruar një hetim, pasi një tre...
Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka pohuar se ka ...
Hungaria pritet që të hënën, më 26 shkurt, të ratifikojë p...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...