
Më shumë se 30.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE – që nisi para pesë muajve, thanë zyrtarët shëndetësorë në këtë territor.
Rritja e numrit të viktimave erdhi pasi, sipas dëshmitarëve, trupat izraelite shtinë mbi një turmë të njerëzve që po prisnin për të marrë ndihmë humanitare në Gaza City, duke i vrarë qindra dhe plagosur shumë të tjerë, raporton Associated Press.
Së paku 104 njerëz u vranë në turmën ku palestinezët u rreshtuan për të marrë ndihmë, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, Ashra fal-Qidra. Rreth 760 u plagosën, tha ai.
Kjo luftë i ka detyruar 80 për qind të popullsisë së Gazës prej 2.3 milionë banorë të ikin nga shtëpitë e tyre, ndërsa zyrtarët e OKB-së thonë se një çerek i popullsisë po vuan urie.
Ministria e Shëndetësisë e Gazës - e cila tha të enjten se numri i përgjithshëm i palestinezëve të vdekur nga kjo luftë në këtë territor ka arritur në 30.035, ndërsa 70.457 të tjerë janë plagosur – nuk bën dallim mes luftëtarëve dhe joluftëtarëve në llogaritjet e saj.
Izraeli thotë se i ka vrarë 10.000 pjesëtarë të Hamasit, pa dhënë ndonjë dëshmi.
Ofensiva ajrore, detare dhe tokësore e Izraelit, e nisur si përgjigje ndaj sulmit të Hamasit më 7 tetor në Izrael, ka shkaktuar rrënim të madh në Gaza City, duke e izoluar atë nga pjesa tjetër e territorit tash e shumë muaj, duke bërë që shumë pak ndihma të futen brenda saj.
Lufta e ka shkaktuar një katastrofë të madhe humanitare në Gazë dhe ka nxitur shqetësime globale për situatën në Rafah, qytetin jugor të Gazës përgjatë kufirit me Egjiptin, ku 1.4 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga bombardimet e përditshme izraelite.
Lufta nisi pasi pjesëtarët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 250 pengje./ REL
Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë për...
Fluturimi në Evropë është në nivelin më të sigurt që n...
Bashkimi Evropian vlerëson se raporti përfundimtar i zyrës...
Fregata gjermane "Hessen", e vendosur në Detin e Kuq p...
Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e përbashkët të Bash...
Komediani amerikan, Richard Lewis, i njohur si "Princi...
Më shumë se 30,000 palestinezë janë vrarë në Gaza që n...
Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar në konferencën për ...
Që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të U...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, gjatë një konfere...
Një numër i paspecifikuar i ushtarëve ukrainas të forcave ...
Mungesa e fuqisë punëtore - të kualifikuar apo dhe pa kual...
Derisa NATO-ja ka pritur me durim për gati 18 muaj që Turq...
Gjykata e Lartë ra dakord të mërkurën që të marrë në shqyr...
Organizata “Freedom House” me seli në Washington ka publik...
Ekspertë të çështjeve ndërkombëtare pohuan se Samiti i Tir...
Shtetet e Bashkuara mund të mos jenë të përgatitura pë...
Një anketim i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkua...
Joe Biden dhe Donald Trump i fituan me lehtësi dhe rez...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, shprehu ga...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...