Ish-diplomati amerikan pranon se ka punuar si agjent i Kubës
Një ish-diplomat amerikan i tha një gjykatësi federal të e...

Për një muaj Komisioni Europian i ndaloi ndihmat për organizatën palestineze të OKB-së, UNRWA pasi qeveria izraelite akuzoi 12 punonjës të kësaj organizate për bashkëpunim me organizatën radikal-islamike Hamas. Hamasi, që nga BE e SHBA kategorizohet si organizatë terroriste sulmoi më 7 tetor Izraelin, ku u vranë rreth 1200 vetë dhe u morën si pengje 250 të tjerë. Sulmi terrorist nxiti një aksion të gjerë ushtarak të Izraelit, në të cilin sipas të dhënave të palës palestineze janë vrarë më shumë se 30.000 vetë. Hamasi refuzon të dorëzohet dhe të lirojë pengjet.
50 milionë euro marrin dritën e gjelbër
Nga java që vjen do të fillojnë pagesat e BE drejt UNRWA-s. Në fillim do të transferohen 50 milionë euro, më tej 32 milionë euro të tjera gjatë vitit me dy këste. Organizata e OKB-së kishte pranuar kushtet e BE në lidhje me pagesat pas bisedimeve të gjata. Do të ketë një hetim të akuzave nga revizioni i brendshëm i OKB.së. Edhe BE me ekspertët e saj do të zhvillojë hetime.
Kreu i UNRWA-s, Philippe Lazzarini në një letërkëmbim me Komisionin Europian ka thënë, se organizata e tij nuk ka qenë pjesëmarrëse në krimet terroristre të Hamasit, dhe të gjithë 13.000 punonjësit, që kanë qenë të punësuar në Rripin e Gazës do të rishikohen edhe njëherë. Një ekip ekspertësh po punon rekomadime të caktuara për të penguar në të ardhmen bashkëpunimin me Hamasin.
Lazzarini në një takim të ministrave të Jashtëm të BE më 12 shkurt ishte ankuar, se Izraeli nuk ka dhënë prova për përfshirjen e punonjësve të organizatës së tij në akte terroriste. Ministrat e Jashtëm të BE në këtë takim pranuan, se organizata e UNRWA-s është e rëndësishme për furnizimin bazik të popullsisë në Rripin e Gazës në gjendjen e tanishme të luftës. Sipas të dhënave të një zëdhënësi të OKB, edhe Kombet e Bashkuara presin për dokumente sekrete nga Izraeli në lidhje me akuzat.
BE rrit ndihmën humanitare
BE ndërkohë bëri të ditur, se ndihma humanitare për Gazën do të rritet në 68 milionë euro. Këto fonde të reja me preferencë do t'u jepen organizateve të tjera ndërkombëtare si Kryqi i Kuq apo Gjysmëhëna e Kuqe. Shuma e përgjithshme e ndihmave humanitare të BE për palestinezët, e cila mund të përdoret nga organizatat ndërkombëtare arrin në 250 milionë euro.
Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, e arsyetoi rritjen e ndihmës duke theksuar se "ne mbështesim popullin palestinez dhe kudo në rajon. Palestinezë të pafajshëm nuk duhet të paguajnë për krimet e Hamasit. Ata janë të ekspozuar ndaj kushteve të tmerrshme, kërcënuese për jetën, sepse nuk ka qasje të mjaftueshme tek ushqimi dhe mjetet kryesore për jetën."
Nuk ka qëndrim të njësuar në BE për konfliktin
Vlerësimi i situatës në Rripin e Gazës nuk është i njëjtë mes 27 vendeve anëtare. Gjermania dëshiron të sigurojë ndihmën humanitare për palestinezët, por është e rezervuar me kritikën ndaj Izraelit. Operacioni ushtarak kundër organizatës terroriste të Hamasit është i drejtë dhe i nevojshëm thuhet nga Berlini zyrtar. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock bëri të ditur të enjten rritjen e ndihmës humanitare për palestinezët. Ajo kërkon si OKB një "ndalim humanitare të luftimeve" për përmirësimin e gjendjes humanitare dhe furnizimeve në Gaza.
Vende të tjera anëtare të BE, si Spanja dhe Irlanda e kritikojnë Izraelin dhe kanë kërkuar me shkrim tek Komisioni Europian që të pezullohet përkohësisht partneriteti i BE me Izraelin. Kjo kërkesë po shqyrtohet nga Komisioni, tha zëdhënësi i Komisionit Europian në Bruksel, Eric Mamer.
Në lidhje me viktimat e shumta pas mbërritjes së kamionëve me ndihma në Rripin e Gazës, Komisioni Europian nuk donte të pozicionohej qartë. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen kërkoi një hetim ndërkombëtar të pavarur të rastit tragjik. "Ne nuk mund të vlerësojmë se çfarë ka ndodhur. Ne nuk i japim fajin dikujt. Në fillim duhet të gjejmë se çfarë ka ndodhur", tha zëdhënësi i saj. Hamasi fajëson Izraelin, se ka qëlluar me qëllim tek masa e njerëzve. Izraeli i lidh rastet e vdekjeve me panikun masiv që shpërtheu pas shkarkimit të mallrave apo bastisjes së mundshme të kamionëve me ndihma./DW
Një ish-diplomat amerikan i tha një gjykatësi federal të e...
Gjykatësja federale që mbikëqyr çështjen penale ndaj ish-p...
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha...
Në një studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kër...
Fermerët gjermanë kanë zhvilluar një protestë të pazakontë...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar katër dronë rusë mbi...
Mijëra persona me lule në duar, të rrethuar nga forcat e s...
Këtë të premte u mbajt ceremonia mortore për opozitari rus...
Bashkimi Evropian tha se për Serbinë do të ketë pasoja për...
Presidenti aktual i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovsk...
Për një nga familjet më të pasura të Indisë, një martesë n...
Makina e varrimit që mban arkivolin e Alexei Navalny-t...
Sa para ka Bundeswehri për avionë, tanke dhe pajisje të re...
Në Sicili është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, pasi r...
Më shumë se një miliard njerëz janë duke jetuar me obe...
Sot do të kryhet ceremonia mortore për liderin e opozi...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
Të paktën 43 persona kanë humbur jetën pasi një zjarr ...
Aleatët politikë të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan...
Shtetet e Bashkuara (SHBA) nuk kanë parë ndonjë shenjë se ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...