Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Procesi i ngadalshëm i integrimit të vendeve të Ballkanit Perendimor në strukturat e Bashkimit Europian, po krijon një hendek të rrezikshëm që mund të largojë të rinjtë jo vetëm nga Bashkimi Europian, por edhe nga vlerat e tij. Ky ishte një nga konstatimet në një nga panelet e shumta që u zhvilluan këto ditë në Berlin, në kuadër të ‘Procesit të Berlinit 2.0'.
Këto diskutime u organizuan nga Zyra Rajonale për Bashkëpunimin e Rinisë (RYCO). U tha se të rinjtë e Ballkanit, janë plotësisht të vetëdijshëm për kompleksitetin e sfidave me të cilat po përballen, por ata janë të gatshëm dhe do të punojnë që të përfshihen në vendimmarrje politike, duke kapërcyer kështu hendekun ekzistues të brezave në këtë fushë dhe duke i dhënë një shtysë të re procesit të integrimit europian të Ballkanit Perëndimor. I ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin Perendimor Michael Sarazin, tha se Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimet e veta.
"Nuk mundet Bashkimi Europian në njërën anë të kërkojë që vendet e Ballkanit Perendimor t'i plotësojnë kriteret që kërkohen për integrim, e në anën tjetër kur ato kushte të plotësohen, BE-ja të mos mbajë premtimet e veta. Kjo pastaj është dëshpruese për të rinjtë e Ballkanit dhe për pasojë rritet mosbesimi ndaj institucioneve të BE-së. Prandaj nëse kërkohet ndryshimi nga të rinjtë, atëherë edhe BE duhet të mbajë premtimet dhe të rinjve t'u jepet shansi që t'i bëjnë këto ndryshime”, tha Sarazin. Megjithatë ai tha se Institucionet e BE-së, mbesin të përkushtuara për intergrimin e Ballkanit Perendimor. Këtu ai përmendi rastin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilave u është dhënë statusi i kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian. "BE-ja e do Ballkanin Perendimor brenda Unionit”, tha ai.
Më e zëshme në kritika ndaj BE-së ishte raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian Viola von Cramon, e cila "mosliberalizimin e vizave për Kosovën e cilësoi një dështim të Bashkimit Europian, përderisa Kosova i ka plotësuar kushtet tash e pesë vite më parë”.
BE dështoi në rastin e Kosovës
"Është shumë frustruese që Franca dhe disa vende tjera të BE-së akoma janë skeptike dhe kanë dyshime se a duhet t'i hiqen vizat qytetarëve të Kosovës, përderisa Kosova i ka plotësuar kriteret. Unë personalisht jam e befasuar me këtë skepticizëm dhe thjesht nuk kam ndonjë shpjegim”, tha Viola von Cramon.
"Për mua demokracia është proces ku duhet të respektohen të drejtat e njeriut dhe ku respektohet rendi dhe ligji. Prandaj unë mendoj se mesazhi për të rinjtë e Ballkanit, të cilëve u kërkohet të angazhohen për reforma në vendet e tyre, është që edhe vet BE-ja të reformohet”, tha von Cramon.
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian dhe i ngarkuari i qeverisë gjermane për Ballkanin, thanë se vendet e Ballkanit Perendimor duhet të ndihmohen si një paketë dhe jo ndarasi dhe se Procesi i Berlinit është një mekanizëm që do ta shtyjë përpara këtë. U tha po ashtu se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të ecë përpara. Për të dyja vendet "është një moment i mirë që të arrijnë marrëveshje për normalizim”, të arrihet një treg i përbashkët në Ballkan dhe të mund të kontribuojnë edhe në marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet vendeve.
Sidoqoftë, të rinjtë e Ballkanit me një deklaratë të përbashkët drejtuar qeverive të vendeve të tyre, por edhe Bashkimit Europian, nënvizuan se ata janë "dëshmitarë të mungesës së përditshme të mundësive për të reformuar në mënyrë efektive shoqëritë e vendeve prej nga vijnë”.
"Mungesa e besimit midis qeverisë dhe shoqërisë është realiteti ynë dhe kjo vë në pikëpyetje kohezionin social. Perceptimi aktual i institucioneve publike është se ato janë joefikase, të njëanshme, diskriminuese ose jomiqësore ndaj të rinjve, veçanërisht në sistemet e sigurisë dhe drejtësisë, dhe do të çojë në një gërryerje të mëtejshme të kohezionit social dhe më tej në tendencën e emigrimit të brezit të ri". Prandaj të rinjtë e Ballkanit kërkojnë një ndryshim të rrënjësishëm që çon në integrimin e të rinjve dhe pjesëmarrjen efektive të tyre në të gjitha pjesët e shoqërisë dhe strukturat vendimarrëse. Në këtë linjë sugjerohen qeveritë e vendeve të Ballkanit Perendimor që të marrin masa për një komunikimin strategjik me të rinjtë për sistemet politike dhe fillimin e proceseve të detyrueshme dhe të ndershme të konsultimit me të rinjtë në lidhje me nismat kryesore legjislative.'/DW
Deklarata për media e lëshuar nga një kompani në Shën Pete...
Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërku...
Marseja po barrikadohet. Arsyeja: frika nga krimi. Deri në...
Kur kancelari gjerman, Olaf Scholz, udhëton këto ditë ...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se par...
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Koreja e Veri...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsë...
Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, N...
Kosova u trondit sot nga një video e publikuar në rrje...
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të flasë për dhunën "e...
Partitë e djathta, përfshirë atë të ish-kryeministrit ...
Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record, shprehet kundë...
Partitë e qendrës së majtë kanë fituar më së shumti vota n...
Një delegacion i Iranit do të vizitojë Vjenën në ditët në ...
Guvernatorët republikanë të Floridës dhe Teksasit janë për...
Rusia ra dakord të mërkurën të rikthehet te marrëveshja e ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsëriti...
Një rast i rëndë i dhunës fizike në shtëpinë e të moshuarv...
Arabia Saudite ka ndarë informacione me zyrtarë amerikanë ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...