Dhuna makabre në Pejë/ Flet vajza dhe dhëndri i të moshuarës
Kosova u trondit sot nga një video e publikuar në rrje...

Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, tha se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.
“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, tha Gjuriç më 2 nëntor dhe shtoi se “patrulla të njësive të trafikut nga Prishtina janë dërguar në veri, për të ushtruar presion”.
Gjuriç i bëri këto deklarata pas takimit me përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë dhe katër kryetarëve të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok).
Ai tha se me këtë vendim paraprakisht është informuar edhe drejtoria e përgjithshme në Prishtinë si dhe të gjithë akterët ndërkombëtarë.
Që nga 1 nëntori, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarëve që kanë makina me targa ilegale (KM), do të marrin fleta qortuese. Kjo është faza e parë e planit prej tri etapash, që Qeveria e Kosovës ka thënë se do të zbatojë nga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit 2023, sa i përket riregjistrimit të makinave në targat RKS (Republika e Kosovës).
Faza e dytë parasheh gjobë prej 150 eurosh për shoferët që kanë makina me targa serbe, ndërkaq në fazën e tretë do të përdoren targa provuese. Pas 21 prillit, sipas Qeverisë, nuk do të lejohet qarkullimi i makinave që nuk kanë targa RKS.
Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ende nuk është prononcuar se si do të veprojë pas këtij vendimi të policisë në veri.
Ndërkaq, nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, tha se të gjithë përfaqësuesit e partisë së tij ofrojnë mbështetje të plotë “për policët e drejtorisë rajonale të veriut”.
"Serbët nuk duan të zëvendësojnë targat e tyre KM me targat RKS”, tha Simiç.
“Shqiptimi i dënimit të parë do të pasohet me një reagim të ashpër dhe rezistencë të fortë me të gjitha mjetet demokratike. Nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në këtë moment”, tha ai.
Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, e cila funksion ne sistemin e Kosovës, Millan Radojeviç, falënderoi komandantët e stacioneve nga veriu në emër të katër kryetarëve të komunave veriore dhe tha se ata mbështesin dhe “mirëkuptojnë plotësisht punonjësit e policisë që nuk duan të shpërndajnë qortime”.
“Kemi pasur një takim ku kemi arritur në konkluzione të caktuara që do të tregojnë unitetin e popullit tonë në këto zona”, tha ai.
Përmes një njoftimi për media, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç, tha se mbështet vendimin e drejtuesve të policisë në veri, kurse për policët nga Prishtina tha se nuk kanë “asnjë arsye” që të shkojnë në komunat në veri të Kosovës.
*Video: Nis lëshimi i fletave qortuese
Në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – vlerësohet se janë deri në 10.000 automjete me targa ilegale serbe.
Këto targa i lëshon Serbia dhe bartin akronime serbe të qyteteve të Kosovës, si: KM, GL, PR, UR e të tjera.
Në javët e fundit janë shtuar incidentet në veri, që kanë pasur në cak kryesisht serbët që kanë riregjistruar makinat e tyre në RKS.
Vendimi për riregjistrimin e makinave fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi më 1 gusht, por u shty për një muaj për shkak se serbët lokalë ngritën barrikada në shenjë pakënaqësie ndaj këtij vendimi.
Pak para se të skadonte afati për riregjistrim më 31 tetor, Qeveria e Kosovës njoftoi për planin e saj me tri faza për targat./ REL
Kosova u trondit sot nga një video e publikuar në rrje...
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të flasë për dhunën "e...
Partitë e djathta, përfshirë atë të ish-kryeministrit ...
Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record, shprehet kundë...
Partitë e qendrës së majtë kanë fituar më së shumti vota n...
Një delegacion i Iranit do të vizitojë Vjenën në ditët në ...
Guvernatorët republikanë të Floridës dhe Teksasit janë për...
Rusia ra dakord të mërkurën të rikthehet te marrëveshja e ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsëriti...
Një rast i rëndë i dhunës fizike në shtëpinë e të moshuarv...
Arabia Saudite ka ndarë informacione me zyrtarë amerikanë ...
Cilat pengesa mund të ngadalësojnë pranimin e Finlandës dh...
“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gje...
“Nëse do të më duhet ta them me përqindje, mendoj se ka 30...
Qetësia e mbrëmjes prishet nga krisma e një kallashnikovi,...
Sondazhet pas votimit në Izrael tregojnë se ish-kryemi...
Një gjykatës i San Franciskos ka urdhëruar që personi i ak...
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri ...
Ushtarët e forcave speciale afgane që luftuan krah tru...
Një marrëveshje e arritur në tetor mes Turqisë dhe Lib...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...