Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Qetësia e mbrëmjes prishet nga krisma e një kallashnikovi, që dëgjohet në veri të një ure që ndan dy komunitete, të cilat kanë një paqe të brishtë midis tyre më shumë se 22 vjet pas një lufte brutale civile. Konflikti përfundoi pas një fushate të paprecedentë ajrore ushtarake të NATO-s, sanksioneve ndërkombëtare dhe kërcënimit të një pushtimi tokësor.
Që të gjitha për të ndaluar veprimet gjenocidale të forcave të udhëheqësit nacionalist serb Sllobodan Millosheviç në Kosovë. Në tetorin e vitit 2000, përballë kundërshtimit në rritje nga opozita dhe qytetarët, Millosheviçi dha dorëheqjen nga posti i presidentit. Kjo solli paqen e brishtë dhe konsolidimin gradual të shtetit të pavarur të Kosovës që u themelua pak vite më vonë.
Megjithatë, çështjet themelore mbeten ende të pazgjidhura. Sidomos në qytetin verior të Kosovës, Mitrovicë, ku një pakicë serbësh vazhdojnë të mbajnë lidhje të ngushta me Beogradin dhe Moskën, dhe që merr herë pas here pjesë në veprime të një kundërshtimi dhunshëm kundër qeverisë së udhëhequr nga shqiptarët etnikë në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës.
Mitrovica është një qytet i ndarë. Ajo ndahet nga lumi Ibër. Serbët jetojnë në veri dhe shqiptarët në jug, ndërsa boshnjakët dhe komunitetet e tjera të pakicës, mbeten të bllokuar në mes.
Është një zonë e pasur me burime natyrore, por e ndarë përtej linjave etnike, fetare dhe politike që e pengojnë shfrytëzimin e tyre. Demografia e bën atë të pjekur për një luftë të tërthortë midis fuqive të mëdha. Që kur Rusia pushtoi Ukrainën, situata këtu është përkeqësuar.
Janë shtuar operacionet e forcave speciale të Kosovës, ashtu siç janë shtuar edhe sulmet ndaj tyre, madje disa edhe me granata dore dhe armë automatike. Vetë politikanët kanë përdorur një retorikë nxitëse. Dhe nëpër rrugë ka jo pak mbishkrime me simbolin “Z” në mbështetje të të ashtuquajturit operacion special ushtarak të Presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë.
“Të dyja palët po tallen me ne”- tha një polic serb, duke iu referuar Kosovës dhe Serbisë, të cilat nga ana e tyre kanë besnikëri ndaj NATO-s dhe Moskës, gjatë një vizite që zhvilloi në Mitrovicë kryeministrja serbe Ana Bërnabiç. Vizita e saj pasoi trazirat që sollën ngritjen e barrikadave dhe të shtënave me armë, për shkak të një mosmarrëveshjeje midis Beogradit dhe Prishtinës mbi targat, lirinë e lëvizjes dhe dokumentet e identifikimit.
Qeveria e Kosovës këmbëngul që serbët vendas duhet të pajisen me ID dhe targat e Kosovës, se do të përdorin forcën për të zbatuar ligjin. Nga prilli i vitit të ardhshëm ajo do të nisë konfiskimin e makinave në rast shkeljeje. Por këto detyrime popullata minoritare serbe i sheh si një sulm ndaj identitetit të tyre.
Në pamje të parë ato duken si shkurtesa të padëmshme. Targat serbe lexojnë SRB, ato të Kosovës RKS. Ndonjëherë një flamur i vogël zbukuron mesin e tyre. Por këto shkurtesa kanë shumë domethënie. Sidomos në një vend ku jo shumë kohë më parë kishte shumë varreza masive.
Identiteti ka rëndësi jo vetëm në Kosovë. Në Izrael dhe Palestinë, izraelitët dhe palestinezët kanë targa të ndryshme, të cilat ndalojnë lëvizjen dhe imponojnë një kontroll më të madh në pikat e kontrollit për palestinezët. “Fakt që një grindje mbi dokumentacionin zyrtar shkaktoi tensione të tilla është një dëshmi e brishtësisë së situatës. Nëse e humbim targën, atëherë këtu nuk ka më Serbi dhe ne do ta humbasim identitetin tonë”- thotë Damjan Petrovic, një serb vendas.
Një punonjësi policie iu dogj shtëpia pasi ndërroi targat sipas asaj që kërkon Prishtina. “Tradhtari, duhet të digjet së bashku me fëmijët e tij!”- thuhet në një koment të postuar në një grup lokal serb në "Facebook". Në momentin që po shkruaj këtë artikull, vetëm 13 makina kishin ndërruar targa. Pronarët e tyre e kanë paguar koston për këtë. Tre prej tyre u janë djegur pronat dhe disa të tjerëve makinat.
Serbët në veri të Kosovës e kanë parë prej kohësh Moskën si një mbrojtëse të tyre. Ata ndajnë besimin, rrënjët etnike, lidhjet kulturore dhe përçmimin ndaj hegjemonisë së SHBA-së. Megjithatë, qeveria e Kosovës e ka shpallur herë pas here “non grata” personelin e zyrës zyrtare të përfaqësueses ruse në Prishtinë, duke i hequr imunitetin diplomatik.
Rasti më i fundit ndodhi në dhjetor 2021, kur një diplomat rus i OKB-së u dëbua për “veprimtari të dëmshme”. Në të njëjtën periudhë u forcuan lidhjet ruso-serbe. Muajin e kaluar, Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, dhe Nikola Selakoviç, në atë kohë ministër i Jashtëm i Serbisë, nënshkruan një dokument të quajtur një “plan për konsultim”, që e zemëroi shumë Brukselin dhe Shtëpinë e Bardhë.
Moska është akuzuar prej kohësh se mban lidhje të ngushta me paraushtarakët serbë. Kur Rusia pushtoi Ukrainën, tubimi i parë në mbështetje të Rusisë u mbajt pikërisht në Beograd në mars të këtij viti. “Krimeja është Rusi; Kosova është Serbi”- brohoriste turma. I njëjti slogan është skalitur edhe në muret e Mitrovicës.
Shumë shqetësim ka edhe për Qendrën Humanitare Ruso-Serbe në Nish të Serbi, shumë afër Mitrovicës dhe kufirit me Kosovën. “Ka pretendime se ajo po përdoret si një qendër lokale spiunazhi… Unë besoj se Rusia po luan një lojë simbolike me Perëndimin dhe njëkohësisht po bën presion mbi Beogradin”- thotë Sërgjan Cvijiç, politolog serb.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Sondazhet pas votimit në Izrael tregojnë se ish-kryemi...
Një gjykatës i San Franciskos ka urdhëruar që personi i ak...
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri ...
Ushtarët e forcave speciale afgane që luftuan krah tru...
Një marrëveshje e arritur në tetor mes Turqisë dhe Lib...
Industria gjermane përballet me kosto të larta të ener...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Ni...
Autoritetet e Kosovës filluan të martën të lëshojnë pa...
Dhuna politike ka trazuar atmosferën në prag të zgjedh...
Në zgjedhjet e së martës në Izrael, të pestat që nga v...
Disa diktatorë po e mbivlerësojnë ndjeshëm rritjen ekonomi...
Më 1 nëntor, Izraeli mban zgjedhjet e pesta në më pak se k...
Koreja Veriore ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara me “masa t...
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, më 1 nëntor kërkoi ...
Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha se ...
Qeveria e re italiane, me Giorgia Melonin në krye, ka thënë ...
Miliarderi rus, Oleg Tinkov, ka hequr dorë prej shtetësisë...
Kushtet shumë të vështira në të cilat u krye operacioni i ...
Izraelitët votojnë të martën - për të pestën herë, në më p...
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se us...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...