Industria gjermane rrit numrin e punonjësve për të tetin vit radhazi
Industria gjermane përballet me kosto të larta të ener...

Një marrëveshje e arritur në tetor mes Turqisë dhe Libisë, për kërkim në det të naftës dhe gazit, ka çuar në një acarim të mëtejshëm të tensioneve në rritje mes Ankarasë dhe Athinës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones nga Stambolli, efektet e rivalitetit po përhapen në Evropë dhe Lindjen e Mesme.
Analistët thonë se marrëveshja për kërkimin e naftës dhe gazit mes Turqisë dhe qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, të cilën Turqia e mbështet ushtarakisht, është një fitore e madhe për Ankaranë, jo vetëm nga pikëpamja financiare.
“Libia po ndihmon Turqinë të sigurojë përfitime financiare të konsiderueshme dhe në këtë proces po poshtëron Greqinë. Pra, ky është aspekti politik i çështjes”, thotë Jalel Harchaoui, përfaqësues i organizatës Nisma Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.
Marrëveshja me Libinë i mundëson Turqisë eksplorimin në ujërat e Mesdheut të pretenduara nga Greqia. Analistët thonë se forcat turke dhe greke përballen rregullisht tashmë në ujërat e diskutueshme në detin mes dy vendeve, atë Egje. Marrëveshja me Libinë kërcënon tashmë ta zgjerojë rivalitetin.
“Kemi parë në të kaluarën përballje në Egje, provokime nga ana e Turqisë në ujërat territoriale të Qipros. Siç e keni vënë re, qeveria greke është tepër e zemëruar”, thotë Aya Burweila, përfaqësuese e Kolegjit Helenik për Mbrojtjes Kombëtare.
Së fundmi ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias zhvilloi bisedime në Kajro me homologun e tij egjiptian Sameh Shoukry dhe të dy vendet dënuan marrëveshjen mbi energjinë të arritur mes Turqisë dhe Libisë.
Kajro njoftoi gjithashtu se do të pezullonte bisedimet me Ankaranë që kishin për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve të tensionuara. Analistët thonë se disa vende të rajonit po shkojnë drejt mosmarrëveshjeve.
“Duke filluar nga Greqia, Qipro në Egjipt. Unë insistoj tek Egjipti, sepse egjiptianët, e shohin gjysmën lindore të Libisë, si “oborrin e shtëpisë së tyre” (si pjesë të tyren) dhe nuk e konsiderojnë aspak të pranueshme që Turqia të bëjë biznes aty, në tokë apo qoftë nën det”, thotë Jalel Harchaoui, Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.
Franca, një aleate e fortë e Greqisë dhe Egjiptit, dënoi gjithashtu marrëveshjen e fundit turko-libiane mbi energjinë, duke e quajtur një shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Franca dhe Greqia kanë një marrëveshje dypalëshe në fushën e mbrojtjes. Parisi po ndihmon Athinën të modernizojë forcat e saj ushtarake.
“Të dyja palët janë gjithashtu të ndërgjegjshme se kjo mund të rezultojë në një luftë në shkallë të gjerë. Sepse nuk është vetëm Turqia dhe Greqia në Mesdheun Lindor, ka edhe vende të tjera. Janë francezët, Izraeli, Egjipti. Mesdheu Lindor aktualisht është një zonë e madhe gjeopolitike. Pra, në atë rajon nuk ka vetëm dy aktorë e të tjerët që rrinë duke bërë thjesht spektatorin”, thotë Senem Aydin-Düzgit, e universitetit Sabanci.
Ajo çka mund ta ndizte tensionet edhe më tej do të ishte një vendim i Ankarasë për të dërguar anijet e saj kërkimore në ujërat e pretenduara nga Greqia, bazuar në marrëveshjen me Libinë. Por për shkak se rreziku është shumë i madh për rajonin, analistët parashikojnë se të gjitha palët do të punojnë për të shmangur çdo përplasje./ VOA
Industria gjermane përballet me kosto të larta të ener...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Ni...
Autoritetet e Kosovës filluan të martën të lëshojnë pa...
Dhuna politike ka trazuar atmosferën në prag të zgjedh...
Në zgjedhjet e së martës në Izrael, të pestat që nga v...
Disa diktatorë po e mbivlerësojnë ndjeshëm rritjen ekonomi...
Më 1 nëntor, Izraeli mban zgjedhjet e pesta në më pak se k...
Koreja Veriore ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara me “masa t...
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, më 1 nëntor kërkoi ...
Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha se ...
Qeveria e re italiane, me Giorgia Melonin në krye, ka thënë ...
Miliarderi rus, Oleg Tinkov, ka hequr dorë prej shtetësisë...
Kushtet shumë të vështira në të cilat u krye operacioni i ...
Izraelitët votojnë të martën - për të pestën herë, në më p...
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se us...
Ish-Presidenti Donald Trump i kërkoi të hënën Gjykatës së ...
Personi që akuzohet për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thir...
Rusia intensifikoi sulmet të hënën ndaj disa qyteteve ukra...
Shefi i Policisë në Korenë Jugore, Yoon Hee-keun, e ka pra...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...