Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...

Disa diktatorë po e mbivlerësojnë ndjeshëm rritjen ekonomike, sipas një studimi që bazohet tek imazhet satelitore të disa vendeve gjatë natës. Siç na njeh materiali në vazhdim nga korrespondenti i "Zërit të Amerikës", Henry Ridgwell, ekonomistët kanë vënë në dyshim besueshmërinë e të dhënave nga regjimet autokratike, përfshirë mes tyre edhe Kinën.
Hulumtimi fillon nga një premisë qendrore, që të gjithë udhëheqësit, si ata të vendeve demokratike apo diktaturave, duan të krenohen për një ekonomi në lulëzim, thotë për "Zërin e Amerikës" autori i raportit Luis Martinez.
“Të gjithë do të dëshironin të ofronin një tablo më të shëndetshme. Dallimi thelbësor është se në demokraci kemi një rrjet të tërë kontrollesh dhe balancash që e frenojnë disi këtë sjellje. Hipoteza themelore është se kur shikojmë regjimet jodemokratike, këto kontrolle dhe ekuilibra mungojnë tërësisht”.
Por si mund të matet rritja ekonomike kur nuk mund të bazohesh tek shifrat qeveritare? Hulumtimet tregojnë se imazhet satelitore që masin intensitetin e dritave elektrike gjatë natës janë një tregues i përafërt i aktivitetit ekonomik.
Një shembull i thjeshtë janë pamjet gjatë natës të Gadishullit Korean. Koreja e Jugut shkëlqen nga dritat, por përtej kryeqytetit Seul, ku shtrihet kufiri me Korenë e Veriut, panorama e natës është kryesisht e errët.
"Kur një ekonomi rritet dhe zhvillohet, kuptohet që ka ndërtime si infrastruktura, dritat e rrugëve, shtëpi banimi dhe industria”, thotë Luis Martinez me Universitetin e Çikagos.
Zoti Martinez përdori të dhëna nga organizata “Freedom House” me seli në Uashington si masë të demokracisë së një vendi. Më pas ai i krahasoi shifrat zyrtare të prodhimit të brendshëm bruto, me rritjen ekonomike bazuar tek imazhet satelitore të marra gjatë natës.
“Po të shqyrtosh dy vende dhe në këto dy vende ndriçimi natën rritet me të njëjtin ritëm dhe njëri prej vendeve është më demokratik, niveli i njëjtë i rritjes përkon një rritje më të ulët prodhimi të vendit më demokratik për atë periudhë”, thotë zoti Martinez.
Ai studioi shifrat e prodhimit të brendshëm bruto dhe të dhënat satelitore për 184 vendeve për një periudhe 20 vjeçare. Modeli ishte i qartë, thotë ai, diktaturat e mbivlerësojnë rritjen ekonomike.
“Kur krahasojmë demokracitë më të qëndrueshme dhe më të besueshme me regjimet më autoritare, po flasim për diçka në rangun prej 30 deri në 35 për qind. Kjo do të thotë se nëse norma e vërtetë e rritjes është 1 për qind, regjimi autoritar do të raportojë normën e rritjes me 1.3 për qind”.
Javën e kaluar, udhëheqësi autoritar i Kinës Xi Jinping bëri betimin për një tjetër mandat pesëvjeçar.
Modeli i krijuar nga zoti Martinez sugjeron se Pekini mund të ketë mbivlerësuar rritjen ekonomike me një të tretën gjatë dy dekadave të fundit, çfarë do të thotë se ekonomia e atij vendi është shumë më e vogël nga sa pretendohet. Kina mohon të ketë manipuluar shifrat ekonomike.
Partia Komuniste raportoi një rritje ekonomike prej 3.9% gjatë tremujorit të tretë. Por publikimi i shifrave u shty me disa ditë pa shpjegime, çka përkoi me kongresin e Partisë Komuniste.
Më 1 nëntor, Izraeli mban zgjedhjet e pesta në më pak se k...
Koreja Veriore ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara me “masa t...
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, më 1 nëntor kërkoi ...
Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha se ...
Qeveria e re italiane, me Giorgia Melonin në krye, ka thënë ...
Miliarderi rus, Oleg Tinkov, ka hequr dorë prej shtetësisë...
Kushtet shumë të vështira në të cilat u krye operacioni i ...
Izraelitët votojnë të martën - për të pestën herë, në më p...
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se us...
Ish-Presidenti Donald Trump i kërkoi të hënën Gjykatës së ...
Personi që akuzohet për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thir...
Rusia intensifikoi sulmet të hënën ndaj disa qyteteve ukra...
Shefi i Policisë në Korenë Jugore, Yoon Hee-keun, e ka pra...
Edhe pse Bashkimi Europian ka miratuar ligje gjithëpërfshi...
Një tjetër telefonatë e përgjuar nga shërbimet sekrete ukr...
Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha...
Ish-Presidenti Donald Trump i kërkoi të hënën Gjykatës...
Votuesit izraelitë duket se vazhdojnë të jenë të...
Varshava dhe Seuli kanë nënshkruar një marrëveshje bas...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...