“F*ck you”/ PDE "shuplakë" Ramës: Sheshi duhet dëgjuar, jo fyer
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...
Partia Demokratike Europiane ka reaguar pas intervistës së...

Personi që akuzohet për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, i tha policisë se donte ta merrte peng drejtuesen demokrate dhe “t’i thyente kupat e gjurit” për t’u treguar anëtarëve të tjerë të Kongresit, se kishte “pasoja për veprimet”, njoftuan autoritetet të hënën.
Në një dokument rrënqethës, zyrtarët thonë se David DePape, 42 vjeç, kishte marrë me vete në çantën e shpinës pranga plastike, një litar dhe shirit ngjitës. Ai hyri me forcë në shtëpinë e çiftit në San Françisko mëngjesin e së premtes, u ngjit në katin e sipërm ku po flinte 82 vjeçari Paul Pelosi dhe kërkoi të fliste me “Nancy-in”.
“Kjo shtëpi dhe vetë kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve ishin konkretisht objektivi”, tha prokurorja e San Françiskos, Brooke Jenkins, gjatë një konference për shtyp të hënën në mbrëmje, duke njoftuar akuzat ndaj zotit DePape, përfshirë tentativë për vrasje.
“Kjo ishte e motivuar politikisht”, tha zonja Jenkins. Ajo i bëri thirrje publikut të ketë “kujdes me fjalët që themi dhe të ulim volumin e retorikës sonë politike”.
Padia federale bën kontrast përkundër përqeshjeve dhe teorive të konspiracionit për sulmin në shtëpinë e çiftit Pelosi, të qarkulluara nga personazhe të së djathtës së largët dhe madje edhe nga disa zyrtarë kryesorë republikanë, vetëm një javë përpara zgjedhjeve të mesmandatit.
Në një aktivitet elektoral të hënën në Arizona, Kari Lake, kandidatja republikane për guvernatore, mori të qeshura të përzemërta, ndërsa bënte shaka për sigurinë në shtëpinë e çiftit Pelosi.
Për më tepër, zoti DePape akuzohet për ndikim, pengim ose ndëshkim të një zyrtari federal, duke kërcënuar ose plagosur një anëtar të familjes. Ai gjithashtu përballet me një akuzë për tentativë rrëmbimi të një zyrtari të Shteteve të Bashkuara për shkak të kryerjes së detyrave zyrtare.
Asnjë avokat nuk është regjistruar për të marrë përsipër mbrojtjen për zotin DePape. Ai do të dalë në gjyq të martën dhe prokurorët do të kërkojnë që ai të mbahet në burg pa të drejtën për lirim me kusht.
Kur Paul Pelosi i befasuar i tha sulmuesit se zonja Pelosi nuk ishte aty, DePape tha se do të priste – edhe pasi iu tha se nuk do të ishte në shtëpi për disa ditë. Sulmuesi më pas filloi të nxirrte kravata, për ta lidhur, thuhet në padi.
"Duke i thyer gjunjët Nancy-t, asaj më pas do t’i duhej të futej në Kongres me karrocë, gjë që do t'u tregonte anëtarëve të tjerë të Kongresit se kishte pasoja për veprimet", citon padia fjalët e zotit DePape thënë hetuesve.
I dyshuari DePape i foli policisë për planet e tij për ta mbajtur peng Kryetaren Pelosi për të "biseduar me të" dhe se e konsideronte atë si "udhëheqëse e paketës së gënjeshtrave të treguar nga Partia Demokrate", thuhet në padinë me tetë faqe.
“Nëse ajo do t'i tregonte DePape-s 'të vërtetën', ai do ta linte të ikte dhe nëse ajo 'gënjente', ai do t'i thyente 'kupat e gjurit',” thuhet në ankesë.
DePape është një shtetas kanadez i cili hyri legalisht në Shtetet e Bashkuara në vitin 2000, por që ka qëndruar shumë kohë pasi i ka skaduar viza, tha një zyrtar amerikan i cili nuk ishte i autorizuar ta diskutonte çështjen publikisht dhe foli në kushte anonimiteti.
Familja e përshkroi zotin DePape si të distancuar prej tyre dhe se ai njihej nga disa në San Françisko si aktivist pro nudizmit që dukej se përqafonte një sërë teorish konspirative. DePape ka jetuar për dy vitet e fundit në një garazh në një banesë në Richmond, Kaliforni, thuhet në padi.
Sulmi ishte një jehonë shqetësuese e sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol, kur pjesëmarrësit që përpiqeshin të përmbysnin humbjen në zgjedhje të Donald Trump-it përballë Joe Bidenit, hynë në godinën e Kongresit me thirrjen e frikshme "Ku është Nancy?". Disa prej tyre mbanin me vete pranga plastike.
Policia u dërgua në shtëpinë në lagjen e pasur Pacific Heights rreth orës 2:20 të mëngjesit të së premtes pasi Paul Pelosi bëri një telefonatë tek numri i urgjencës 911. DePape theu xhamin në derën e pasme të shtëpisë dhe u ngjit në katin e sipërm për t'u përballur me Paul Pelosin, tha policia. Policët mbërritën dy minuta më vonë dhe i panë të dy burrat duke u përleshur me një çekiç dhe më pas panë DePapen ta godasë zotin Pelosi të paktën një herë përpara se të kapej nga oficerët e policisë.
Prokurorja Jenkins tha se DePape “e tërhoqi çekiçin nga zoti Pelosi dhe e goditi me forcë në majë të kokës”. Ajo tha se ai kishte një çekiç të dytë në çantën e tij.
DePape u arrestua të premten me dyshimin për tentativë vrasjeje, abuzim me të moshuarit dhe vjedhje me thyerje në një sulm të frikshëm që ka përforcuar klimën toksike politike përpara zgjedhjeve të mesmandatit që mbahen më 8 nëntor.
Paul Pelosi vazhdon të jetë i shtruar në spital në San Françisko pasi iu nënshtrua kirurgjisë për një frakturë në kokë dhe lëndime të tjera. Kryetarja Pelosi, e cili ishte në Uashington në kohën e sulmit, u kthye me shpejtësi në Kaliforni. Ndryshe nga presidentët, udhëheqësit e kongresit kanë mbrojtje sigurie për veten e tyre, por jo për familjet e tyre.
Në ambulancën për në spital, Paul Pelosi i tha policisë se nuk e kishte parë kurrë më parë DePape-n, thuhet në padi.
DePape i tha policisë se ishte vështirësuar të çante derën e xhamit me çekiçin e tij dhe se u ngjit lart dhe i tha Paul Pelosit që po flinte që të zgjohej. Pelosi u shfaq i befasuar, tha DePape.
Pasi Paul Pelosi i tha sulmuesit se gruaja e tij nuk ishte në shtëpi, ai më pas e pyeti DePape se si mund ta zgjidhnin situatën, thuhej në ankesë. DePape shpjegoi se ishte i lodhur dhe se donte ta lidhte Pelosin dhe të prisnin. Në një moment, Paul Pelosi u përpoq të arrinte tek ashensori, ku gjendet një telefon, por DePape e bllokoi. Pelosi më vonë kërkoi të përdorte banjën dhe i telefonoi urgjencës.
DePape u tha hetuesve se ai nuk u largua edhe pse e dinte që Paul Pelosi i kishte telefonuar urgjencës sepse "ashtu si baballarët themelues amerikanë me britanikët, ai po luftonte kundër tiranisë pa opsionin e dorëzimit", thuhet në padi.
Padia federale thotë gjithashtu se DePape tha se donte "të përdorte Nancy-n për të joshur" një person tjetër. Por padia nuk jep detaje të tjera të këtij plani.
"Nuk kemi asgjë për të sugjeruar që këta dy persona e njihnin njëri-tjetrin përpara këtij incidenti", tha Prokurorja Jenkins në një konferencë të dielën.
Deklaratat e prokurores erdhën ndërkohë që komente të ashpra mbi sulmin qarkullonin në mediat sociale.
Elon Musk gjatë fundjavës postoi në Twitter për miliona ndjekësit e tij, dhe më pas fshiu, teoritë e konspiracionit të një faqeje interneti, ndërkohë që blerja e Twitter-it prej tij ka ngritur shqetësime se platforma e mediave sociale nuk do të përpiqet më të kufizojë dezinformimin dhe gjuhën e urrejtjes.
Djali i ish-Presidentit Trump, Donald Trump Jr., ishte ndër ata që përqeshën sulmin ndaj Paul Pelosit, duke postuar në Twitter shaka të vrazhda për të.
Në klimën e nxehtë politike, një javë para zgjedhjeve të mesmandatit, tensionet janë të larta, me kërcënime rekord sigurie ndaj ligjvënësve dhe zyrtarëve të tjerë.
Incidenti shkaktoi shqetësime të reja sigurie përpara zgjedhjeve të mesmandatit për ligjvënësit dhe zyrtarët e tjerë.
Me afro 10 mijë kërcënime kundër anëtarëve të Kongresit gjatë vitit të kaluar, Policia e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara i ka këshilluar ligjvënësit që të marrin masa paraprake. Shefi i policisë së Kapitolit, Tom Manger, ka thënë se kërcënimi nga sulmuesit vetmitarë ka ardhur në rritje dhe kërcënimi më i rëndësishëm me të cilin po përballet policia është numri historikisht i lartë i kërcënimeve kundër ligjvënësve, mijëra më shumë se vetëm disa vite më parë.
Goditja e bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve pason sulme dhe kërcënime të tjera. Këtë verë, një person që mbante armë, thikë dhe pranga plastike u arrestua pranë shtëpisë së anëtarit të Gjykatës së Lartë, Brett Kavanaugh në Maryland pasi kërcënoi se do ta vriste gjykatësin. Në vitin 2017, deputeti republikan Steve Scalise u plagos rëndë kur një mbështetës i Bernie Sanders-it hapi zjarr ndaj republikanëve në një stërvitje bejsbolli në Kongres./VOA
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thir...
Rusia intensifikoi sulmet të hënën ndaj disa qyteteve ukra...
Shefi i Policisë në Korenë Jugore, Yoon Hee-keun, e ka pra...
Edhe pse Bashkimi Europian ka miratuar ligje gjithëpërfshi...
Një tjetër telefonatë e përgjuar nga shërbimet sekrete ukr...
Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha...
Ish-Presidenti Donald Trump i kërkoi të hënën Gjykatës...
Votuesit izraelitë duket se vazhdojnë të jenë të...
Varshava dhe Seuli kanë nënshkruar një marrëveshje bas...
Ka mbetur vetëm një javë deri në zgjedhjet për Kongres...
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara refuzoi të hën...
Garda Revolucionare e Iranit ka konfiskuan një cistern...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Bashkimi Evropi...
Kievi dhe disa rajone tjera ukrainase janë përballur sëris...
Majtisti Luis Inacio Lula da Silva fitoi të dielën ndaj pr...
Presidentja e Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak...
Të dielën e kaluar, shërbimet sekrete britanike raportuan ...
Ukrainë: Rreth katër milionë vetë të prekur nga ndërpr...
Një operator hekurudhor zviceran ka vendosur një rekor...
Dhjetëra persona kanë humbur jetën pasi një urë për kë...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...