Shërbimet sekrete po e kërcënojnë Gjermaninë gjithnjë e më shumë
Presidentja e Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak...

Majtisti Luis Inacio Lula da Silva fitoi të dielën ndaj presidentit Jair Bolsonaro në raundin e dytë të zgjedhjeve që shënojnë një rikthim spektakolar për zotin Lula dhe fundin e qeverisë më të djathtë të Brazilit në dekada.
Zoti Lula fitoi 50.9% të votave krahasuar me 49.1% për presidentin Bolsonaro, tha Gjykata e Lartë Zgjedhore, duke shpallur ish-presidentin Lula fitues. Inaugurimi i 77-vjeçarit Lula do të bëhet më 1 janar.
Rezultati i votimeve ishte një kritikë për populizmin e zjarrtë të së djathtës së skajshme të zotit Bolsonaro.
67-vjeçari Bolsonaro, i cili prej vitesh ka bërë pretendime të pabaza se sistemi i votimit në Brazil është i ekspozuar ndaj manipulimeve, nuk është shprehur për rezultatin.
Burimet i thanë agjencisë "Reuters" se autoritetet zgjedhore po përgatiten që ai ta kundërshtojë rezultatin, dhe po marrin masa sigurie në rast se mbështetësit e tij do të organizojnë protesta.
"Demokraci," shkroi zoti Lula në "Twitter".
Ai u përshëndet nga përkrahësit e entuziazmuar në një tubim në Sao Paulo përpara se të mbante një fjalim.
Udhëheqësit duke filluar nga Presidenti amerikan Joe Biden, Emmanuel Macron i Francës dhe Alberto Fernandez i Argjentinës i dërguan zotit Lula mesazhe urimi.
Presidenti i ardhshëm është zotuar për një rikthim të rritjes ekonomike nën drejtimin e shtetit dhe politika sociale që ndihmuan në nxjerrjen e miliona njerëzve nga varfëria kur ai ishte president nga viti 2003 në 2010. Ai gjithashtu premton të luftojë shkatërrimin e pyjeve tropikale të Amazonës dhe ta bëjnë Brazilin një udhëheqës në bisedimet globale për klimën.
Një ish-udhëheqës sindikatash i lindur në varfëri, zoti Lula organizoi greva kundër qeverisë ushtarake të Brazilit në vitet 1970. Presidenca e tij me dy mandate u sshoqërua nga një bum ekonomik dhe ai u largua nga posti me një popullaritet rekord.
Megjithatë, Partia e tij e Punëtorëve vuajti më pas pasojat e një recesioni të thellë dhe një skandal korrupsioni për shkak të të cilit ai u burgos për 19 muaj nën akuzat për ryshfet, të cilat u rrëzuan nga Gjykata e Lartë vitin e kaluar.
Në mandatin e tij të tretë, Lula do të përballet me një ekonomi të ngadalësuar, kufizime më të forta buxhetore dhe një legjislaturë më të ashpër. Aleatët e zotit Bolsonaro formojnë bllokun më të madh në Kongres pasi zgjedhjet e përgjithshme të këtij muaji nxorrën në pah forcën e qëndrueshme të koalicionit të tij konservator.
Presidenti Bolsonaro ka bërë vazhdimisht pretendime të pabaza për mashtrime zgjedhore dhe vitin e kaluar është shprehur hapur se do të refuzojë rezultatet e votimit./VOA
Presidentja e Shërbimit gjerman të Kundërzbulimit Ushtarak...
Të dielën e kaluar, shërbimet sekrete britanike raportuan ...
Ukrainë: Rreth katër milionë vetë të prekur nga ndërpr...
Një operator hekurudhor zviceran ka vendosur një rekor...
Dhjetëra persona kanë humbur jetën pasi një urë për kë...
Rishi Sunak ka ulur sot epërsinë e laburistëve në sondazhe...
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë që të anulojë ...
Të paktën 100 vetë humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosë...
Ambasadori i ri i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i...
Në qytetin e Bllagoevgradit në Bullgari më 30 tetor është ...
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër Rusinë për pezul...
Më shumë se 300 gazetarë iranianë kanë publikuar një letër...
Spekulimet se sa e sigurt është pozita e Vladimir Putinit ...
Thuajse katër milionë vetë në Ukrainë janë prekur nga ndër...
Debati i zjarrtë, që zien aktualisht në Gjermani për hyrje...
Banorët e qyteteve të ndryshme në Ukrainë janë tmerruar di...
Qeveria e Kosovës vendosi që të zbatojë me tri faza afatin...
Ka shkuar në 151 numri i personave që kanë vdekur nga shty...
Londra tha se pretendimi rus sipas së cilit personeli ...
Festa e Halloween në kryeqytetin Seoul të Koresë së Ju...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...