SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...

Debati i zjarrtë, që zien aktualisht në Gjermani për hyrjen e kompanisë shtetërore kineze Cosco në portin e Hamburgut, vëzhgohet në Greqi me kureshtje.
Që nga viti 2011, nën presionin e krizës së borxhit dhe të trojkës, shteti grek ua shiti kompanive të huaja thuajse të gjitha portet dhe aeroportet kryesore të vendit. Në 2016 ajo nënshkroi marrëveshjen me kompaninë kineze të transportit detar Cosco, e cila siguroi shumicën prej dy të tretash në portin e Pireut. Qeveria greke është mjaft e kënaqur me performancën e Cosco-s në portin më të madh grek, në Pire, pranë Athinës. "Investimi kinez nga Cosco në portin e Pireut është i dobishëm për të dy vendet", tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis në samitin e parë të Kinës me 17 vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore me 09.02.21.
Presidenti i Kinës Xi Jinping e cilësoi investimin e Cosco-s në Pire një "projekt shembullor". Ai inspektoi vetë portin më të madh grek në vitin 2019. Xi e sheh Pireun si "një qendër të rëndësishme për lidhjen e shpejtë tokësore dhe detare midis Kinës dhe Evropës dhe për lidhjen midis Azisë dhe Evropës". Në fakt kinezët e kanë modernizuar portin. Tashmë Pireu është porti më i madh në Mesdheun lindor dhe i shtati për nga madhësia në Evropë. Vendet e punës janë të sigurta, kushtet e punës nuk janë as më të mira e as më të këqija se gjetiu në Greqi.
Cosco vepron brenda kuadrit të ligjit grek të punës dhe i nënshtrohet, të paktën teorikisht, kontrolleve të autoriteteve kompetente, të cilat megjithatë ndodhin rrallë. Por sindikatat në Pireus ankohen vazhdimisht për kushtet e punës dhe kërkojnë më shumë masa sigurie, pasi një punëtor i portit vitin e kaluar humbi jetën aksidentalisht në një skelë kontejnerësh. Me sa duket Cosco, si pothuajse çdo punëdhënës i madh në Greqi, nuk ndjen ndonjë presion të madh nga autoritetet përgjegjëse të kontrollit.
Pikë transporti për produktet e veta
Që kur Cosco ka hyrë në Pire, anijet e kompanisë shtetërore kineze sjellin gjithnjë e më shumë produkte në port, që është kthyer në një nga pikat më të rëndësishme të transportit në Mesdhe. Për portet e tjera greke ky nuk është problem, pasi ato nuk konkurrojnë me portin e Pireut, por kjo ka pasoja negative për portet e tjera të transportit në Mesdheun juglindor.
A është histori suksesi investimi kinez në Pire?
Vetëm për sa kohë nuk ke vizion dhe të holla për politikën tënde lidhur me portet, thotë Kostas Chlomoudis, profesor i studimeve detare në Universitetin e Pireut. Në bisedë me DW ai sqaron "se modeli i përfshirjes së sektorit privat në porte, që aplikohet gjetkë në Europë, nuk ka të bëjë fare me praktikën greke. Në BE një skelë konteinerësh i jepet një kompanie private për disa vite, shpesh ka disa kompani konkurruese, që punojnë në një terminal kontejnerësh.

Në Greqi situata është tërësisht ndryshe. Pireu nuk është Hamburg. Këtu shumica e portit të Pireut iu shit Cosco-s, fillimisht 51 për qind, pastaj 67 për qind. Prandaj Cosco është në gjendje të përcaktojë i vetëm të ardhmen e portit. Cosco zotëron të gjitha skelat dhe terminalet. "Shitja e portit të Pireut Cosco-s ishte një gabim tragjik në mënyrën se si ai u krye", mendon Chlomoudis. Sepse tani Pireu ndryshe nga Hamburgu është i varur drejtpërdrejt nga një vend i tretë, nga Kina. Në të njëjtën kohë pritet edhe privatizimi i portit kyç të Aleksandroupolit në Greqinë veriore, të cilin ka gjasa ta dominojnë SHBA.
Që tani porti është një qendër e rëndësishme për dërgesat amerikane të armëve. Infrastrukturat bazë me rëndësi të konsiderueshme gjeostrategjike për BE janë në duart e vendeve të treta, thotë Chlomoudis. BE duhet të ndërhyjë. Për profesorin nga Pireu është e qartë: nevojiten rregulla të qarta, duhet vendosur se cilat kushte duhet të përfshihen në kontratat koncesionare, më qëllim që të mos rrezikohet siguria kombëtare dhe siguria e BE. Rregullat për infrastrukturën e rëndësishme me vlerë gjeostrategjike duhet të jenë uniforme në të gjithë BE. Dhe për portet e Roterdamit, Hamburgut dhe Pireut duhet të zbatohen të njëjtat rregulla.
"Ne kemi nevojë për një politikë të përbashkët evropiane", thotë Chlomoudis. "Komisioni duhet të shfrytëzojë problemin, që u krijua në Gjermani, si një mundësi për të krijuar rregulla të përbashkëta për mbrojtjen e interesave evropiane kundrejt vendeve të treta”.
Sa për kujtesë: në fillim të shekullit në Evropë kishte vetëm një recetë magjike për zgjidhjen e problemeve ekonomike: privatizimi i infrastrukturës për ta aftësuar ekonominë për konkurrencë. Gjithçka donin të shisnin: aeroportet, furnizimin me ujë dhe energji. Kështu ndodhi edhe në Greqi e cila ishte e uritur për investime.
Kinezët ishin të parët, që u interesuan si për portin e Pireut ashtu edhe për portin e Selanikut. Por në atë kohë stafi i rezistoi me sukses marrjes së portit nga kinezët. Vetëm në vitin 2009 qeveria e atëhershme konservatore e Kostas Karamanlis mundi t'i jepte me qera Cosco-s një pjesë të terminalit të kontejnerëve në portin e Pireut. Më pas erdhi kriza e borxhit të shtetit grek në vitin 2010. Një nga kushtet, që troika e përbërë nga Komisionit Evropian, BQE dhe FMN vendosën për shpëtimin e ekonomisë greke, ishte shitja e pronës publike.
Kështu Cosco mori gjithë portin e Pireut, pasi kinezët ishin të vetmit, që donin të investonin në atë kohë. Presioni për të privatizuar gjithçka çoi edhe në marrjen e 14 aeroporteve greke nga Fraport i Gjermanisë, ndër të tjerë edhe aeroportin e Selanikut. Fraport mund të vendosë tani se në cilin aeroport do të investohet fillimisht dhe në cilin jo. Shteti grek nuk ka më të drejtë fjale. Por Fraport, ndryshe nga investitorët kinezë apo amerikanë, është një kompani gjermane, një kompani e BE, jo një kompani që përbën kërcënim gjeopolitik./DW
Banorët e qyteteve të ndryshme në Ukrainë janë tmerruar di...
Qeveria e Kosovës vendosi që të zbatojë me tri faza afatin...
Ka shkuar në 151 numri i personave që kanë vdekur nga shty...
Londra tha se pretendimi rus sipas së cilit personeli ...
Festa e Halloween në kryeqytetin Seoul të Koresë së Ju...
Ukraina ka kryer një sulm "masiv" me dronë në flotën e...
Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth ...
Kur Rusia sulmoi Ukrainën, gazetarët rusë që vazhduan ...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka quajtur “të never...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se rret...
Fotot dramatike tregojnë momentin kur marinarët e Marinës ...
Një qen ka vrapuar në rrugë me një kokë njeriu të prerë të...
Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar qytetarët e K...
Nëse gjëja më e çmuar e një presidenti është koha, nuk...
Paul Pelosi, bashkëshorti i i kryetares së Dhomës së P...
Rreth 700 gra në vit preken nga sëmundja e kancerit të...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i kërkoi ...
Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e tar...
Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës e ka zhytur Evropën në nj...
Burri i kryetares së shtëpisë së SHBA-së, Nancy Pelosi ësh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...