Eskortat e burgjeve në protestë/ Dalin emrat “VIP” që mbështesin tubimin
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...
Prej disa ditësh, një valë e re protestash ka nisur duke m...

Spekulimet se sa e sigurt është pozita e Vladimir Putinit në pushtet, shfaqen rregullisht çdo disa vjet. Por ato janë intensifikuar që nga pushtimi i Ukrainës, dhe sidomos pas dështimeve ushtarake të Rusisë muajt e fundit. Ka një pasiguri e madhe se si mund të duket një Rusi pas largimit të Putinit.
Parashikimet variojnë nga shkatërrimi i dhunshëm i shtetit rus, deri tek rivendosja e normave demokratike dhe një sistemi kontrollesh dhe balancash, nën drejtimin e elitës dhe teknokracisë “liberale” ruse. Por në mesin e shumicës së elitës ruse, duke përfshirë liberalët ka për momentin një konsensus:nuk ekziston diçka e tillë si një Rusi pas Putinit.
Putinizmi është aq shumë i ngulitur në institucionet dhe marrëdhëniet politike, sociale dhe ekonomike të vendit, saqë është thuajse e pamundur të imagjinohet një alternativë.
Putini ka shumë të ngjarë të mos ketë një plan të qartë për pasardhësin, përveç procedurës së përshkruar në Kushtetutë, sipas së cilës ai ia dorëzon presidencën kryeministrit aktual Mikail Mishustin, dhe bën thirrje për zgjedhje, në rastin e largimit të parakohshëm të presidentit aktual.
Pra nuk ka gjasa të ndodhë një ndryshim vullnetar i udhëheqjes. Edhe nëse do të kishte pasur plane të tilla para luftës, ato ka të ngjarë të kenë ndryshuar, në përputhje me rrethanat e reja. Lidhur me këtë çështje, ekzistojnë disa skenarë në lidhje me rezultatin e luftës.

Skenari nr.1:Një ngërç ushtarak
Në një skenar të tillë, Kremlini ndoshta do ta përshkruante si një fitore të Rusisë, edhe nëse do të kishte një rikthim në linjën e frontit të para 24 shkurtit. Moska do të fajësonte mbështetjen perëndimore ndaj Ukrainës si fajtorin kryesor për këtë rezultat, duke lejuar ?përplasjet midis ?elitave të regjimit.
Besnikët e regjimit ka të ngjarë të fajësojnë për humbjen liberalët e heshtur dhe “skifterët” (ata të vijës më të ashpër) që ishin më të zëshëm. Të parët nuk i mbështetën me entuziazëm veprimet ushtarake ruse, ndërsa paaftësia e këtyre të fundit, shkaktoi dështimet e mëdha të ushtrisë rus gjatë kundërsulmeve të Ukrainës.
Është më pak e qartë nëse Putini do të mund të ruajë statusin e tij si arbitër mes elitave, si në sferën ushtarake ashtu edhe në atë të biznesit.Por një ngërç në Ukrainë, do të sillte edhe vazhdimin e statuskuosë, pra autoritarizmit elektoral që është zhvilluar që nga viti 2012, kur regjimi e shtrëngoi kontrollin ndaj procesit zgjedhor, dhe manipuloi më tej në favor të tij rregullat e lojës.
Putini nuk do të kërkonte një pasardhës për një periudhë afatmesme. Por gradualisht pushteti i tij ka të ngjarë të dobësohet, dhe krerët e shërbimeve të sigurisë mund të ndërhyjnë për të vendosur në krye një udhëheqës tjetër.
Skenari nr.2:Një fitore e Rusisë
Ky skenar që nuk ka shumë gjasa të ndodhë, menaxherëve kompetentë në teknokraci dhe atyre në shërbimet e sigurisë (silovikët) u jepet trajtim preferencial nga Kremlini ndërsa liberalët mënjanohen. Ashtu si në skenarin e mëparshëm, nuk ka asnjë plan të menjëhershëm për pasaardhësin, dhe regjimi konsolidohet plotësisht në një regjim autoritar hegjemonist nën Putinin.
Një tranzicion i pushtetit në këtë skenar do të ndodhte në të ardhmen, dhe me kushte të ngjashme me tranzicionet e fundit në Azinë Qendrore si zëvendësimi i Nursulltan Nazarbajevin me kandidatin e tij të preferuar, Kasim-Jomart Tokajev në Kazakistan.
Por trazirat e fundit të Tokajevit, dhe spastrimet e mëpasshme të zyrtarëve të epokës së Nazarbajevit janë ende të freskëta në kujtesën e regjimit të Putinit. Ata ndoshta kanë mësuar nga gabimet e Nazarbajevit. Si teknokratët ashtu edhe silovikët do të kenë një bazë të fortë në këtë regjim potencial.

Skenari nr.3:Një fitore e Ukrainës
Ky skenar i besueshëm bart më shumë pasiguri krahasuar me 2 të tjerët. Autonomia në rritje e elitës gjatë luftës do të krijojë kushtet për një fraksionizëm ekstrem:drejtuesit e shërbimeve të sigurisë kundër liberalëve dhe teknokratëve.
Elitat fraksionale do të rivalizlojnë njëra-tjetrën për pushtet, por mbetet e paqartë se si do të zhvillohet procesi i zgjedhjes së një udhëheqësi të ri. Krerët e shërbimeve të sigurisë do të ketë shtysën dhe kapacitetin për të kapur postet më të larta, por do të përplashesin me teknokratët dhe liberalët. Rusia do të zhytej ndoshta në një sitat midis destabilitetit të epokës së Jelcinit dhe autoritarizmit teknokratik, ku kërkohen ndërhyrje teknike jodemokratike për të ruajtur statuskuonë e re.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Thuajse katër milionë vetë në Ukrainë janë prekur nga ndër...
Debati i zjarrtë, që zien aktualisht në Gjermani për hyrje...
Banorët e qyteteve të ndryshme në Ukrainë janë tmerruar di...
Qeveria e Kosovës vendosi që të zbatojë me tri faza afatin...
Ka shkuar në 151 numri i personave që kanë vdekur nga shty...
Londra tha se pretendimi rus sipas së cilit personeli ...
Festa e Halloween në kryeqytetin Seoul të Koresë së Ju...
Ukraina ka kryer një sulm "masiv" me dronë në flotën e...
Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth ...
Kur Rusia sulmoi Ukrainën, gazetarët rusë që vazhduan ...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden e ka quajtur “të never...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, thotë se rret...
Fotot dramatike tregojnë momentin kur marinarët e Marinës ...
Një qen ka vrapuar në rrugë me një kokë njeriu të prerë të...
Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar qytetarët e K...
Nëse gjëja më e çmuar e një presidenti është koha, nuk...
Paul Pelosi, bashkëshorti i i kryetares së Dhomës së P...
Rreth 700 gra në vit preken nga sëmundja e kancerit të...
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba i kërkoi ...
Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e tar...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...