Kufizime energjie elektrike për miliona ukrainas
Ukrainë: Rreth katër milionë vetë të prekur nga ndërpr...

Të dielën e kaluar, shërbimet sekrete britanike raportuan se Grupi Vagner, një forcë ushtarake mercenare ruse po ndërtonte një zonë mbrojtëse prapa vijës aktuale të frontit për të penguar kundërofensivat ukrainase.
I emërtuar për nder të kompozitorit të preferuar të Adold Hitlerit, Grupi Vagner është një kontigjent ushtarak privat, themeluesi i të cilit është Jevgeni Prigozhin, një oligark rus që mban nofkën “kuzhinieri i Putinit”. Disa spekulojnë se ai mund të bëhet një pasardhës i mundshëm i vetë Putinit në krye të vendit.
Por e sigurt është se ndërsa Vladimir Putin po ndryshon strategjinë e tij në Ukrainë në një luftë jokonvencionale dhe asimetrike, Prigozhin ka të ngjarë të jetë njeriu i tij kryesor. Një ish-hajdut i shndërruar në një pronar restorantesh dhe biznesmen, Prigozhin është aq i rrezikshëm saqë FBI-ja e vendosi atë në listën e më të kërkuarve, dhe Departamenti i Shtetit, dhe ofron një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që mund të çojnë në arrestimin e tij dhe të bashkëpunëtorëve.
Duke qenë pjesë e rrethit të brendshëm të Putinit, Prigozhin gëzon besimin e Putinit. Ky besim u forcua gradualisht, duke krijuar fillimisht një marrëdhënie me shoferin personal të Putinit, dhe më pas me kreun e tij të sigurisë. Edhe pse Putini e mohon në publik miqësinë me të, marrëdhënia Putin-Prigozhin po zgjat prej të paktën 2 dekadash.
Në majin e vitit 2002, Prigozhin i shtroi personalisht darkën Putinit dhe presidentit amerikan Xhorxh W.Bush në restorantin e tij luksoz “New Island”, që ndodhej në një varkë që lundronte më lumin Neva në qytetin e lindjes së Putinit në Shën Petërsburg.

Meqë ishte festimi i 56-vjetorit të Bush, Prigozhin, organizoi një festë të stilit perandorak rus. Dhe ajo festë pati efektin e saj. Në nëntorin e vitit 2002, Bush deklaroi se Putini ishte një
nga “miqtë e tij të mirë”, se “Lufta e Ftohtë ka mbaruar”, se “Rusia është një mike dhe jo armike”, dhe se interesat e Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara janë “identike në shumë fusha strategjike”.
Putini, që nuk i beson pothuajse askujt, e lejoi Prigozhin t’i shërbente ushqim dhe pije në një vend që e ka bërë një normë helmimin e kundërshtarëve të regjimit. Që të dy kanë shumë të përbashkëta. Si Putin, ashtu edhe Prigozhin u rritën në kushte shumë të vështira në Shën Petersburg dhe patën një rini të trazuar.
Putini, që përleshej shpesh me të tjerët kur ishte adoleshent, mund të ishte bërë një kriminel i regjur po të mos ishte për mësuesen e tij të shkollës fillore Vera Gureviç dhe instruktorin e tij të xhudos Anatoli Raklin. Gjithsesi, Prigozhin përfundoi në burg. I lindur në vitin 1961, ai kreu krimin e tij të parë, atë të vjedhjes, në moshën 18-vjeçare, për të cilin u dërgua si ndëshkim në një fabrikë të prodhimit të plehrave kimike.
Dy vjet më vonë, Prigozhin u dënua me 13 vjet burg në një burg të sigurisë së lartë për mashtrim, vjedhje dhe grabitje. Veprat e tij përfshijnë bastisjen e apartamenteve në zonat luksoze të Shën Petërsburgut, vjedhjen e bizhuterive e sendeve me vlerë dhe shitjen e tyre në tregun e zi.
Në një rast ai për pak sa nuk e mbyti një grua në rrugë, për t’i grabitur çizmet dhe vathët e saj. Ashtu si Putini, edhe Prigozhin merret me sport. I trajnuar nga njerku i tij Samuil Zharkoj, një instruktor i shquar i skijimit në vend, Prigozhin i ri ndoqi një shkollë speciale që stërviste olimpistët e ardhshëm.
Por rruga e tij drejt një karriere si sportist u prish nga e tij. Kur doli nga burgu, Prigozhin hapi një kioskë që shiste fast-food, dhe e zgjeroi atë në një perandori biznesi që përfshin sot restorante dhe hoteleri. Prigozhin furnizonte me ushqim shkollat, spitalet, burgjet, ushtrinë ruse dhe Ministrinë e Mbrojtjes.

Putini i ka shijuar ushqimet në pothuajse të gjitha restorantet e Prigozhin. Madje porositi ushqimin te Prigozhin për ceremoninë e rikthimit të tij në presidencë në vitin 2012. Prigozhin shtoi edhe vrasjet me pagesë në menynë e bizneseve të tij.
Grupi Vagner dhe Agjencia e Kërkimeve të Internetit (IRA), e themeluar nga Prigozhin në vitin 2013, janë vendosur në listën e sanksioneve nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së për kryerjen e “operacioneve të rrezikshme dhe destabilizuese në vende të huaja, si Ukraina, Siria, Sudani, Libia dhe Mozambiku”.
Prigozhin ofroi fonde dhe mbështetje dhe drejtim operativ praktik për IRA-n, të cilën qeveria e SHBA-së e paditi për kryerjen e operacioneve të ndërhyrjes shumëvjeçare, duke synuar zgjedhjet dhe grupet politike në SHBA.
Teksa Rusia ka arritur limitet e saj në luftën konvencionale, pasi nuk ka mundur të mposhtur dot Ukrainën në 8 muajt e fundit, Putini po e vëren me kujdes përvojën e Prigozhin në operacionet e fshehta. Që nga viti 2014, Putini është mbështetur te Grupi Vagner për të kryer operacione speciale në të gjithë globin, të cilat nuk mund të kryen dot nga ushtria zyrtare ruse.
Për më tepër në këtë mënyrë, Kremlini ka mundësi që të mohojë çdo lloj përgjegjësie. Shumë kritik ndaj performancës së ushtrisë ruse në Ukrainë, Prigozhin dërgoi në front mercenarët e tij, të cilët kanë arritur një farë përparimi taktik në rajonin e Donbasit.
Kredencialet e Prigozhin si një “Zek” – një term zhargon në gjuhën ruse për një “të burgosur” - janë dëshmuar si të dobishme në rekrutimin e të dënuarve nga burgjet ruse për të luftuar në Ukrainë. “Më parë ke qenë kriminel, tani je një hero lufte!”, i tha ai njërit prej mercenarëve të plagosur që po shërohej nga plagët në një spital special pas kthimit nga Ukraina.
Duke reaguar ndaj atyre që shprehën shqetësimet për luftën e të burgosurve në Ukrainë, Prigozhin tha:”Ose do të luftojnë të burgosurit, ose mercenarët, ose ju dhe fëmijët tuaj... Vendoseni vetë”. Por Prigozhin nuk është një problem vetëm për Ukrainën.
Me bekimin e Putinit, Agjencia e Kërkimeve në Internet, do të synojë të ndërhyjë sërish në zgjedhjet e mesit të mandatit më 8 nëntor në SHBA-së, për të ndalur ndihmën e saj ushtarake ndaj Ukrainës, por edhe angazhimet e SHBA-së në luftëra të tjera nëpër botë.
As Prigozhin dhe as Putin nuk kanë aftësinë apo synimin për të zgjedhur kandidatë të veçantë në zgjedhjet për Senatin dhe Kongresin e SHBA-së. Përkundrazi, synimi kryesor i Rusisë është të vendosë kundër njëri-tjetrit demokratët dhe republikanët, ta polarizojë edhe më tej vendin tonë dhe të nxisë kaos.
Shënim: Rebekah Koffler, presidente e “Doctrine & Strategy Consulting”. Më herët ka qenë ish-oficere e inteligjencës DIA, dhe autore e “Manuali i Putinit: Plani sekret i Rusisë për të mposhtur Amerikën”.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ukrainë: Rreth katër milionë vetë të prekur nga ndërpr...
Një operator hekurudhor zviceran ka vendosur një rekor...
Dhjetëra persona kanë humbur jetën pasi një urë për kë...
Rishi Sunak ka ulur sot epërsinë e laburistëve në sondazhe...
Bashkimi Evropian i bëri thirrje Rusisë që të anulojë ...
Të paktën 100 vetë humbën jetën dhe 300 të tjerë u plagosë...
Ambasadori i ri i Ukrainës në Gjermani, Oleksiy Makeyev, i...
Në qytetin e Bllagoevgradit në Bullgari më 30 tetor është ...
Shtetet e Bashkuara kanë kritikuar ashpër Rusinë për pezul...
Më shumë se 300 gazetarë iranianë kanë publikuar një letër...
Spekulimet se sa e sigurt është pozita e Vladimir Putinit ...
Thuajse katër milionë vetë në Ukrainë janë prekur nga ndër...
Debati i zjarrtë, që zien aktualisht në Gjermani për hyrje...
Banorët e qyteteve të ndryshme në Ukrainë janë tmerruar di...
Qeveria e Kosovës vendosi që të zbatojë me tri faza afatin...
Ka shkuar në 151 numri i personave që kanë vdekur nga shty...
Londra tha se pretendimi rus sipas së cilit personeli ...
Festa e Halloween në kryeqytetin Seoul të Koresë së Ju...
Ukraina ka kryer një sulm "masiv" me dronë në flotën e...
Bashkimi Evropian ka ngrirë asete ruse me vlerë rreth ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...