Video- Pas më shumë se 5 orësh, Igli Tare del nga SPAK-u
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit, Igli ...

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të flasë për dhunën "e tmerrshme" politike në një fjalim nga Kongresi të mërkurën, thanë këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë, një temë e nxehtë në prag të zgjedhjeve javën e ardhshme.
"Mesazhi i tij pritet të jetë, ashtu si edhe disa herë të tjera muajt e fundit, se ka shumë gjëra të rëndësishme fati i të cilave përcaktohet në këto zgjedhje, përfshirë demokracinë," tha zëvendës Shefja e Personelit të Shtëpisë së Bardhë Jen O'Malley Dillon.
Fjalimi do të mbahet në sfondin e sulmit vdekjeprurës të 6 janarit në Kongres vitin e kaluar dhe sulmit të fundjavës ndaj bashkëshortit të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, tha këshilltarja e lartë e Shtëpisë së Bardhë, Anita Dunn.
"Ai do të mbajë fjalimin nga Kapitoli .. sepse më 6 janar pamë dhunën që synonte përmbysjen e proceseve demokratike", tha zonja Dunn.
"Rreziku i dhunës politike dhe ideja se mund të përdoret dhunë për të çuar përpara synimet politike konsiderohet e neveritshme nga shumica e amerikanëve. Ky qëndrim i bashkon pothuajse të gjithë amerikanët. Ne kemi parë gjëra të tmerrshme të ndodhin kohët e fundit".

Autori i Sulmit ndaj zotit Pelosi donte të merrte peng kryetaren Pelosi. Ai kërcënoi se do t'i thyente gjymtyrët, thanë prokurorët.
Presidenti Biden, i cili do të marrë pjesë në një aktivitet të Komitetit Kombëtar Demokratik në orën 19:00 sipas orës lokale në Kapitol, është i bindur se kolegët e tij demokratë do të mbajnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e javës së ardhshme, tha zonja O'Malley Dillon.
Ky optimizëm është në kontrast me shumicën e parashikimeve, të cilat tregojnë se është pothuajse e sigurt që republikanët do të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe se Senati mund të jetë gjithashtu në kotrollin e tyre ose të demokratëve.
Duke parë drejt vitit 2024, zonja Dunn tha se zoti Biden synon të kandidojë për rizgjedhje, siç ka thënë më parë. Edhe pse një njoftim zyrtar nuk është bërë ende, "ne jemi të angazhuar me masa paraprake planifikimi", tha ajo.

Paraardhësi i zotit Biden, republikani Donald Trump, ka lënë të kuptohet hapur se do të kërkojë një tjetër kandidim për Shtëpinë e Bardhë.
Mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kapitolin më 6 janar 2021, në një përpjekje për të ndaluar certifikimin zyrtar të fitores së zotit Biden në zgjedhjet e nëntorit 2020.
Megjithë rishikimin e disa dhjetra gjykatave, autoritetet shtetërore dhe anëtarët e vetë administratës së Trumpit që kanë hedhur poshtë pretendimet e tij të rreme se humbja e tij në zgjedhje ishte rezultat i mashtrimit të gjerë, zoti Trump ka vazhduar të këmbëngulë tek këto pretendime që nga largimi nga detyra.
Një numër i konsiderueshëm amerikanësh duket se i pranojnë pretendimet e rreme. Një sondazh i Reuters/Ipsos që përfundoi të hënën zbuloi se 49% e amerikanëve mendojnë se mashtrimi i votuesve është një problem i përhapur, me 34% të demokratëve dhe 69% të republikanëve që kanë këtë pikëpamje.
Rreth 44% thanë se janë të shqetësuar se zgjedhjet në SHBA janë të manipuluara, duke përfshirë 28% të demokratëve dhe 62% të republikanëve.
Pavarësisht këtyre besimeve, 67% e të anketuarve thanë se ishin të sigurt që fletët e tyre të votimit do të numëroheshin me saktësi, duke përfshirë shumicën e gjerë të demokratëve dhe republikanëve./ VOA
Partitë e djathta, përfshirë atë të ish-kryeministrit ...
Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record, shprehet kundë...
Partitë e qendrës së majtë kanë fituar më së shumti vota n...
Një delegacion i Iranit do të vizitojë Vjenën në ditët në ...
Guvernatorët republikanë të Floridës dhe Teksasit janë për...
Rusia ra dakord të mërkurën të rikthehet te marrëveshja e ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsëriti...
Një rast i rëndë i dhunës fizike në shtëpinë e të moshuarv...
Arabia Saudite ka ndarë informacione me zyrtarë amerikanë ...
Cilat pengesa mund të ngadalësojnë pranimin e Finlandës dh...
“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gje...
“Nëse do të më duhet ta them me përqindje, mendoj se ka 30...
Qetësia e mbrëmjes prishet nga krisma e një kallashnikovi,...
Sondazhet pas votimit në Izrael tregojnë se ish-kryemi...
Një gjykatës i San Franciskos ka urdhëruar që personi i ak...
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri ...
Ushtarët e forcave speciale afgane që luftuan krah tru...
Një marrëveshje e arritur në tetor mes Turqisë dhe Lib...
Industria gjermane përballet me kosto të larta të ener...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Ni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...