Ambasadori amerikan kërkon shtyrjen e afatit për targat/ Dënon incidentet në veriun e Kosovës
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsëriti...

Rusia ra dakord të mërkurën të rikthehet te marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja për të lejuar lëvizjen e drithërave dhe mallrave të tjera nga portet e Ukrainës, tha presidenti i Turqisë.
Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu informoi ministrin turk të Mbrojtjes Hulusi Akar se marrëveshja për një korridor humanitar të grurit do të "vazhdojë në të njëjtën mënyrë si më parë" që nga mesdita e së mërkurës.
Zoti Erdogan tha se marrëveshja e rinovuar do t'u jepte përparësi dërgesave në vendet afrikane, duke përfshirë Somalinë, Xhibutin dhe Sudanin, një veprim që merr parasysh shqetësimet e Rusisë se shumica e grurit të eksportuar që kur u arrit marrëveshjet për herë të parë në korrik, përfundonte në vendet më të pasura.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Rusia ra dakord të vazhdojë të kryejë rolin e saj në marrëveshje pasi mori garanci me shkrim nga Kievi se Ukraina nuk do të përdorë korridorin detar për veprime ushtarake kundër Moskës.
Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit gjatë fundjavës, duke përmendur akuzat për një sulm ukrainas me dron kundër flotës së saj në Detin e Zi. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të hënën se trafiku i anijeve nga portet në jug të Ukrainës u bllokua, duke e quajtur lëvizjen "të papranueshme".
Ministria e Mbrojtjes tha të mërkurën se Ukraina ishte zotuar zyrtarisht për përdorimin e korridoreve të sigurta të transportit përmes Detit të Zi "ekskluzivisht në përputhje me kushtet e nismës së Detit të Zi", një referencë për marrëveshjet e veçanta të OKB-së dhe Turqisë të nënshkruara nga Moska dhe Kievi më 22 korrik.
Anijet e ngarkuara me grurë u nisën nga Ukraina të martën, pavarësisht se Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila synonte të siguronte kalimin e sigurt të furnizimeve kritike ushqimore për pjesët e botës që kanë probleme me urinë. Por OKB-ja kishte thënë se anijet nuk do të lëviznin të mërkurën, duke ngritur shqetësime për dërgesat e ardhshme.
OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshje të veçanta me Rusinë dhe Ukrainën në korrik për t’u siguruar që Afrika, Lindja e Mesme dhe pjesë të Azisë do të furnizoheshin me grurë dhe ushqime të tjera nga rajoni i Detit të Zi gjatë luftës në Ukrainë, të filluar nga Rusia./VOA
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsëriti...
Një rast i rëndë i dhunës fizike në shtëpinë e të moshuarv...
Arabia Saudite ka ndarë informacione me zyrtarë amerikanë ...
Cilat pengesa mund të ngadalësojnë pranimin e Finlandës dh...
“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gje...
“Nëse do të më duhet ta them me përqindje, mendoj se ka 30...
Qetësia e mbrëmjes prishet nga krisma e një kallashnikovi,...
Sondazhet pas votimit në Izrael tregojnë se ish-kryemi...
Një gjykatës i San Franciskos ka urdhëruar që personi i ak...
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri ...
Ushtarët e forcave speciale afgane që luftuan krah tru...
Një marrëveshje e arritur në tetor mes Turqisë dhe Lib...
Industria gjermane përballet me kosto të larta të ener...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Ni...
Autoritetet e Kosovës filluan të martën të lëshojnë pa...
Dhuna politike ka trazuar atmosferën në prag të zgjedh...
Në zgjedhjet e së martës në Izrael, të pestat që nga v...
Disa diktatorë po e mbivlerësojnë ndjeshëm rritjen ekonomi...
Më 1 nëntor, Izraeli mban zgjedhjet e pesta në më pak se k...
Koreja Veriore ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara me “masa t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...