Si mund të pengohet anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO?
Cilat pengesa mund të ngadalësojnë pranimin e Finlandës dh...

Arabia Saudite ka ndarë informacione me zyrtarë amerikanë që sugjerojnë se Irani mund të jetë duke u përgatitur për sulm të shpejtë në mbretëri, kanë thënë tre zyrtarë amerikanë.
Shqetësimet për sulm të mundshëm në Arabinë Saudite vijnë teksa administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, është duke kritikuar Teheranin për shtypjen e protestave të nxitura pas vdekjes së 22-vjeçares, Mahsa Amini, sa ka qenë në mbajtje nga policia për moral, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.
Uashingtoni ka kritikuar Iranin edhe për dërgimin e qindra dronëve – dhe mbështetjes teknike – në Rusi, ashtu që kjo e fundit t’i përdorë ata në luftën në Ukrainë.
“Ne jemi të shqetësuar për pamjen kërcënuese dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me kanalet saudite ushtarake dhe ato të inteligjencës”, ka thënë Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara.
“Ne nuk do të hezitojmë të veprojmë në mbrojtje të interesave dhe partnerëve tanë në rajon”.
Një prej zyrtarëve që ka konfirmuar të dhënat, ka thënë se sulmi mund të ndodhë “shpejt, brenda 48 orëve”.
Megjithatë, ambasada amerikane, dhe as ndonjë konsullatë në rajon, nuk kanë alarmuar amerikanët për diçka të tillë, transmeton agjencia e lajmeve "Associated Press".
Shtetet e Bashkuara dhe sauditët kanë fajësuar Iranin për një sulm masiv të vitit 2019 në lindje të Arabisë Saudite, çka pati ndikuar në ndalje të prodhimit të naftës në mbretëri dhe rritje të çmimeve të energjisë.
Iranianët patën mohuar se kanë qenë mbrapa sulmit, ndonëse dronët e njëjtë tani janë duke u përdorur nga Rusia në luftën në Ukrainë.
Marrëdhëniet e SHBA-së me Arabinë Saudite janë tensionuar kohën e fundit, pasi një aleancë e udhëhequr nga Riadi për prodhim të naftës, ka bërë të ditur në muajin tetor se do të zvogëlojë prodhimin e naftës për 2 milionë fuçi në ditë, duke nisur nga muaji nëntor.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se do të rishikojë marrëdhëniet me sauditët lidhur me këtë vendim.
Administrata amerikane ka thënë se zvogëlimi i sasisë së naftës së prodhuar, i ndihmon Rusisë që të rrisë të hyrat, derisa lufta e saj në Ukrainë hyn në muajin e nëntë.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Cilat pengesa mund të ngadalësojnë pranimin e Finlandës dh...
“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gje...
“Nëse do të më duhet ta them me përqindje, mendoj se ka 30...
Qetësia e mbrëmjes prishet nga krisma e një kallashnikovi,...
Sondazhet pas votimit në Izrael tregojnë se ish-kryemi...
Një gjykatës i San Franciskos ka urdhëruar që personi i ak...
Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tri ...
Ushtarët e forcave speciale afgane që luftuan krah tru...
Një marrëveshje e arritur në tetor mes Turqisë dhe Lib...
Industria gjermane përballet me kosto të larta të ener...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleh Ni...
Autoritetet e Kosovës filluan të martën të lëshojnë pa...
Dhuna politike ka trazuar atmosferën në prag të zgjedh...
Në zgjedhjet e së martës në Izrael, të pestat që nga v...
Disa diktatorë po e mbivlerësojnë ndjeshëm rritjen ekonomi...
Më 1 nëntor, Izraeli mban zgjedhjet e pesta në më pak se k...
Koreja Veriore ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara me “masa t...
Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, më 1 nëntor kërkoi ...
Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman tha se ...
Qeveria e re italiane, me Giorgia Melonin në krye, ka thënë ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...