Marsejë, nga frika prej krimit qytetarët ngrenë mure mbrojtëse
Marseja po barrikadohet. Arsyeja: frika nga krimi. Deri në...

Presidenti Joe Biden mbajti një fjalim mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa vuri theksin te rreziku që i kanoset demokracisë nga gënjeshtrat e ish-Presidentit Donald Trump dhe dhunës që frymëzojnë ato.
Duke vënë në dukje, në veçanti, sulmin ndaj bashkëshortit të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Presidenti tha se pretendimet e rreme të zotit Trump për zgjedhje të manipuluara kanë “ushqyer rritjen e rrezikshme të dhunës politike dhe frikësimit të votuesve gjatë dy viteve të fundit”.
Pak ditë para zgjedhjeve të 8 nëntorit, Presidenti Biden tha: “Ndërsa qëndroj këtu sot, ka kandidatë që konkurrojnë për çdo nivel posti në Amerikë, për guvernator, për Kongres, për prokurorë të përgjithshëm, për sekretarë të shteteve, ka ndër ata që nuk premtojnë të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve ku ata marrin pjesë”.
“Kjo është rruga drejt kaosit në Amerikë”, deklaroi ai. “Është e paprecedentë. Është e paligjshme. Dhe, është joamerikane.”
Presidenti, i cili është përpjekur të krijojë një kontrast mes planeve ekonomike të demokratëve dhe republikanëve, vuri në objektiv republikanët “ultra Maga”, një referencë ndaj sloganit të zotit Trump “Make America Great Again", duke i quajtur ata pakicë, por "forcë lëvizëse" e Partisë Republikane.
Duke vënë në dukje shqetësimet në rritje për dhunën politike si dhe kërcënimet ndaj traditës së gjatë të vendit për beteja të ashpra zgjedhore, por paqësore dhe të sakta, ai tha se disa republikanë “po përpiqen të korrin sukses aty ku dështuan në vitin 2020, për të shtypur të drejtat e votuesve dhe për të përmbysur vetë sistemin zgjedhor.
Fjalimi vjen disa ditë pasi një burrë që kërkonte të rrëmbente Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, plagosi rëndë bashkëshortin e saj, Paul Pelosi, në shtëpinë e tyre në San Francisko dhe ndërsa vazhdojnë kërcënimet fizike ndaj anëtarëve të Kongresit dhe punonjësve të zgjedhjeve.
“Ka një rritje alarmante në numrin e njerëzve në këtë vend që pranojnë dhunën politike ose thjesht qëndrojnë të heshtur,” tha Presidenti Biden. “Heshtja është bashkëpunim”.
Duke theksuar se këto janë zgjedhjet e para federale që nga trazirat e 6 janarit 2021 dhe përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur vullnetin e votuesve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, Presidenti Biden u bëri thirrje votuesve që të mos mbështesin kandidatët që kanë mohuar rezultatet e zgjedhjeve, të cilat u cilësuan nga administrata e Presidentit Trump si të rregullta dhe pa ndërhyrje.
Presidenti Biden u bëri thirrje votuesve “të mendojnë gjatë dhe fort për momentin në të cilin jemi”.
“Në një vit të zakonshëm, ne nuk përballemi shpesh me pyetjen nëse vota që hedhim do ta ruajë demokracinë apo do ta rrezikojë atë”, tha ai. “Por këtë vit jemi”.
Fjalimi i Presidentit Biden vjen kur kanë mbetur vetëm gjashtë ditë nga votimet e 8 nëntorit, ndërkohë që më shumë se 27 milionë amerikanë tashmë kanë hedhur votën e tyre./VOA
Marseja po barrikadohet. Arsyeja: frika nga krimi. Deri në...
Kur kancelari gjerman, Olaf Scholz, udhëton këto ditë ...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se par...
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Koreja e Veri...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsë...
Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, N...
Kosova u trondit sot nga një video e publikuar në rrje...
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të flasë për dhunën "e...
Partitë e djathta, përfshirë atë të ish-kryeministrit ...
Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record, shprehet kundë...
Partitë e qendrës së majtë kanë fituar më së shumti vota n...
Një delegacion i Iranit do të vizitojë Vjenën në ditët në ...
Guvernatorët republikanë të Floridës dhe Teksasit janë për...
Rusia ra dakord të mërkurën të rikthehet te marrëveshja e ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsëriti...
Një rast i rëndë i dhunës fizike në shtëpinë e të moshuarv...
Arabia Saudite ka ndarë informacione me zyrtarë amerikanë ...
Cilat pengesa mund të ngadalësojnë pranimin e Finlandës dh...
“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gje...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...