Protestat në Tiranë/ Eksperti i sigurisë: Prapavijë e huaj që e shfrytëzon dhe shumicë radikale në rrjete
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...
Eksperti i sigurisë, Ervin Karamuço, ngriti sot dy shqetës...

Kur kancelari gjerman, Olaf Scholz, udhëton këto ditë për në Kinë, ai shoqërohet nga disa manaxherë sidomos manaxherë të ndërmarrjeve të mëdha industriale. Shefat e BMW dhe VW bëjnë pjesë mes tyre, po ashtu si ata të firmave të mëdha kimike, Bayer, BASF dhe Merck. Të gjithë ata janë shumë të interesuar të vazhdojnë me prodhimin në Kinë.
"Ne kemi një biznes shumë përfitues në Kinë, gjysma e tregut tonë është atje,” tha ditët e fundit për shembull shefi i BASF-it, Martin Brudermüller, duke shtruar më pas pyetjen: "Me çfarë rreziqesh përballet një ndërmarrje, kur heq dorë nga gjysma e tregut?"
Bizneset me Kinën prej të cilave nuk mund të hiqet dorë
Kina pra mbetet e domosdoshme për shumë ndërmarrje. Megjithatë, që kur u zhvillua Kongresi i Partisë Komuniste disa ditë më parë, dyshimet janë shtuar për të ardhmen e bashkëpunimit të deritanishëm. Deri tani në Gjermaninë si vend industrial, për shumë sipërmarrje ia ka vlejtur që energjia të merret lirë nga Rusia, kurse gjysmëproduktet dhe lëndët e para të merren lirë sidomos nga Kina, për të prodhuar në Gjermani prodhime të cilësisë së lartë, që eksportohen shtrenjtë.
Që me sulmin rus kundër Ukrainës kjo formulë nuk vlen më.

Në përshtatje me situatën janë duke u bërë përpjekje për të bërë shpejt ndryshimet e duhura, për të kompesuar nevojat për gaz duke ndërtuar me prioritet terminalet e gazit të lëngshëm dhe për të nxitur më shumë se deri tani prodhimin e energjive të rinovueshme. Dhe shumë sipërmarrje, sidomos ato që harrxhojnë shumë energji, kanë ulur prodhimin ose kanë pezulluar pjesë të prodhimit, për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë, të paktën në një afat të shkurtër. "Gjermania, si vend industrial është duke rënë nën presion gjithnjë e më të madh,” thotë Jupp Zenzen, ekspert për koniukturën në Dhomën gjermane të Industrisë dhe Tregtisë, Deutschen Industrie- und Handelskammertages (DIHK). Kjo shihet edhe me rënien e porosive të reja, në afat të shkurtër.
Në afat më të gjatë, ka vite që shihet një tendencë prapaktheu: Në vitin 2016 prodhimi industrial në Gjermani zinte 22,8 për qind të prodhimit të brendshëm bruto, kurse vitin e kaluar zuri vetëm 20,8 për qind. Dhe nëse kjo tendencë vazhdon, thotë Eric Heymann, ekonomist i Deutsche Bank Research: "Po të shohim mbas dhjetë vjetësh krizën energjetike që po kalojmë tani, atëherë këtë kohë mund ta vlerësojmë si momentin kur në Gjermani filloi deindustrializimi i përshpejtuar."

Ulrich Kater, kryeekonomist i Dekabank, mendon njësoj: "Sipërmarrjet që harrxhojnë shumë energji, që kanë ulur tani prodhimin, nuk do ta rrisin prodhimin asnjëherë sa ka qenë para krizës.” Sepse prodhimi mund të bëhet më lirë në pjesë të tjera të botës. Këtu nuk kemi të bëjmë me ristrukturim afatshkurtër. Por, nëse në të ardhmen do të kemi të bëjmë me marrje vendimesh për të bërë investime, atëherë më shpesh se deri tani vendimet do të merren në favor të vendeve të tjera si Amerika e Veriut. Arsyeja kryesore është se atje energjia është më e lirë.
Përveç kësaj, gjatë krizës së Coronës u prishën zinxhiret e furnizimeve. Pasi ndodhi kjo, shumë firma vendosën të tërheqin sërish më shumë prodhim në Gjermani. Por edhe anasjelltas: Sipërmarrjet do të prodhojnë më shumë brenda vendit dhe firmat gjemane që prodhojnë në gjithë botën do të dërgojnë më shumë prodhim në vendet e tjera.
Edhe Kina do të vazhdojë të mbyllet dhe nuk do të dojë të importojë kaq shumë produkte sa deri tani, paralajmëron Kater: "Vendet e punës së industrisë në Gjermani do të vazhdojnë të ndodhen nën presion.” Sepse punët më pak të kualifikuara do të vazhdojnë të bëhen më shumë me automatizime, duke shkaktuar humbje të vendeve të punës. Por kjo e gjitha do të ndodhë në një periudhë më afatgjatë, prej 4-5 vitesh.
Sfidat aktuale të krijuara nga Kina dhe kriza e energjisë bënë më të qarta edhe deficite të tjera që ka Gjermania si vend industrial: "Ka vite që ne vërejmë një erozion të kualitetit të Gjermanisë si vend industrial,” thotë Jörg Krämer, kryeekonomist i bankës Commerzbank.
Vitet e kaluara kjo gjë nuk ishte shumë e dukshme për shkak të bizneseve me Kinën, por tani ajo shihet shumë hapur. Krämer flet sidomos për mungesat e shumta në infrastrukturë dhe kohën e gjatë që duhet për mënjanimin e këtyre pengesave.
Pengesë ngritja e infrastrukturës
Kështu, koalicioni qeveritar pati njoftuar në paktin e koalicionit, se do të kujdeset që vitin e parë të qeverisjes për "ritme më të larta në ndërtimin e infrastrukturës”. Por paketa përkatëse e ligjeve përpiluar nga ministri i Transportit, Volker Wissing, ka ngecur në vend për shkak të kundërshtimit të Të Gjelbërve. Këtu, ndërtimi me prioritet i terminaleve të gazit të lëngshëm, LNG, mund të bëhet shembull për procese të shpejta, joburokratike të dhënies së lejes:
"Deindustrializimi nuk është vetëm skenar horrori për grupet ekonomike,” paralajmëron kryeekonomisti i Commerzbank. Nëse këto probleme nuk zgjidhen, atëherë në të ardhmen sipërmarrjet e mëdha do të ofrojnë më pak vende pune dhe do të prodhojnë më pak në Gjermani, si vend industrial. Për firmat e vogla kjo rrugë mbetet e mbyllur: "Për ekonominë e mesme gjermane, sidomos sektorët që harrxhojnë shumë energji, përshtatja me një botë të re energjie do të jetë sfidë e madhe dhe disa ndërmarrje do të dështojnë në këtë pikë", thotë i bindur Eric Heymann nga Deutsche Bank Research./DW
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se par...
Shtetet e Bashkuara kanë informacione se Koreja e Veri...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsë...
Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, N...
Kosova u trondit sot nga një video e publikuar në rrje...
Presidenti i SHBA, Joe Biden do të flasë për dhunën "e...
Partitë e djathta, përfshirë atë të ish-kryeministrit ...
Eksperti i Bankës Botërore, Richard Record, shprehet kundë...
Partitë e qendrës së majtë kanë fituar më së shumti vota n...
Një delegacion i Iranit do të vizitojë Vjenën në ditët në ...
Guvernatorët republikanë të Floridës dhe Teksasit janë për...
Rusia ra dakord të mërkurën të rikthehet te marrëveshja e ...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, përsëriti...
Një rast i rëndë i dhunës fizike në shtëpinë e të moshuarv...
Arabia Saudite ka ndarë informacione me zyrtarë amerikanë ...
Cilat pengesa mund të ngadalësojnë pranimin e Finlandës dh...
“Kthesa epokale”, togfjalëshi i preferuar i kancelarit gje...
“Nëse do të më duhet ta them me përqindje, mendoj se ka 30...
Qetësia e mbrëmjes prishet nga krisma e një kallashnikovi,...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...