Rama nuk ishte në interpelancë/ Berisha: Nuk shkel më në Parlament, s'ia mban
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur jash...

Sot në ditën botërore të refugjatëve, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se në Shqipëri gjatë vitit të shkuar kanë hyrë mbi 10 mijë refugjatë, një shifër shumë herë më e lartë, se 5 vite më parë. Shefja në detyrë e UNCHR-së në Tiranë, Kristina Folkelius i tha "Zërit të Amerikës", se vetëm 1% e atyre që deklarohen se vijnë nga vende në konflikt, kanë qasje për azil. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës" në Tiranë, bisedoi edhe me disa qytetarë afganë, të vendosur përkohësisht në Shqipëri prej më shumë se 9 muajsh. Ata u shprehën se janë të paqartë dhe të pasigurt për fatin e së ardhmes së tyre.
Në Shqipëri, agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët deklaron se rreth 10 mijë refugjatë ose rreth 18 herë më shumë se 5 vjet më parë, hynë në territorin shqiptar, gjatë vitit të shkuar, mes tyre 11% gra dhe fëmijë. Rreth 80% deklaruan se vijnë nga vendet kryesore burim të refugjatëve, si Afganistani, Iraku dhe Siria. Autoritetet shqiptare në bashkëpunim me qeverinë amerikane dhe disa organizata joqeveriatre, strehuan në Shqipëri në vjeshtë të vitit 2021, rreth 2400 shtetas afganë që u zhvendosën nga vendi i tyre, pas largimit të forcave amerikane dhe marrjes së pushtetit nga talebanët.
Ata u vendosën përkohësisht në disa zona rezidenciale. Sot pas 9 muajsh rreth 70% e tyre janë larguar drejt SHBA-së, Kanadasë dhe disa vendeve të tjera, siç raportojnë autoritetet shqiptare, ndërsa pjesa tjetër ndodhet ende në zonën e Shëngjinit në veriperëndim të vendit. Disa prej tyre, të cilët kërkuan të mbeten anonim për shkak se të afërmit në Afganistan ndihen të kërcënuar nga talebanët, i thanë "Zërit të Amerikës" se janë të shqetësuar dhe të paqartë për të ardhmen.

“Para 8 muajsh na kanë evakuuar nga Afganistani këtu, por nuk na kanë thënë asgjë të sigurtë. Çdo gjë ka ndaluar këtu. Unë kam qenë në universitet në Afganistan, por në vitin e fundit gjithçka u përmbys, studimet e mia dhe çdo gjë shkuan dëm. Unë nuk mund të studioj këtu. Mamaja ime është e moshuar, dhe shumë e trishtuar”, - tha për "Zërin e Amerikës" një shtetas afgan.
"Siç e dini situata në vendin tim është shumë e keqe, sidomos për një grua aktiviste apo për dikë që punonte për demokracinë. Ne ishim të kërcënuar dhe në rrezik nga talebanët. Emigrimi është gjithashtu shumë i vështirë për shkak të stresit, që ai shkakton. Ne jemi të shqetësuar, sepse kemi një të ardhme jo të qartë”, - u shpreh një shtetase afgane, aktiviste e të drejtave të njeriut.
“Situata nuk është e mirë në Afganistan, çdo ditë talebanët vrasin ushtarakët dhe civilët që punojnë për ushtrinë. Unë kam qenë pjesë e ushtrisë së Afganistanit dhe nëse do të kisha qëndruar në Afganistan, talebanët do të më kishin vrarë. Jam shumë i shqetësuar për familjen dhe miqtë e mi atje, dhe nuk e di kur situata do të bëhet mirë”, - u shpreh një shtetas afgan, ish-ushtarak.
Mjaft shtetas afganë që janë strehuar prej 9 muajsh në Shëngjin, thonë për "Zërin e Amerikës", se dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre, nëse atje do të vendoset paqja.

“Nëse rruga do të hapet, do të shkoj atje për t’i shërbyer vendit tim, për të ndërtuar vendin tim. Të gjithë duan të rrinë në vendin e tyre. Çdo ditë lutemi që paqja të rikthehet në Afganistan. Një ditë dua të kthehem dhe kur të rrëzohet qeveria e talebanëve dua të shërbej për njerëzit e mi”, - tha një tjetër shtetas afgan.
Sipas drejtuesve të UNHCR në Tiranë, kohët e fundit, Shqipëria ka dëshmuar se është një bashkëpunëtore e besueshme në skenën ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për ofrimin e mbrojtjes për disa kategori refugjatësh, si për ata nga Afganistani dhe Ukrania, që u larguan nga vendet e tyre për shkak të konfliktit. Por kjo agjenci vëren se mbetet fakt se refugjatët dhe azilkërkuesit e tjerë potencialë, nuk kanë të njëjtën qasje efektive në territorin shqiptar dhe sistemin shqiptar të azilit. Sipas të dhënave të UNHCR në Tiranë gjatë vitit 2021, vetëm 1% e 80% të refugjatëve që deklarojnë në Shqipëri, se vijnë nga vende që janë burim i refugjatëve si Afganistani, Iraku dhe Siria, referohen nga autoritetet në procedurat e azilit.
“UNHCR në të gjithë botën kërkon vazhdimisht qasje në azil për të gjithë refugjatët. Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i të drejtave të refugjatëve nuk është një zgjedhje, është një detyrim ligjor dhe moral dhe nuk duhet të kushtëzohet kurrë nga kombësia ose mënyra e mbërritjes. UNHCR mbetet e angazhuar me autoritetet shqiptare për rivendosjen e qasjes në procedurën e azilit dhe mbështet një sistem të qëndrueshëm azili në Shqipëri”, - u shpreh për "Zërin e Amerikës" Kristina Folkelius, Shefe në detyrë e UNHCR.
Edlira Baka, zyrtare e mbrojtjes humanitare dhe komunitare në Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, shprehet me shqetësim se rrugëtimi i refugjatëve në nivel botëror, sa vjen dhe bëhet më i vështirë, duke sjellë këtë argument.
“Në 2015, 1 në 265 njerëz që lëviznin për shkak të konfliktit, humbte pa gjurmë. Në 2022-shin, 1 në 38 njerëz që lëvizën për shkak të konfliktit humbi pa gjurmë. Kjo do të thotë se refugjatët, jo vetëm ikin nga shtëpitë e tyre, sepse u rrezikohet jeta, por edhe rrugëtimi që ata bëjnë drejt një vendi më të sigurt, është bërë gjithnjë dhe më i vështirë, dhe gjithmonë e më i pasigurt”- u shpreh për "Zërin e Amerikës" Edlira Baka, oficere e lartë e mbrojtjes humanitare.

Sipas agjencisë së Kombeve të Bashkura për Refugjatët numri i njerëzve të detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre është rritur çdo vit, gjatë dekadës së fundit. Deri në fund të vitit 2021, të zhvendosurit nga lufta, dhuna, persekutimi dhe abuzimet e të drejtave të njeriut arritën në 89.3 milionë, 8 për qind më shumë se një vit më parë dhe dy herë më shumë se 10 vjet parë, sipas raportit vjetor të Trendeve Globale të UNHCR. Në vitin 2022 agresioni rus në Ukrainë, sipas kësaj agjencie, shkaktoi krizën më të shpejtë dhe një nga më të mëdhatë e zhvendosjes së detyruar që nga Lufta e Dytë Botërore, me 7 milionë njerëz që janë larguar nga vendi dhe 7 milionë të tjerë të zhvendosur brenda vendit, duke e çuar shifrën në mbi 100 milionë. Shqetësimi për oficeren e lartë të mbrojtjes humanitare Edlira Baka, lidhet me efektin zinxhir që prodhojnë këto zhvendosje.
"Sot krizat e refugjatëve, të zhvendosjes me forcë nga një vend i origjinës, drejt një vendi tjetër që jo domosdoshmërisht është vendi fqinj, ndonjëherë janë vende shumë herë më të largëta, prishin shumë ekuilibra, ekonomikë, psikologjikë, socialë, kulturorë, emocionalë. Kjo bën që pjesa e dëshpërimit të përhapet, jo vetëm tek ata që janë prekur nga kriza, por dhe tek ata që kanë hapur dyert për t’i pritur këta njerëz”, - vijoi Edlira Baka, oficere e lartë e mbrojtjes humanitare.
Sot në botë ka 29 vende të emergjencës së lartë dhe qindra miliona banorë në përballje me konflikte. Ndërkohë, ka një shqetësim në rritje në lidhje me faktin se mungesa e ushqimit, inflacioni dhe kriza klimatike po u shtohen vështirësive të njerëzve. Zyrtarë të UNHCR thonë se kjo ka shtuar reagimin humanitar, ndërsa perspektiva e financimit për mjaft situata sipas tyre duket e zymtë.
Armiqësitë ruse në Ukrainë po parandalojnë që gruri të...
Kancelari gjerman Olaf Sholc deklaroi se presidenti ru...
Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar aktivisten e opozi...
Bllokada ruse e miliona tonëve të drithërave ukrainas ...
Kjo pyetje mund të marrë pjesërisht përgjigje të hënën...
Të hënën më 20 qershor, Rusia paralajmëroi Lituaninë, ...
Nëntëmbëdhjetë qershori përkujton fundin e skllavërisë...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, ka parashikua...
Çmimet e gazit në Europë dhe Britani janë në rritje e sipë...
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë bëri të dit...
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka tak...
Policia kufitare e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë ar...
Ish-komandanti i lartë ushtarak i Iranit, Qassem Soleimani...
"Më pak se dy muaj pasi u rizgjodh president, Emmanuel...
Pavlo Vyshebaba hyri në ushtri që ditën e parë që forc...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosu...
Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (B...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se integ...
Dy komandantë të lartë të luftëtarëve që mbronin fabrikën ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...