Trump tërhiqet nga tarifa prej 20% në Ngushticën e Hormuzit/ Ja me çfarë do ta zëvendësojë masën
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e janarit 2021 ndaj Kapitolit do të paraqesë prova këtë javë se ish-Presidenti Donald Trump ishte përfshirë në një përpjekje të dështuar për të paraqitur tabulate zgjedhore të rreme e për të caktuar elektorë pro tij, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, tha të dielën një nga ligjvënësit kryesorë.
"Ne do të tregojmë prova të përfshirjes së presidentit në këtë skemë", tha Ligjvënësi demokrat Adam Schiff, anëtar i komisionit të posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve, në emisionin "State of the Union" të kanalit "CNN".
"Ne gjithashtu do të tregojmë sërish prova rreth asaj që mendonin avokatët e tij për këtë skemë dhe do të tregojmë se si zyrtarë të guximshëm shtetërorë kundërshtuan dhe thanë se nuk do ta ndiqnin këtë plan, as për të mbledhur sërish organet legjislative (në shtetet e kontrolluara nga republikanët) dhe as për të penguar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden”, tha ai.
Komentet e zotit Schiff erdhën ndërsa komisioni i udhëhequr nga demokratët përgatitet të mbajë dëgjesën e katërt publike të martën në kuadrin e hetimeve mbi sulmin e 6 janarit 2021 dhe rolin e ish-Presidentit Trump në përpjekjen për të bllokuar Kongresin që po certifikonte fitoren në zgjedhje të zotit Biden.
Provat kundër ish-Presidentit Trump mund të jenë ndoshta thelbësore për një hetim penal që po zhvillohet nga Departamenti i Drejtësisë për komplotin e pretenduar për përzgjedhjen e elektorëve të rremë.
Në një intervistë për kanalin "CNN" në fillim të këtij viti, Zëvendës Prokurorja e Përgjithshme Lisa Monaco konfirmoi se departamenti kishte marrë kallëzime në lidhje mbi të dhënat e rreme që u dërguan në Arkivin Kombëtar dhe tha se prokurorët po i shqyrtonin ato.
Në mars, organizata mbikëqyrëse jofitimprurëse “American Oversight” publikoi kopje të tabulateve false elektorale, të cilat ishin mbledhur nga grupe mbështetësish të ish-Presidentit Trump në shtetet Arizona, Xhorxhia, Miçigan, Nju Meksiko, Nevada, Pensilvani dhe Uiskonsin.

Që atëherë, Departamenti i Drejtësisë ka ngritur një juri të madhe për të thirrur dëshmitarë dhe për të marrë dokumentacion në kuadrin e këtij hetimi, kanë raportuar disa prej mediave.
Jamie Raskin, një tjetër anëtar demokrat i komisionit, tha të dielën për emisionin "Meet the Press" të kanalit "NBC" se vazhdonin të vinin informacione të reja.
"Ka ende njerëz që po i japin informacion komisionit", tha ai. "Ne dimë gjëra këtë fundjavë që nuk i dinim më parë".
Javën e kaluar, Departamenti i Drejtësisë paraqiti sërish kërkesën që komisioni i posaçëm i Dhomës së Përfaqësuesve të dorëzojë transkriptet e intervistave të tij me dëshmitarët, duke thënë në një letër se këto transkripte mund të jenë të rëndësishme për hetimet dhe ndjekjet penale në vazhdim.
Fakti që komisioni nuk i ka dorëzuar ato "ndërlikon aftësinë e departamentit për të hetuar dhe ndjekur penalisht ata që janë përfshirë në shkelje penale", thuhej në letër.

I pyetur të dielën në lidhje me letrën, zoti Schiff tha se zakonisht dy nga këto degë të ndara të qeverisë nuk e lejojnë njëra-tjetrën të "shfletojnë" dosjet e njëri-tjetrit.
Megjithatë, ai shtoi se: “Kur Departamenti i Drejtësisë kërkon gjëra konkrete... ne punojmë me ta dhe do të punojmë me ta për këtë”.
Ndërkohë, ish-Presidenti Trump ka vazhduar të bëjë pretendime false se zgjedhjet e vitit 2020 janë vjedhur. Të premten, ai sulmoi ish-Nënpresidentin Mike Pence, duke thënë se ai "nuk pati guximin të vepronte" dhe të kundërshtonte rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.
Të dielën, Adam Kinzinger, një nga dy republikanët që shërbejnë në komision, tha se kishte marrë kërcënime me vdekje ndaj tij, bashkëshortes dhe fëmijës së tyre.
"Kërcënimi erdhi me postë, në shtëpinë time", tha ai në emisionin "This week" të kanalit "ABC".
"Disa ditë më parë më kërcënuan se do të më ekzekutojë si mua ashtu edhe gruan e fëmijën tim pesë muajsh. Asnjëherë nuk kam parë apo dëgjuar diçka të tillë", shtoi ai.VOA
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka tak...
Policia kufitare e Kosovës dhe e Shqipërisë kanë ar...
Ish-komandanti i lartë ushtarak i Iranit, Qassem Soleimani...
"Më pak se dy muaj pasi u rizgjodh president, Emmanuel...
Pavlo Vyshebaba hyri në ushtri që ditën e parë që forc...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosu...
Kryetari i Partisë Bashkimi Demokratik për Integrim (B...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se integ...
Dy komandantë të lartë të luftëtarëve që mbronin fabrikën ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se ...
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck, po përgat...
Dhënia e pritshme e statusit kandidat për Ukrainën në ...
Nëse Macron të dielën (19.06) e humb shumicën absolute...
Ditët e fundit Gazpromi ka reduktuar furnizimet me gaz...
Rusia po dërgon nga zonat e tjera të luftës, një numër...
Edhe pse kanë kaluar më pak se katër muaj nga fillimi ...
Pas vlerësimit të Komisionit të Venecias për koncept-d...
Presidenti amerikan Joe Biden ra nga biçikleta gjatë s...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e ka përshënde...
Gjigandi energjetik i kontrolluar nga shteti rus, Gazp...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...