Rusia dërgon një numër të madh trupash rezervë në Sievierodonetsk
Rusia po dërgon nga zonat e tjera të luftës, një numër...

Ditët e fundit Gazpromi ka reduktuar furnizimet me gaz për Gjermaninë e Europën. Praktikë e njohur që Rusia e pakëson furnizimin, thotë ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Ai bën thirrje që të kursehet energji.
Vazhdojnë problemet në furnizimin me gaz nga Rusia. Pas Gjermanisë, edhe vende të tjera kanë njoftuar reduktim të furnizimit me gaz nga Rusia. Çekia, Sllovakia dhe Austria bëjnë të ditur se ka parregullsi me furnizimin me gazin rus. Edhe Franca u njoftua të premten, se nuk furnizohet me gaz nga Gazprom. Koncerni italian, ENI bëri të ditur se merr aktualisht 65% të sasisë së gazit nga Gazprom. Sipas ambasadorit rus në BE mund të ketë madje ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz përmes Nord Stream1, për shkak të punimeve në gazsjellës.

Për ministrin gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck, kjo arsye nxirret në krye për të "mbajtur lart çmimin e gazit dhe për të reduktuar hap pas hapi sasinë e gazit. Sipas Habeck, mënyra si vepron Gazprom, që e reduktoi edhe një herë të enjten sasinë e furnizimit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani, është pjesë e një praktike që vërehet prej disa javësh. Ministri gjerman i Ekonomisë theksoi se duhet reaguar me mençuri dhe maturi, e megjithatë të mos harrojmë se "ndodhemi në një matje forcash me Putinin"."E vërteta e hidhur është se Gjermania është ende e varur nga gazi rus, tha Habeck, sipas "Reuters".
Por ministri gjerman i Ekonomisë nuk sheh një lidhje të drejtpërdrejtë mes vizitës në Kiev të kancelarit gjerman, Olaf Sholc dhe reduktimit të furnizimeve të gazit. Ka "shumë politikë" në atë që koncerni Gazprom ka reduktuar furnizimet e gazit, tha Habeck gjatë një vizite në Bremerhaven, por ai nuk shikon një lidhje të drejtpërdrejtë të vizitës së tre krerëve europianë, Sholc, Macron dhe kryeministrit italian, Mario Draghi në Kiev. "Nëse vërtet ka një lidhje të drejtpërdrejtë me një rast akut, ky do të ishte spekulim i pastër. Kjo përfshin edhe kushtet teknike të Nord Stream 1."
Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck u ka bërë thirrje firmave gjermane dhe qytetarëve që të kursejnë energji. Ende është i siguruar furnizimi me gaz së afërmi, megjithë shkurtimet e fundit të sasisë së furnizimit përmes Gazprom, është shprehur Habeck për Televizionin ARD në "tagesthemen". Por që kjo situatë të mbetet kështu është mirë që rezervat e furnizimit të jenë të mbushura në dimër. Ai u bëri thirrje qytetarëve për kursim. Nëse nuk mbushen rezervat mbi mesataren, duhet që në rast emergjence me ligj të vendoset kursimi i gazit. Kjo nuk është e nevojshme për momentin. Me aktualisht 56% rezervat janë të mbushura mirë, megjithëse gjendja është keqësuar.

Në lidhje me kërkesat e Shoqatës së Sipërmarrjeve të Banimit për të ulur temperaturën e parashikuar me ligj në apartamentet me qira, nga 20-22 gradë akualisht në 18 dhe 16 gradë gjatë natës, në rast se mungon gazi në Gjermani, nuk pati një përgjigje nga ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Qeveria nuk është marrë me këtë problematikë. Nëse në dimër do të kemi mungesë të gazit, atëherë hapi i parë do të ishte që termocentralet të viheshin në punë me qymyr dhe jo me gaz, tha Habeck, për këtë po bëhen përgatitje. "Po kjo nuk do të thotë që jemi të pa mbrojtur", ka thënë Habeck. Krahas rezervave të gazit, ai iu referua edhe terminaleve LNG që po ndërtohen aktualisht dhe marrëveshjeve të reja me furnizuesit e gazit.
Gazprom kishte përmendur si arsye për reduktimin e furnizimeve vonesa në punimet e mirëmbajtjes. Nevojiten punime, të cilat kryhen kryesisht nga Kanadaja, ky variant i palës ruse është i saktë. "Por situata teknike nuk çon patjetër në pasojat që po shohim tha Habeck./ DW
Rusia po dërgon nga zonat e tjera të luftës, një numër...
Edhe pse kanë kaluar më pak se katër muaj nga fillimi ...
Pas vlerësimit të Komisionit të Venecias për koncept-d...
Presidenti amerikan Joe Biden ra nga biçikleta gjatë s...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, e ka përshënde...
Gjigandi energjetik i kontrolluar nga shteti rus, Gazp...
Në Ukrainë, ushtarët ndjekin standardet amerikane se s...
Kryeministri britanik tha të shtunën se Perëndimi duhe...
Propozimin e Francës për heqjen e vetos së vendosur nga Bu...
Komisioni Evropian u ngrit mbi veten, i la dyshi...
Pushtimi i karkalecave nga Afrika drejt Europës po, bë...
Në Romë disa qytetar kanë protestuar në mbrojtje të mj...
Çmimet e naftës ranë me rreth 6% në nivelin më të ulët...
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar për...
Ukraina do të vendosë viza për qytetarët rusë. Ky fakt...
Varianti Omikron i virusit korona po përhapet ritme të...
Komisioni Evropian rekomandoi të premten që Ukrainës t...
Serbia konfirmoi të premten rastin e parë me linë e ma...
Presidenti rus Vladimir Putin ka sulmuar shtetet e Bas...
Projekti i Ballkanit të Hapur do të konkurrojë negativ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...